Kolazh me shkrime pro-(ish)mbretit

Postuar në 17 Nëntor, 2012 10:59

Për të kuptuar ku lundrojnë emocionet e idetë e mbështetësve të ish-mbretit Zog, përmblodhëm një kolazh me pjesë nga shkrime të qëmtuara në shtyp.

Ai sot u rikthye. Kurse unë  ndjehem keq që nuk do t’i them babait tim se sot do të kthehet në atdhe Mbreti Zog I. Në të vërtetë kthehen eshtrat e Mbretit. Si mund t’i them babait se kthehen eshtrat e Mbretit, kur ai mendon tjetër gjë…? [...] Këtij burri, por edhe shumë të tjerëve që luftuan, punuan dhe sakrifikuan gjithçka në shërbim të atdheut dhe kombit, komunistët i kishin ndaluar rikthimin në atdhe edhe pas vdekjes. Makabritet që mund ta bëjnë vetëm mendjet e sëmura. Por, tek e fundit, kjo ishte kultura e së majtës shqiptare (vazhdon të jetë edhe sot, me disa përjashtime), e mbushur me mitologji revolucionare dhe mohim i çdo vlere që del jashtë kontureve të saj të ngurta, ideologjike. (Murat Basha, Panorama)

...Ahmet Zogu është pjesë e historisë shqiptare. Prania e tij, vetëm se në moshën 17-vjeçare, në çastin e ngritjes së flamurit dhe të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, vetëm sa plotëson përmasat e kësaj ngjarjeje epokale. Po kaq, pavarësisht dritëhijeve që bart mbi supe, konsolidimi i shtetit, hedhja e bazave juridike të shtetit të së drejtës, vënia në rrugën e dinjitetit dhe të përparimit të qenies dhe kombit shqiptar, nuk ka shanse që të mohohen përjetësisht, sepse kështu dëshiron politika dhe historiografia e varur prej saj... (Behar Gjoka, Panorama)

Mënyra se si Rama e shikon figurën e Ahmet Zogut nuk ka të bëjë aspak me politikën dhe as me figurën e Mbretit dhe Mbretërisë. Qartazi është një urrejtje personale e shoqëruar me një xhelozi prej kopili ndaj familjes që krijoi Ahmet Zogu. Dhe Rama e shfaq qartazi këtë xhelozi të trashëguar, ndërsa tek libri "Kurbani" ai flet me një urrejtje edhe për fëmijën, Princin Leka I, i lindur nga Ahmet Zogu me Mbretëreshën Geraldinë. "…bashkë me Mbretëreshën rrezatuese që mbante në gjirin e bukur djalin dyditësh të dashurisë së tij pasionante…". (Bledi KasmiRilindja Demokratike)

I vetmi argument që sjellin e risjellin në debat antizogistat janë akuzat se ai paska vrarë disa patriotë. Përveç Bajram Currit, për të tjerët nuk mund të thuhet me siguri që Zogu ka pasur dorë në vrasjen e tyre. Megjtihatë, të gjitha vrasjet që i faturohen atij, edhe ajo e Bajram Currit, kanë nisur pas atentatit që iu bë Ahmet Zogut në Parlament... Akuza që iu bë mbretit Zog për bashkëpunimin me jugosllavët është zbehur, për shkak se komunistët në 1946 e kthyen Shqiërinë praktikisht në republikë shtesë të Jugosllavisë. (Çelo HoxhaStandard)

“Prehja në vendin tonë e të gjithë atyre burrave dhe grave që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë është një amanet i mbetur peng dhe ne duhet ta kryejmë me krenari. Kthimi i eshtrave të mbretit Zog I simbolizon drejtësinë hyjnore, paqen politike dhe bashkimin kombëtar... Ahmet Zogu ka një rol të rëndësishëm në krijimin e shtetit shqiptar, caktimin e kufinjëve të shtetit, në vendosjen e marrëdhënieve bilaterale në nivel shtetesh si dhe në anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve... Ishte obligim i politikës së sotme që të thente në Atdhe eshtrat e mbretit që vetë shqiptarët e zgjodhën” (Ahtifete Jahjaga, live në ceremoninë e eshtrave)

k.c.

Comments

Submitted by oruell (not verified) on

holly shit moj afhtihaaffttiifetteee kuku...

Submitted by matiani (not verified) on

I njoh autoret e ketyre deklaratave. Kuptohet se nuk e njof zonjen Presidente te Kosoves.

Ashtu si shfaqet ne shkrim z. Behar Gjoka eshte i pranueshem. Te tjeret duan te justifikojene turpin e Ahmetit, jo pse u shpall vete mbret, por se turperoi kombin duke shkel kushtetuten, betimin qe kishte bere mbi te, vodhi arin dhe ia mbathi gje qe as shqiptarit te thjeshte nuk i falet. Ne nje kohe qe kishte arsy te lante turpin qe erdhi ne pushtet me bajonetat e serbeve, e njollosi me shume veten duke perdor mish per top shqiptaret qe i dergonin te hujt per nevojat e tyne.

ndjese paste, por nuk ke nga e kap, se eshte i teri pis.

Submitted by pilo (not verified) on

kujtonim se kishim vetem Jozefinen torollake po paskemi edhe Atifeten ...

qenka shuar Shqiperia e Madhe per nje grua te mencur.

Submitted by katarakti (not verified) on

Tri njolla te zeza ne jeteshkrimin e Ahmet Zogut: - 1) Erdhi ne fuqi me ndihmen e serbeve dhe Karagjorgjeviçeve. Prandaj u fali edhe Shen Naumin. 2) U vetshpall mbret. 3)Vrau disa nga intelektualet me te shquar te asaj kohe.

Submitted by Anton (not verified) on

Lavdi ketij prijesi qe prehet tashme ne token e tij, qe igjithe jeten ia kushtoi atdheut. LMT Mbreti Zog ka merite per paqen dhe stabilitetin qe i solli atdheut, vendosi rregullin dhe shkaterroi Rep famekeqe te Mirdites qe mbeshteste Serbia dhe ne Kombet e Bashkuara ngrinte zera kundra qeverise se Vlores dhe Durresit. Shkaterroi bandat rebele te Vorio Epirit dhe rrezoi paktin e Autonomise se tij te vendosur nga kukulla Princ Vid.

Submitted by V for Vendetta (not verified) on

1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)

Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.