Shqiponjë "klandestine" në logot e Këshillit të Ministrave, shqiponjë me “mutacion” në tregjet shqiptare!

Postuar në 18 Nëntor, 2012 04:54

Qeveria shqiptare përdor si simbol në mbledhjet e saj, një shqiponjë e cila nuk është simbol shqiptar. Denoncimi vjen nga historiani Pëllumb Xhufi, raporton agjencia e lajmeve NOA. “Ne shohim që është shtrembëruar shqiponja me dy krerë të cilën Ismail Qemali dhe partizanët na e lanë ndryshe dhe tani na kanë bërë atë shqiponjën që ju shihni çdo mbledhje qeverie tek ato lap top-ët që ministrat mbajnë bashkë me shefin e vet”, u shpreh Xhufi.

“Ajo shqiponjë padyshim nuk është shqiponja as e Ismail Qemalit as e Skënderbeut, po është tjetër”, vijon historiani i njohur. “Ky shtrembërim që kap dhe simbolet kombëtare, po prek sot dhe momentin simbol që është Vlora si vendi ku u mblodhën të gjithë patriotët shqiptarë nga të gjithë krahinat e Shqipërisë dhe shpallën pavarësinë”, është shprehur Pëllumb Xhufi.

Ndërkohë që  Flamujt që valëviten në dritaret dhe ballkonet e qindra mijëra familjeve, apo bluzat që ata mbajnë veshur me shqiponjë, nuk përfaqësojnë flamurin dhe shqiponjës sonë kombëtare të përcaktuar me ligj. Flamujt që po shiten me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nuk përfaqësojnë flamurin tonë kombëtar, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Flamuj, bluza, shalle, kapele kuq e zi po tregtohen në çdo cep të kryeqytetit dhe jo vetëm. Por fatkeqësisht shqiponja e ngjitur mbi to nuk është autentike, por është një falsifikim i shqiponjës sonë kombëtare, e cila sipas ligjit, duhet të ketë në krahë 9 pendë dhe në bisht shtatë pendë.

Ky mutacion i shqiponjës, siç e quan e përditshmja “Zëri”, shto dhe atë shqiponjën klandestine në logot e Këshillit të Ministrave, më e pakta tregon mungesë përgjegjshmërie, që në rastin e simbolit kombëtar nuk mund të kalohet me një buzëqeshje…

Duke parë papërgjegjshmërinë në çdo element të lidhur me historinë, dikush duhet të shkojë të numërojë dhe eshtrat e ish-mbretit. k.c.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Muço !

E keni gabim, sepse ajo, eshte shqiponja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Ajo duhej te ishte ne Flamurin tone. U propozua kur u hoq ylli i kuq nga

Flamuri ne 1992 por nuk u pranua , me sakt e zvarriten muhabetin

ca te kuq qe deshen flamurin e Enverit ( eshte vizatim i stilizuar  nga Sadik Kaceli

pas vitit 1944).

Ajo shqiponje e Kastriotit u vu ne 1991 si simbol i Forcave te Armatosure.

Submitted by gjergj (not verified) on

Keno e mbanke veten per specialist te mbaruar.

Nuk eshte flamuri i Kastrioteve. Kastriotet e kishin flamurin KUQ-E-ZI, apo simbas teje ngjyrat nuk kane rendesi?!!

Nga ngjyrat dallohen te gjithe flamujt e botes, madje jane me te rendesishen se edhe vete simboli. U bote ju... injorantet e Sales!!!

Submitted by Bama (not verified) on

Keno nga Kotorri ,

meso me shume per kuptimin e simboleve te shqiponjes ne Flamurin kombetar , pastaj ec ketu dhe na propozo shqiponjen serbe ! Kujton ti se eshte e rastit shqiponja jone dhe ngjyra e flamurit ? Na mbyten kokeboshet !

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Me qene se nuk keni njohurite me elementare per stemen e Kastrioteve,

si dhe vulen e Skenderbeut, mund t'i drejtoheni çdo teksti historie ose

se pakut Wikipedias per kete.

Gabim eshte ngjyra e verdhe tek kompjuteri i Saliut.

Kotorr ne gjuhen shqipe i thone te voglit te buallit. Persa i perket

stemes me te vjeter shqiptare eshte ajo e princerve te Arberit shek 12-të

Se me ke jam une mund te shikoni shkrime te mijat ketu ne respublica.al.

Me fyerje nuk rezultoni se jeni te zote apo te zgjuar perkundrazi.

Submitted by Gingi (not verified) on

Masoneria?!?!?

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bollë  më me këtë bazhiboyhuk kur do vijë ajo kohë që të shporet kjo kolerë

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nje shtet serioz, nuk justifikohet. AI ZBATON LIGJET DHE KUSHTETUTEN. Dhe ne ligjin per simbolet kombetare,peercaktohet jo vetem forma e flamurit,sa pende ka, permasat e saj,gjatesi gjeresi, ashtu si edhe permasat e sakta te flamurit. Pra vetem flamuri sipas ligjit eshte flamuri shqiptar.Te tjeret jane modifikime, stilizime, apo edhe falsifikime. Por edhe flamuri u be biznes. Firma qe mori porosine per pergatitjen e flamujve, as qe ka mare mundimin te lexoje ligjin. Tamam, pasi injorantet "patriote", quajne flamur shqiptar, cdo flamur te kuq, me shqiponje.Pa shihni flamurin serb, malazes, stemen ruse,austriake, e te shume e shume shteteve te tjere. Jane te rrepte ne stampimin e simbolit, ashtu sic e pershkruan ligji i tyre. ndryshe ha burg, po e deformove. Kjo gje atje cilesohet tradheti kombetare. Ndersa ketu? KESHILLI I MINISTRAVE SHQIPTAR, hesapi.

Po cfare pret nga nje komb injorantesh, qe himn te tyre, po kthejne kengen "xhamadani, vija, vija, eshte.........  ia". Sikur Serbia, nuk e ka via via. Le qe xhamadani,jone, nuk ka cilesi dalluese vijat. Por kryesore eshte,cfare ka ky tekst dicka frymezuese. Apo nuk do te jete me i mire se himni i dasmave shqiptare "byrek byrek, kater copa, bejne dy lek". apo  "ra faja prej fikut".

Po pse himni kombetar, nuk po deformohet. Ai mund te stilizohet sa te duash, por ne evenimente qe ja demostrojne ate botes, ai nuk mund te shmanget as nje presje dhe as nje note muzikore nga ajo e vendosur me ligj.  Ose skandali me i madh; Shikoni se si e nderojne himnin kombetar, futbollistet tane ne ndeshje zyrtare! Disa me doren ne zemer, disa gatitu...Po kete gje e bejne edhe politikanet. Mire keta, se dihet qe gjysma jane budallenj dhe nuk ua mer njeri per keq, por sportistet dyhet ta njohin ligjin dhe jo po ti teket ndonjerit, te nderoje alla romana, ose me grusht...

Shteti jo serioz, nuk ka rregull ne asnje fushe, prandaj dhe ne laptopet e Keshillit te Ministrave,gjendet flamuri i Malit te Zi.....

Submitted by berti (not verified) on

Kam disa dite qe ne kete faqe kam postuar foto te flamurit kombetar te deformuar qe qarkullon prej disa viteve ne institucionet e larta shteterore,por muaji nentor i ketij viti u be edhe me rende duke u futur ne nje mase te madhe flamuj te deformuar,shikoni fotot ne kete faqe aty ku ndodhen foto nga lexuesi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.