Withers rikthehet në Shqipëri, do t'i jepet titulli Qytetar Nderi i Vlorës

Ish-ambasadori amerikan John L. Withers rikthehet në Shqipëri për herë të parë pas përfundimit të mandatit - njofton sot në kryeartikullin e vet e përditshmja DITA.
Ish-ambasadori (DITA e quan "ambasadori më popullor në Shqipëri") i është përgjigjur pozitivisht një ftese të Bashkisë së Vlorës për të qenë në këtë qytet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. "Zoti Withers do mbërrijë në Shqipëri në datën 27 nëntor dhe do jetë në Vlorë për të marrë titullin Qytetar Nderi i Vlorës - shkruan e përditshmja në fjalë.
Withers kanë qenë ambasadori i dymbëdhjetë i SHBA-së në Shqipëri. Ai u emërua në korrik të vitit 2007 dhe qëndroi deri në gusht të vitit 2010. Me largimin e tij nga Shqipëria, Withers u tregua edhe më i drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Aktualisht ai jeton me familjen e tij në Maryland të SHBA-së prej ku ka dhene disa intervista kritike ndaj qeverisjes së Berishës. A.N.
Comments
E meriton per Zotin biles do
E meriton per Zotin biles do ishte mire te ja jepte Zani Caushi me Luiza Hoxhen.
Te hapi syte ai nga ndonje
<p>Te hapi syte ai nga ndonje "aksident" ate te bej...</p><p> </p>
Add new comment