Vijon lufta e deklaratave CEZ-Qeveri: "Ne u kemi 1 miliard borxh ata na kanë 14 - thotë Dervishaj i METE

Ministria e Ekonomisë Tregtisë e Energjetikës i ka bërë thirrje CEZ të tërhiqet nga veprimi i ndërprerjes së energjisë elektrike për ujësjellësit debitorë duke e konsideruar veprimin e sotëm të CEZ si "të njëanshëm, të tejskajshëm dhe akt i paprecedentë që kompromenton rëndë sigurinë e qytetarit, publike dhe kombëtare".
Në një deklaratë për mediat zëvendësministri Dervishaj tha:
“Kërkojmë nga CEZ të reflektojë në mënyrë të menjëhershme dhe të terhiqet nga ky veprim i tejskajshëm, duke qenë se me qeverinë janë në negocim për problematikat nga mosfunksionimi profesional në përmbushje të detyrimeve. Ujësjellësat i detyrohen 1 miliardë lekë, kurse CEZ i detyrohet kompanive publike 14 miliardë lekësh, veprimi i sotëm përvec se është shkelje e parimit të përmbushjes së kontratës, nuk ka parasysh detyrimet reciproke që kanë kompanitë me njeri tjetrin. Qeveria do të marrë të gjitha masat që ka në dispozicion për të parandaluar agravimin e situatës, për t’i ofruar qytetarëve shërbimin që CEZ e ka marrë përsipër, që ky të mos shërbeje si kaos për tensione të panevojshme". A.N.
Comments
Qeveri e vdekur dhe e
<p>Qeveri e vdekur dhe e mbaruar, cdo gje e bejne gabim.</p>
Une nuk i besoj shqiptareve,
<p>Une nuk i besoj shqiptareve, por cekeve.</p><p>Keshtu ndodh kur problemet zgjidhen nga inkopetentet</p>
Po perse e ka kontraktuar
Po perse e ka kontraktuar qeveria CEZ-in? Cfare pret ajo nga qytetaret kur vete ndermarrjet e saj nuk paguajne? Apo keshtu duhet te funksionoje kushdo ne raport me shtetin e SL BRSH-s? Perse hakerrehen keshtu zyrtaret saliste? Ka gjykate ne Shqiperi, ka gjykate ne Strasburg.
Add new comment