Merkel në Moskë, kritikon dënimin e grupit Pussy Riot

Takimi i Merkel me Putin erdhi në kohëra të tensionuara kur Europa është shumë e ndjeshme ndaj shkeljes së të drejtave r të parimeve demokratike në Rusinë e Putinit.
Merkel e kritikoi vendimin e gjyqësorit rus për dënimin me burg të pjesëtareve të punk-grupit “Pussy Riot”, duke thënë se performanca e tyre në një kishë në Gjermani do të shkaktonte polemika por jo edhe dënim dyvjeçar me burg, raporton Reuters.
Putin e kundërshtoi duke e ngacmuar me të kaluarën naziste gjermane. Sipas tij, një nga anëtaret e grupit ka marrë pjesë një herë në një aksion antisemit dhe, sipas tij, “ne nuk mund të mbështesim njerëzit që shprehin pikëpamje antisemite”.
Presidenti rus ju drejtua pastaj kancelares me ton pajtues dhe gazmor, duke thënë se ajo “është një gjermane shembullore”. Putin shton se “nuk ka asnjë gjerman ideal, e as rus ideal, por se zonja kancelarë është model absolut për të gjithë ne”. Të thëna nga goja e një autokrati e që ka uzurpuar pushtetin në vendin e vet, këto mund të mos ngjajnë edhe aq si komplimente e aq më pak të sinqerta.
Ne.Su.
Comments
Nuk kam asgje pro Putinit

Nuk kam asgje pro Putinit por ju mediat na terbuat me disinformacione dhe budallalleqe. Por s'keni faj se perserisni si papagaj c'thote media ne perendim.

E keni degjuar lajmin e NBC News qe zyrtare te kishes gjermane kane paditur tre aktiviste te maskuar per prishje te sherbeses fetare se kane hyre ne nje kishe dhe hodhen fletepalosje ne mbrotje te "Pussy Riot"? Ne me pak se ne nje minute aktivistet u shoqeruan jashte nga rojet e kishes.

Ceshtja ka per te kaluar ne gjykate, por a e dini ju se sipas ligjit gjerman ata mund te akuzohen per pengim te ushtrimit te lirise fetare?

Dhe a e dini ju se c'denim parashikon ligji gjerman per veprime te tillaq? Tre vjet (krahasuar me dy vjet qe u denua "Pussy Riot")

Ne katedralen e Moskes, e cila u zhvesh nga gjerat e shenjta ne sundimin komunis qe persekutoi fene, shkojne te falen ne qetesine e kishes, te ristolisur tani si dikur, besimtaret ruse. Dhe femrat e "Pussy Riot" kane shkuar e kane kryer veprime te uleta jo ne nje pjese cfaredo te kishes, por ne pjesen e saj me te shenjte tduke prishur kryerjen e sherbeses fetare apo ceremonine fetare.

A e dini ju se c'denim parashikon ligji amerikan per veprimet qe pengojne ushtrimin e lire te praktiva fetare?

Ik shko beje ne National Cathedral, apo me keq akoma, bej keto veprime ne ndonje sinagoge ne Amerike qe mund te merren si tallje apo intimidim i besimtareve, po nuk hengre nja 10 vjet te mira!!!

Add new comment