Indeksi i vjeljes së të ardhurave buxhetore në 2013-ën sa në 2005-ën…

Postuar në 20 Nëntor, 2012 07:23

Në qoftë se Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB-në) e konsiderojmë si prodhimin e një peme (ekonomisë), një pjesë të së ciles e vjel shteti për të mbuluar shpenzimet e tij, shifra që duhet të llogarisim për të parë ecurinë e vjeljes së të ardhurave buxhetore është pesha specifike e tyre ndaj PBB-së.  Dhe meqë Berisha zakonisht i bën krahasimet me 2005-ën (si dikur Enveri me 1938-ën), le të krahsojmë projektbuxhetin e vitit 2013 me buxhetin e realizuar të 2005-ës.

Në vitin 2005, të ardhurat buxhetore kanë qenë në nivelin 25.06% e Produktit të Brendshëm Bruto (http://www.economywatch.com/economic-statistics/country/Albania/year-2005/ ). Ndërsa sipas projektbuxhetit të shpallur dje nga Berisha në mbledhjen e qeverisë, në vitin 2013, të ardhurat buxhetore do të jenë në nivelin 25.17% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Pra, pas 8 vitesh të suksesshëm në reformimin e taksave dhe në luftën kundër evazionit fiskal, paskemi një përmirësim prej vetëm 1.1 të mijtat (jo të qindat) në indeksin e vjeljes së të ardhurave buxhetore!!! Dhe kjo, vetem n.q.s. te ardhurat e planifikuara realizohen......

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by aliu (not verified) on

<p>Fytyrat me te peshtira e alabake te kombit.Saliu ,alabaku Tosi ,Fevziu,Frangaj ,e me horizont duket edhe Cili me buzet vesh me vesh</p>

Submitted by Formula (not verified) on

<p>Zaloshnja e pse duhet te rritet indeksi i vjeljes se te ardhurave buxhetore per te thene qe kemi sukses ne mbledhjen e taksave??!Po kur qeveria vendos te uli barren fiskale si do rritet indeksi i vjeljes se te ardhurave buxhetore??jam dakort qe gjerat ne shqiperi nuk po shkojne mire,hic mire por nuk jam dakort me menyren se si trajtohen problemet. Praktikisht po gjeni cfaredolloj shifre krahasuse kot dhe po &#39;tregoni&#39; deshtimin e qeverise.Nuk eshte aspak e drejte.</p>

Submitted by Formula (not verified) on

<p>Marrim nje tjeter shembull.ne nje vit t caktuar per shkak te zhvillimeve te papritura buxheti rritet ndjeshem ne raport me vitin pasardhes (mund te jete nje privatizim i rendesishem, nje zbulim i nje rezerve gjigande pasurie nentokesore,etj) .Mund te jete rritja e menjehershme e ndonje sektori strategjik qe sjelll rritje t konsideruseshme te PBB brenda nje apo 2 vjetesh.I bie qe llogjikisht indeksi i vjeljes se t ardhurave do bjere ose maksimumi do rrije i njejte po sdo t thote qe do rritet.Ama kjo nuk tregon qe qeveria ka deshtuar, perkundrazi. Pra dua te them qe mos shpikni metoda krahasuese thjesht dhe vetem per te denuar qeverine!</p>

Submitted by respublica (not verified) on

raporti i te ardhurave buxhetore ndaj PBB-se eshte treguesi standard qe perdoret ne te gjithe boten e civilizuar.

Submitted by ervini (not verified) on

<p>@Formula, lexoje pak me mire sepse po flasim per 8 vjet dhe jo per nje vit ose dy vjet, kemi 8 vjet qe vjelim taksa, shesim pasuri, bejme koncensione dhe jemi me keq sec ishim ne 2005, atehere te pakten kishim nje ekonomist ne krye, (mender ishte edhe ai gjithesesi).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.