Withers konfirmon ardhjen në Vlorë dhe i fut kunjën e radhës Berishës: Ëndrra e 1912-s s'ishin udhëheqësit që s'janë vullnet i popullit

Postuar në 21 Nëntor, 2012 13:54

"Keni të drejtë. Është hera e parë që shkoj në Shqipëri që nga largimi në gusht të vitit 2010. Mezi pres të shkoj përsëri. Shqipëria është një vend, nga i cili kam kujtimet më të ngrohta. Atje kam shumë miq dhe kam njohur shumë njerëz, kam ndjerë mirësinë dhe bujarinë e tyre ndaj meje. Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen time për atë që po bën për mua qyteti i Vlorës, djepi i pavarësisë shqiptare. Ky është qyteti ku filloi gjithçka, ku u ngrit flamuri më 28 nëntor 1912. Kjo u bë shkak për një sërë ngjarjesh të mëdha që i dhanë drejtimin, madje identitetin Shqipërisë së sotme. Të jesh atje në një kohë të tillë për të marrë këtë titull, është një nder, më i madh se çdo nder tjetër që më është bërë ndonjëherë në jetë. Prandaj e vlerësoj thellë dhe në një farë mënyre jam i mrekulluar nga kjo ngjarje..."

Me fjalët më sipër ish-ambasadori Withers ka konfirmuar në një intervistë sot në mbrëmje në Zërin e Amerikës lajmin e një të përditshmeje shqiptare që do jetë në Vlorë këtë fund nëntori për të marë titullin Qytetar Nderi i këtij qyteti.

"Shqipëria nuk është mësuar me demokracinë ashtu siç është bërë standarde në vendet e tjera të botës, për shembull në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. Sfida është këmbëngulja te parimet e udhëheqjes. Mënyra themelore për të arritur ëndrrën e 1912-ës nuk është duke i bërë punët nga lart poshtë por nga poshtë lart. Mësimi i vërtetë i demokracisë është se udhëheqësit drejtojnë me vullnetin e popullit dhe nuk mund të jetë ndryshe. Kam besim të plotë se Shqipëria ndodhet në prag të një lindjeje të re të lirisë" - tha ish-ambasadori amerikan gjatë intervistës në VOA. (A.N.)

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Prite kur ta etiketojne si Komunsit Withers-in Salistanet e Albanistanit te Vicidolistanit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk e besoj qe Withers te jete komunist. Eshte vetem tmerresisht i percipte...!

Submitted by raimondi (not verified) on

Nuk eshte tmerresisht i percipte , eshte tmerresisht i drejtperdrejte ....gje  te cilen  shqiptaret e kane  tmerresisht te domosdoshme  ta degjojne nga  Perendimoret ..

Ambassador Withers is  the   personification  of   Honesty ....He is embodying highly democratic values  in his words during his talking  with  our people, and this is  precisely  what  we need,  now....

Thank You Mr. Ambassador !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.