Një katedrale ruso-ortodokse afër Kullës Eifel?

Postuar në 20 Nëntor, 2012 04:10

"Katedralet ortodokse me kupolat e tyre të arta në shenjë qepe, paraqesin pamje të njohur në tërë Rusinë. Dhe, një nga to mund të bëhet së shpejti pjesë e horizontit të famshëm në Paris, mu pranë Kullës Eifel - shkruan Antoine Blua e Radio Free Europe. Presidenti francez, Francois Hollande, ka vetëm disa javë për të vendosur mbi një plan të diskutueshëm për të ndërtuar një Qendër masive Kulturore dhe Shpirtërore Ortodokse Ruse në qendër të Parisit, në brigjet e lumit Seine, një vend ky i mbrojtur si trashëgimi botërore nga UNESCO-ja.
Projekti është kundërshtuar me forcë nga kryetari i Bashkisë së Parisit, Bertrand Delanoe, i cili e ka përshkruar atë si “përzierje” arkitekturore dhe plan “mediokër”. Por, Moska thuhet se po i bën presion diplomatik presidentit Hollande që të miratojë projektin dhe të lejojë ndërtimin.

Manuel Nunez Yanowsky (arkitekti): "Dy ndërtesa të dominuara nga pesë kupola, secila nga to e lartë 27 metra. Një mbulesë e madhe xhami do të shërbejë si kulm dhe 3 mijë e 400 metra të kopshtit do të hapen për publikun. Kjo martesë e lumtur në mes të traditës dhe modernizmit duhet të tërheqë sa besimtarë aq edhe vizitorë kureshtarë”.
Por, kundërshtimi ndaj planit ka marë shpejt  hov në kryeqytetin francez, ku ruajtja e integritetit të arkitekturës së famshme të qytetit merret seriozisht. Në shkurt të këtij viti, Delanoe i bëri thirrje UNESCO-s që të parandalojë autorizimin e projektit. Në përgjigje, Viktor Khrekov, një zëdhënës i Kremlinit, tha se  Delanoe po shpreh vetëm “mendimin e tij personal”, i cili “nuk ka rëndësi ligjore.”

Ndersa afati i fundit që Hollande ta marrë vendimin, më 29 nëntor, afrohet, presidenti e ka gjetur veten në mes të një dileme. Siç raporton javorja franceze “Journal du Dimanche”, ai mund të sfidojë kryebashkiakun Delanoe, një aleat i ngushtë politik, ose të rrezikojë tendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Moskën. Katedralja pritet të jetë në rend të ditës, në vizitën e kryeministrit rus, Dimitri Medvedev, në Paris, në takimin me presidentin Hollande më 27 nëntor, vetëm dy ditë para afatit. Sipas raporteve të mediave franceze, ideja për projektin, që synon promovimin e “civilizimit rus”, ka ardhur direkt nga presidenti Vlladimir Putin.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Do jetë një gabimë i Holande që të lejojë një katedrale Ruse mu në zëmër të Parisit duhet ta pranojmë që nuk janë njësoj Katolikët dhe Ortodoksët vërtet i përkasin të të njëjtës fe por në çështje mentaliteti janë largë</p>

Submitted by hapi (not verified) on

<p>S&#39;ka shanse!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.