Pse e krahasoi Kryeministri ‘mbajtjen peng’ nga Rama të 3 ligjeve, me emrin e Maqedonisë nga Greqia?

Batuta (nëse ka qenë e tillë) e Berishës për Ramën para Gruevskit meriton më shumë se një vështrim.
“Maqedonia bllokohet në integrimin në BE nga Greqia për shkak të çështjes së emrit, ndërsa Shqipëria bllokohet nga Edi Rama”. Kjo ishte pak a shumë ideja pas përgjigjes së Kryeministrit dje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij maqedonas, Nikola Gruevski. Pyetjes se çfarë do të bëjnë dy forcat e mëdha politike për të plotësuar kushtet e Bashkimit Europian, Berisha iu përgjigj se ”Rezulton një krahasim i pashmangshëm si i Republikës së Maqedonisë për procesin e saj të integrimit që bllokohet nga vendi i saj Greqia për shkak të një marrëveshje për emrin që duhet zgjidhur dhe krahasimin me bllokimin që i bën Shqipërisë z Edi Rama për shkak të Fierit. Por, në rastin e parë kemi të bëjmë me një bllokim nga jashtë, në rastin e dytë kemi të bëjmë me një rast nga brenda. Në rastin e parë dy vende po punojnë për të gjetur zgjidhjen”.
Pas kësaj “batute”, që mund të shkaktonte dhe ndonjë skandal diplomatik, duke ditur sa delikate janë marrëdhëniet Greqi-Maqedoni për punën e emrit, lindin një sërë pyetjesh.
Sa nevojë kishte për këtë metaforë në atë konferencë shtypi? A qe e nevojshme që Gruevski ta dëgjonte këtë? A thua ishte thjesht një tentativë ‘e dështuar’ për humor? Apo thjesht u shfrytëzua rasti i rradhës për t’i ‘rënë’ opozitës? Apo mos bëhej për inat të vajtjes së Ramës në Greqi? Apo qe ndonjë mesazh i kriptuar për dikë e diçka që ne nuk e dimë?
E keqja është se ai që mund të na jepte një përgjigje, vështirë se e bën.
k.c.
Comments
pse gjithe ato mundesi eshte

pse gjithe ato mundesi eshte nje e vetme ..ti bjeri opozites ..nderkohe kur duhet ti bjere me koke murit ..po cfaj ka muri))))))) eshte fatkeqesia e ketij kombi

Sala aty ka perdorur

Sala aty ka perdorur Maqedonine per te thene se Edi eshte njeri i Greqise ......._-Eshte dhelper Sala , dhe godet bukur......

Çfar idjotësie, duket s'i ka

Çfar idjotësie, duket s'i ka pirë ilaçet

Kjo eshte, si ajo femra e
Kjo eshte, si ajo femra e keqe qe te brendeshmet, pasi i lan i nden tek gardhi qe ndan me fqinjin...
ky lloj robi qe vihet ne nje

ky lloj robi qe vihet ne nje llogore me gruevskin , quhet shqiptar?

ky ka kohe ka marre kombesine e gruas,,,

Add new comment