Indi: arrest për një “like” në Facebook

Postuar në 22 Nëntor, 2012 14:50

Më datë 17 nëntor vdiq  politikani i njohur indian Bal Thackeray, themeluesi i partisë ekstremiste së djathtë Shiv Sena, e akuzuar nga shumë palë si forcë politike anti-islamiste. Gjatë funeralit, zhvilluar më 18 nëntor, më shumë se një milion e gjysmë indianë i kryen homazhe ish liderit, duke bllokuar qytetin Mumbai për më shumë se dy ditë.

E mërzitur nga koasi në të cilin u zhyt qyteti i saj, Shaheen Dhada, një vajzë e re, kritikoi në Facebook paralizimin e rrugëve nga ceremonia funebre, duke marrë një “like” nga një shoqe e saj. Rezultati? Arrest me burg për të dyja të akuzuara për ofendim ndaj ndjenjës fetare. Policia indiane, e zellshme për sa i përket arrestimit të vajzave, më pas nuk arriti të parandalonte shkatërrimin e klinikës ortopedike të xhaxhait të Shaheen Dhadas, nga ana e një grup ekstremistësh të Shiv Sena-as. Me sa duket demokracia Indiane, një nga shtetet më të fuqishme në botë, ka vënd për përmirësime… (E.X)

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.