40% e ushqimit të prodhuar përfundon në... hedhurina

Të enjten amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, festë tradicionale e korrjeve, rrënjosur në të kaluarën agrare të Amerikës. Shumë amerikanë e festojnë këtë ditë me familjen dhe miqtë rreth një tryezë të mbushur me ushqime nga më të ndryshmet, përfshi gjel deti të pjekur, patate, fruta, ëmbëlsira e të tjera.
Mes këtij bollëku, shumica e amerikanëve befasohen kur mësojnë se sa ushqim shkon dëm në Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti të ri, rreth 40 për qind e ushqimit të prodhuar në vend çdo vit përfundon në hedhurina.
"Një raport i kohëve të fundit nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore thotë se çdo vit, ushqime me vlerë prej 165 miliradë dollarësh hidhen poshtë në mënyrë rutinore, ndërsa , një-në-gjashtë amerikanë vuan nga mungesa kronike e shkurtër e ushqimit apo nga mugesa e fondeve për të blerë ushqime. Raporti vlerëson se në qoftë se hedhurinat ushqimore pakësohen 15 për qind, kjo është e barabartë me sasinë që duhet për të ushqyer 25 milionë amerikanë nga ata që po shkojnë në shtrat të uritur - raporton VOA.
Raporti sugjeron se ushqimet që nuk përdoren sot - nga restorantet - mund të bëhen ushqim për nesër nëse dorëzohen për strehimoret, qendrat bamirëse të të ushqyerit dhe per programet shkollore në lagjet me të ardhura të ulëta. Ne.Su.
Comments
Ushqimi i hedhur ne hedhurina

Ushqimi i hedhur ne hedhurina te ze syte, thoshin te paret tane dhe kane te drejte se ate te mire e kane jo fale punes por fale rufianerise dhe dhunes nderkombetare, neser nuk do ta kene me! Do te vije dita qe konsumizmi amerikan qe po e shenderron planetin Toke ne nje shkretetire, do te marre fund; bashke me te edhe maskarenjte ideatore qe fshihen pas ketij sistemi tiran!

Raporti vlerëson se në qoftë

Raporti vlerëson se në qoftë se hedhurinat ushqimore pakësohen 15 për qind, kjo është e barabartë me sasinë që duhet për të ushqyer 25 milionë amerikanë nga ata që po shkojnë në shtrat të uritur - raporton VOA.

Raport koti. Numra qe s'thone asgje por qe krijojne ide te gabuara. Me keto te dhena te mesiperme, duket sikur njerezit flene te uritur sepse nje pjese e mire e amerikaneve shperdoron ushqimin. Me nje fjale, ne menyre te terthorte, ben te ndihen ne faj njerezit qe hane a shperdorojne ushqimin per varferine e te tjereve.

Raporti duhet te thoshte se edhe nese ushqimi qe shperdorohet do te kursehej, kjo prap nuk do te perbente nje zgjidhje te problemit, perjashto rastin kur ushqimet do te mungonin ne treg. Mqs. tregu po shperthen me bollek si asnjehere ne historine e njerezimit, i bie qe sasia e ushqimit qe dikush mund te haje apo hedhe si mbeturine te mos perbeje shkak per varferine.

Problemi i vertete, eshte shume me i thjeshte se sa ato qe paraqesin keto raportet sensacionale: SKA PARE, S'KA BUKE!

E para "thanksgiving" asht
E para "thanksgiving" asht feste per me falenderue Zotin per kete vend te begate.
E dyta, kush mbete pa hanger ne Amerike, nuk mbete se nuk ka ku me shkue me hanger nji kashate buke, por sepse nuk shkon deri te vendet qe shperndajne ushqime falas per dite. Fatekeqesisht per to, shumica e kesaj kategori njerezish jane me probleme te medhaja psikike.
E per zgidhjen...nuk bahet deus ex machina.
E para festa e "thanksgiving"

E para festa e "thanksgiving" asht me falenderue Zotin per kete vend te begate.

E dyta, fatekeqesisht shumica e atyne qe shkojne ne shtrat pa hanger jane keq me mendte e krese (tuj perjashtue femijte) sepse ka vende sa te duesh ne tane Ameriken per te pastrehe apo te papune qe me shkue me hanger dicka.

E mandej zgidhja qe bjen asht qesharake. Nuk bahen gjanat deus ex machina.

Pershendetje Huana, me thene

Pershendetje Huana,

me thene te drejten po te mos ishte per ndihmen dhe keshillat e indianeve mbi bimet e pershtatshme per tu mbjellur, pelegrinet e Mayflower-it do te kishin vdekur te gjithe duke iu lutur Zotit. Per fat te keq keta njerez me besim ne Zotin nuk u treguan kaq te meshirshem me indianet.

Add new comment