Ç’po ndodh me Top Channel-in?

Postuar në 18 Nëntor, 2012 14:35

Dritan Kanapari, një nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike në Kavajë, ka djegur sot në shenjë revolte titullin “Pishtar i Demokracisë”, të cilin ia ka akorduar dikur Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në një tubim të Aleancës Kuqezi në Kavajë, Dritan Kanapari deklaroi: “Dekoratat e diktatorit Sali Berisha i djegim sepse vetëm demokraci nuk sollën. Kontributi ynë dhe i qindra e mijëra shqiptarëve që luftuan për liri e demokraci sot po përballet me vështirësi të të gjithë aspekteve sociale dhe ekonomike. Me keqardhje ne konstatojmë se beteja jonë për demokraci ende vazhdon.”

Ky eveniment i rrallë ishte lajm i parë në emisionin e lajmeve të mbrëmjes së televizionit Vizion Plus dhe lajm i dytë në ato të Ora News dhe News 24. Ndërsa në emisionet e lajmeve të mbrëmjes së Top Channel-it, TV Klanit dhe ABC News, ky lajm nuk figuronte fare. Këta dy televizionet e fundit kuptohet përse nuk e japin një lajm mbi djegien e dekoratave të dhëna nga Berisha, po Top Channel-i përse ta bëjë këtë gjë vallë?
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Sokol (not verified) on

Te lumte dora o Edo, keto te Top-it po heshtin atehere kur eshte momenti te thuash dicka. Lajmet e tyre jane bere bajate, nuk ka komente, kritike, perqasje, nuk ka gazetari ...nuk ka fakte apo perballje. Thjeshte routine.
Te FLM Edo per shkrimet e tuaja (te lutem me shume persa i perket zgjedhjeve te 2013, ndarjes se mandateve, kalkulimeve etj), edhe stafit te respublica dhe te gjithe te tjereve qe jane ne opozite me anet e keqija te ketij regjimi.
Ciao, Sokoli.

Submitted by analisti (not verified) on

Pergjigjen ta paska dhene Iliri, o Zaloshnja. Qysh kur vdiq Tani i Topit, ne Top Media, dikush i bie gozhdes, e dikush patkoit...

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

Ketu shihet qarte se c'fare intrigash po ngrihen kundra Sali Berishes nga ish punonjesit dhe ish funksionaret e PD-se. Keto deklarata te kujtojne klithmat e Berishes kundra komunizmit kur ai vete ishte komunist dhe i sherbeu me devotshmeri Diktatures. Sot, keta Dritanet e PD-se qe i sherbyen per 20 vjet me rradhe Diktatures se berishizmit, nuk kane turp dhe ia hedhin fajin Berishes. Si Enveri edhe Berisha nuk mund te sundonin pa ndihmen e ''lehaqeneve'' te tyre. Pra, faqezinjte nuk nuk jane tjeter gje por krijese e re e grupazhit ish Pd-ist. Sikurse edhe Partickat e tjera.

Submitted by vlora (not verified) on

E ka nje emer...................Mentor Kikia!!!!!!!!!!!!!

Submitted by alban (not verified) on

e ka nje emer :  Enkel Joti

... qenke shume pas me informacion se kryedaktor(kukull)  eshte Bledar Zaganjori jo Kikia

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Fatkeqesisht Top-Channel eshte kthyer ne nje TV qe vetem konstaton dhe nuk ben me asnje lloj kritike. Keshtu beri per 21-janarin, per skandalin Imami( ndryshe nga Vizioni) dhe ky lajm nuk perben perjashtim.

Submitted by ilir uk (not verified) on

Ndoshta Top-channel nuk ka deshire te promovoje kolonen e peste te saliut. nje parti qe perdor nacionalizmin dhe flamurin kombetar si flamur partie dhe sulmon opoziten, nuk ka destinacion tjeter vetem te zere vendin e Lsi ne qeverine e re te saliut ne 2013. do te jete nje drame ne qofte se njerezit votojne per kete parti me prirje fashiste qe ben edhe prokurorin me dosje, edhe gjykatesin me denime fiktive.

Submitted by Dardan (not verified) on

A thua vertet Kikia te filloje te lepije? Po e ktheu pllaken topi veshtire do ta kete shqiptari  i ndershem te perballoje te vjellat e rregjimit fashist!

Submitted by anonim (not verified) on

Më vjen keq që deviacioni i qëndrimit të Top Chanal-it po kuptohet me kaq vonesë.Ky proces ka nisur par dy vitesh,kur Kryeministri me instrmentet e tij shtetërorë në  dispozicion, ia arriti ta përkulë dhe ta transformojë atë, duke zbutur gradualisht qëndrimet(sipas marrëveshjes me pronarët dhe drejtuesit burokratë të kësaj medie,servilë e pa integritet moral) ndaj ngjarjeve të disfavorshme e diskretituese për qeverinë.Kjo ka bërë që edhe kjo medie opozitare,dikur një opozitare e spikatur ndaj bëmave kriminale e korruptive e pushtetit ,të transformohet në shërbëtore e zellshme e kryeministrit S.Berisha.Nuk mund të ndodhë ndryshe në një vend ku çdo gjë sundohet nga një njeri...

Submitted by f.d. (not verified) on

Meqe me grice me kete article po jap nje mendim: Ka kohe qe Top Chanel po ndjek nje rrugice te re te painauguruar, ate te tam-tam-eve per camet e per aleancen me dy ngjyra...Megjithate t'a gezoje editorialin.Biznes privat eshte, qe funksionon me paradhenien tone ne abonime  sezonale me oferta speciale qe na hardallosin...kot me kot...Edhe mediat jane te pozicionuara sipas sponsorizimeve qe behen. Qytetaret e pasponsorizuar cfare duhet te bejne?!...Zaping...Zaping...Zaping!!! Editorialistet jane me te mencur nga mileti, ata i paraprijne opinionimit publik, dhe publiku ( ka ardhur koha) t'i paraprije mendimit editorialist...Zaping...Zaping...Zaping para se te ngjitesh ne ring pa e ditur se me ke do perplasesh brire...Coc duhet te dine me mire se ne keta te medias ne sfilaten e tyre bythadredhur ne interesin e publikut...ne livanosje e siper...ne marramendje e siper...ne hardallosje e siper...ne cmendurine e tij...para laperdharjes per ate vote te shtrenjte te lire para zgjedhjeve...

Me mire me informacione on-line...Provojeni dhe do te mbeteni te kenaqur...

Kohe bobozaresh...

Kohe te marresh...

Kohe te lapangjozeve...

...dhe ne zhgenjehemi nga ofertat ne kohe krize si ne tregun fshatar me domatet bio...Vertet bio ?!...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.