CEZ-Qeveri ta zgjidhin me njëri tjetrin, jo me qytetarët - thotë Totozani

“Qytetari shqiptar nuk mund të jetë përgjegjës dhe aq më tepër të pësojë penalitete për marrëveshje, apo kontrata të cilat zbatohen, apo nuk zbatohen dhe për të cilat qytetari nuk është palë dhe nuk ka firmosur” – Ky është reagimi i Avokatit të Popullit për situatën e rëndë të krijuar sot në gjithë vendin nga ndërprerja e furnizimit me energji të ujësjellësave. Totozani ka renditur në reagimin e tij edhe një seri aktesh ndërkombëtare që kanë të bëjnë me atë që quhet “e drejta për ujë”.
Thuhet në deklaratë: “AP u rikujton të gjitha palëve se e drejta për ujë është një vazhdim i të drejtës të jetës të afirmuar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Ajo reflekton domosdoshmërinë e këtij burimi të jetës njerëzore. Sjell në vëmendje se Rezoluta GA- 10967 e Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në 28 korrik të viti 2010 njeh aksesin në ujin e pijshëm dhe instalimet sanitare si një e drejtë e njeriut, Sipas kësaj rezolute të Asamblesë të Pergjithshme të Kombeve të Bashkuara e drejta për ujin konsiderohet si një e drejtë njerëzore universale dhe thelbësore”. A.N.
Comments
Me ne fund kemi nje njeri te

Me ne fund kemi nje njeri te denje per institucionin qe drejton, nje njeri qe punon per interesat e qytetareve aq sa ka mundesi ligjore. Duhet pranuar se eshte merite e Rames zgjedhja e tij.

Cdo me thene kjo mer Salazano

Cdo me thene kjo mer Salazano ? Kjo nuk eshte e folur shqip ! Po zaten kot nuk te vune aty ! Te me falesh per shprehjen , por vetem pordha leshohet ne ajer , pa destinacion te caktuar ! Me sa di une , ajo nuk behet me goje .................. Hajde institucione qe kemi krijuar ... hajde ! E thone pastaj mos thoni qe "nuk behet ky vend!" ......... Me mire mos fol fare ......

O Totozan po si perfundim i

O Totozan po si perfundim i llafollogjise tende nuk po marr vesh a duhet paguar energjia apo jo. Ti me zgjuarsine tende na jep nje mendim: ujsjellsi qe ja pret ujin qytetarve debitore e a e ka parasysh kete " e drejta per uje" ? Simbas mendjes tende te ndritur e drejta per uje te jep te drejten te jesh debitor, e drejta per drite te jep te drejten te jesh debitor e drejta per te jetuar me mire te jep te drejten te vrasesh apo grabisesh pronen e tjetrit. O JURIST ky eshte shteti ligjor. Pse nuk thua nje fjale formalisht qe ujesjellsi duhet te paguaje detyrimet. Apo ka ndonje AKT NDERKOMBETAR qe ligjeron te debitoret

Ti e di mire qe institucioni "Avokati i Popullit" eshte per vete debitor ne CEZ, sikurse te gjtha institucionet buxhetore. Shteti nuk paguan per vete dhe mire do ishte tjua prisnin juve dritat qe vegjetoni kot neper zyra.

Nuk rrije dot pa folur edhe ti.

Nje ceshtje-dy standarte:

Nje ceshtje-dy standarte: Pushteti per nje biznes privat qe i ka detyrime te pashlyera pushtetit e paralajmeron, e bllokon dhe e sekuestron; njera ane. Tjetra; Pushteti per nje biznes privat qe i ka detyrime te pashlyera biznesit vete apo qytetaret e tij nuk paguajne i bene presion te punoje veresie edhe pse kapitalet mund te mbarojne ( ashtu sic ka bere me investitoret vendas qe kane pa marre miliona dollare)

Ky eshte pushteti klientelist...

Add new comment