Krimi historik në Bashkinë e Tiranës: Në pragun e Pavarësisë, hiqet emri i Avni Rustemit!

Në Këshillin Bashkiak është futur një pikë në axhendë për t’i hequr sheshit 'Avni Rustemi' emrin e tij. Me sa duket, heqja e emrave konsiderohet tashmë sport partiak, përderisa çdo parti mund të heqë e të vërë emra sheshesh, pa pyetur për vlerën historike dhe peshën që mbajnë. Propozimi ka ardhur nga PDIU-ja, njofton Gazeta Shqiptare, e cila propozon t’ia vërë emrin 'Çamëria' sheshit tek Pazari i Ri, që prej 40 vjetësh mban emrin e heroit që ekzekutoi Esat Toptanin, shitësin ekombit. Gjëja që të habit është që të gjtihë e quajnë të mirëqenë që emrat të hiqen tak-fak. Kryetari i Shoqatës Tirana, Seit Tafaj, diskuton jo që të mos hiqet, por se ka emra të tjerë më të rëndësishëm se Çamëria në radhë, si psh, emri i Kryetarit të Parë të Bashkisë së Tiranës (!!). I pyetur nga G.Sh., propozuesi për ndërrimin e emrit, kryetari i grupit të këshilltarëve të PDIU-së, Tahir Muhedini, nuk ka dhënë motivet se pse do t'ia heqë emrin sheshit, por ka thënë “Po, e di që ai shesh e ka emrin Avni Rustemi. Nuk kam asnjë problem me figurën e Avni Rustemit, bile, më duket se ai është çam...”(!!!)
Por “lepuri” fle tjetër kund, disa kate më lart. Burime brenda PDIU-së thonë për G.Sh. se ata vetëm kanë kërkuar që një shesh në Tiranë të mbajë emrin ‘Çamëria’, dhe vendin e ka përzgjedhur Bashkia! Vetë Bashkia, ia ngec në dorë PDIU-së, “ne na erdhi propozimi nga Tahir Muhedini... Bashkia këtë propozim e ka futur në rend dite... është në dorën e këshilltarëve që të vendosin...”
Loja e pistë për të ngritur renegatët e për të ulur heronjtë, në instancat e larta të pushtetit, vazhdon.
K. Cukali
Comments
Ne ato maja rripa-rripa nje

Ne ato maja rripa-rripa nje here m'a hipe e nje here ta hipa...Motiv 'demokratik' nga 'Luli lulezo' e Tiranen na e shkatero...Thone se nese nga gabimet meson i bie qe te jesh i jashtezakonshem, por keta bejne gabime te jashtezakonshme dhe i bie te mos mesojne kurre !...Filozofia ne Shqiperi nuk ka vend!...

E megjithate djem si Avni

E megjithate djem si Avni Rustemi rralle lindin nenat..... Ari nuk ndryshket kurre.

Avni Rustemi nuk ishte gje

Avni Rustemi nuk ishte gje tjeter porse nje kobure qorre e Luigj Gurakuqit dhe e Hassan Prishtines qe legjitimoi terrorismin politik ne Shqiperine e Pavarur per te lare hesapet per pushtet dhe zene nje karrike vetem duke eliminuar kundershtaret me bindje politike. ne asnje shtet te Ballkanit apo Evropes, larja e hesapeve te kundershtareve duke i eleminuar nuk legjitimohet si ne Shqiperi. Anvi Rustemi eshte hija e zeze per shqiptaret e sotem ne rast se duan te ecin me ritmin tolerant te BE-se. Histoeria duhet te korrrigjihet mire. Sic nuk vlen as grushti i Shtetit te udhehequr nga Theofan Mavromatis Nolis edhe veprimi kriminal i A Rustemit nuk mund te quhen ''vlera kombetare'' pervec se mbajne emrin terrorizem dhe anarki.

nqs per ty Noli, Rustemi e

nqs per ty Noli, Rustemi e Gurakuqi jane terroriste, atehere me kenaqesi te them qe po, i duam keto terroriste. Dhe i vetmi pikellim i imi (dhe plot te tjereve sot) eshte qe pse s'ka te tjere si keta!

Zoti Antoniaqis! Avni Rustemi

Zoti Antoniaqis!

Avni Rustemi ishte i pari qe i tregoi botes se shqiptaret jane te maturuar politikisht dhe nuk vrasin vetem per femra e hajdutlleqe, por edhe per atdhe. Ty ndofta te dhemb Esat Pasha, por ne nuk na dhemb nje bejler i degjeneruar qe shiti Shkodren dhe Janinen. Po te konsiderohej si akt terrorist atentati i Avni Rustemit, francezet do e kishin kalbur ne burg sic bejne rendom me terroristet. I perjetshem qofte kujtimi i djaloshit nga Vlora, Avni Rustemi.

ps. Ah se harrova, e kam nje dyshim, por te paprovuar; nese Muhedini ka propozuar sheshin e Avniut per Camerine, ai duhet te jete me origjinje turke.

o anton ...., ik e meso

o anton ...., ik e meso historin e shqiperise ....., e keqja e shqiperise eshte se kane mbaruar AVNI RUSTEMET dhe tani dalin e cicerojne tradhtaret.

Cila eshte vepra e Avni

Cila eshte vepra e Avni Rustemit per Kombin Shqiptar? Vrasja e nje prej shume politikaneve qe kane bere pazare ne kurriz te ketij vendi. A mendoni vertete se ky eshte modeli i heroit ne Shqiperi, ai i vrasesit te kundershtareve politike? A vertete mendoni se ky vend ka kaq pak vlera sa te nderoje me nje bust dhe emrin e nje sheshi figuren e nje njeriu, pse ka vare nje politikan pazarli?

Po te jete keshtu, hajde ti ngreme nje bust edhe Zani Caushit (se per koicidence jane edhe te dy nga vlora) se ka ngritur armet kundra shtetit diktatorial te Berishes.

Une them qe, edhe nese ka ndonje qe mendon se veprimi i Avniut ishte per tu lavderuar, ky vend ka nje zinxhir aq te gjate njerezish per tu nderuar, sa Avniut sa Avniut nuk do ti vije rradha kurre per ndonje shesh, edhe sikur Shqiperia te behet sa e gjithe bota.

Gjithsesi, me kete nuk justifikoj menyren sesi hiqen e vihen emrat e shesheve dhe rrugeve ne Shqiperi.

Kur vëmë në pushtet renegatët

Kur vëmë në pushtet renegatët nuk kemi se të presim diçka të mirë dhe të banalizohet një figurë historike me njërzë ordinerë është mëkati më i madh që mund të bëjmë dhe kjo është një marëzi që njërzit që u munduan me të gjitha për të bërë një Shqipëri të zonjë e vetes të quajmë me emra më poshtëruse që mund të përmbajë gjuha Shqipe dhe për të paskrupullit që me Shqipërinë e kasideruan si një plaçkë tregu që të përfitonin poste dhe çifliqe është një turpë i madh

Add new comment