Merret peng Giuseppe Spinelli, njeriu i sekreteve të Berluskonit, mes të arrestuarve edhe dy shqiptarë

Postuar në 19 Nëntor, 2012 04:24

Media italiane ka transmetuar sot paradite lajmin se Giuseppe Spinelli, që në Itali njihet si njeriu më besnik i Silvio Berlusconit dhe bashkëshortja e tij Anna kanë qenë viktimë e një rrëmbimi të një bande, në emrat e së cilës dallohen edhe emra shqiptarë. Avokatët e Berluskonit pasditen e 17 nëntorit kanë denoncuar në polici marrjen peng të Spinelit dhe gruas së tij natën mes 15 dhe 16 nëntorit. Policia ka arrestuar Francesco Leone, Alessio Maier, Ilirjan e Laurenc Tanko, Pierluigi Tranquilli e Marjus Anuta. pengmarrësit kanë detyruar Spinellin t'i telefonojë Berlusconit për të marrë prej tij pagesën 35 milionë kundrejt lirimit të ciftit dhe rikthimit të disa dokumentave sipas tyre kompromentues që kishin gjetur gjatë natës në shtëpi, mes të cilave edhe audio.

Më shumë:

http://gazetadita.al/merret-peng-keshilltari-i-berluskonit-d...

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.