"Vrasësve u është hapur mundësi për karrierë marramendëse në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament"

"Të gjithë ata persona që përbëjnë zinxhirin dhe hallkat e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata tek e tek? Patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e profesionale.
Logjika është e thjeshtë: nëse shteti, me segmentet e politikës në pushtet, pranon, nëpërmjet dekorimit të martirëve, të na i bëjë ata pjesë të vetëdijes sonë qytetare, atëherë, për të shmangur kontradiktën dhe pafytyrësinë duhet të ndëshkojë (apo të kishte ndëshkuar) të gjithë ata që çuan në vrasjen e këtyre martirëve.. ose së paku, pezullimin e këtyre vrasësve nga postet e rëndësishme shtetërore e publike. Përndryshe, standardi na del jo vetëm i dyfishtë, por kriminal, hipokrit e, rrjedhimisht, thellësisht fyes.. Përndryshe, vetë shteti po këmbëngul në dhënien e një shembulli të keq: të pranojë viktimat si martirë nga njëra anë, dhe njëkohësisht, t’u hapë mundësi për karrierë marramendëse vrasësve të tyre në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament... Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet.
Me sa duket, trashëgimia e komunizmit ndihet tërësisht e rehabilituar, e inkurajuar dhe e mbështetur për të bërë karrierë, përderisa vrasësit nderohen më shumë se viktimat e tyre, përderisa asnjë protestë nuk vjen nga fakti që këta kriminelë na imponojnë si “nder i kombit”, dhe ne me përunjësi duhet t’i pranojmë si pjesë të vetëdijes sonë qytetare..."
Pjesa e mësipërme është marë nga një opinion i Agron Tufës në të përditshmen Panorama me titull "Havzi Nela apo vrasesit e tij" dhe flet për Nelën, i cili u vra nga rregjimi në gusht 1988. "Vrasësve u është hapur mundësi për karrierë marramendëse në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament" - është thelbi i analizës së tij. Të drejtë ka. Edhe po të ndërronte emrat dhe datat, sërish të drejtë do kishte. (a.thano)
Pamja shoqeruese: Killed for freedom - Nga Medi Belortaja
Comments
Te drejte ka, por analiza

Te drejte ka, por analiza shkon me thelle se kaq: Vrasesve te Avni Rustemit dhe Bajram Currit po u ngrihen monumente dhe turpet e tyre po rishkruhen si bema shtetformuese. Per keta, ka ndonje gje per te thene qoftexhiu i Berishes?

Keqardhje per Nelen se ishte

Keqardhje per Nelen se ishte poet. Por autori i shkrimit, bashkekatundar i gjyqtarit qe la ne fuqi vendimin (z. F.Abdiu) edhe per kete ary duhet ta dinte se Nela u denua per vrasje e mbetun ne tentaive. Policit qe Nela qelloi me pistoleten qe mbante pa leje, iu pershku kafka prej plumbit. Z.Tufa e din se Nela nuk u denua se bente vjersha. A duhej denuar me vdekje? Une them se nuk duhej denuar. Jo se te tjere qe kane kry ate krim si ai nuk jane denuar me vdekje, por fakti qe edhe shkruante vjersha duhet ta kishte ndihmuar per ti fale jeten.

z.Tufa per te shkruar ato qe shkroi mund te merrte si shembull dik tjeter, pasi keshtu era e keqe ndihet me shume.

" Policit qe Nela qelloi me

" Policit qe Nela qelloi me pistoleten qe mbante pa leje, iu pershku kafka prej plumbit. "

Here e pare qe e degjoj , se keshtu na thuhet e verteta, gjysma -gjysma.

Normal se dhe vete mediat

Normal se dhe vete mediat jane bashkepunetore ne krimin e madh kunder shtetit dhe te drejtes ne Shqiperi ! Politika (perfshi gjithe varesine e saj , sahanlepiresit edhe mediat) demton interesat e nje kombi per qindra vjet te ardhshem ! E te mendosh se paguhen vetem me rroge , sa per buken e dites nje pjese e mire ! Shume e ulet !

Autori eshte vete nje nga ata

Autori eshte vete nje nga ata qe shesin moral pa moral ! Shoqeria vete ka balancen dhe matesin e saj qe nuk varet nga orekset e politikes apo apo regjimit politik dhe mediatik te radhes ! Peshorja e shoqerise nuk ndryshon ashtu sic ndryshon politika kurve ! Kjo eshte arsyeja e krizes identitare te shoqerise sone ! Ju kujtoni se "brohoritet" per kriminelet qofte te pushkes apo te mendjes dhe njerezit besojne vertete ? Jepuni shancin te shprehen lirshem dhe do te shikoni se dhe ju zoti autor do te rezultoni me kandar te trukuar !

Kur krijohet mjegull, mjegull

Kur krijohet mjegull, mjegull dhe mjegull dalin te dy te humbur dhe te fituar , si ujku dhe qengji...Pse ?! Dokumentat individuale ne proceset gjyqesore jane, 'emrat origjinale' te spiuneve nuk jane; po le te behen publike ato qe jane dhe njerezit te vleresojne e reagojne, madje te hapin dhe procese gjyqesore ndaj fajtoreve, qe as politika e as mediashkarravitesit te mos abuzojne me ndergjegjen qytetare, here duke bere viktimat fajtore dhe here fajtoret viktima...Dhe ne mbetemi ne medyshje per fatin tone, per historine tone, per te ardhmen tone. Mjegull, shume mjegull na eshte ulur mbi shpatulla me lageshtine e saj...dhe ne nuk shohim njeri tjetrin, nuk dallojme njeri tjetrin me figure e ze, por ja kepusim topthi, kot me kot pa adrese ' se vrasesit nderohen me shume se viktimat' ( ka plotesisht te drejte parimisht,por konkretisht...?!), ' (t)u hap mundesi per karriere maramendese vrasesve te tyre ne te gjitha nivelet e administrates deri ne Parlament...( ka plotesisht te drejte parimisht,por konkretisht...)...Artikuj te tille pa shembuj konkrete shtojne mjegullen ne mesin tone, shtojne abuzimet, hamendesimet, thashethemet, shtizat ne hava...dhe perseri mjegull...Si artikullshkruesi si politika tallen, dhe tallen shume ironikisht me teper me ata...qe kockat nen dhe nuk po u prehen rehat...

Kane kaluar mbi 20 vite demokraci dhe akoma nuk po drejtojme gishtin tek fajtori, por ne hava, ne mjegull...O njerez me zemra te plasaritura nga dhimbjet per te humburit padrejtesisht, levizni vet vendit e mos prisni...nga rrogetaret interesaxhinj qe u rrahin shpatullat ftohte e u recitojne disa fjali te mesuar permendesh ne mbremjen e meparshme...Keta e shtojne mjegullen...

Vertete dhe une e degjoj kete

Vertete dhe une e degjoj kete per here te pare. Tashme eshte marre si " given" qe Nela u vra per poezi/disidence. Jo se ky fakt i ri e ben nje vrasje me normale, por gjithsesi rrethanat ndryshojne shume. Do quhej nje krim ordiner nga nje poet.

@ matjani- apo kushdo qe ka ndonje link apo dokument, a ka mundesi te postoni me shume perreth kesaj. Jo se nuk besohet varinati juaj, [pa fakte ndelet vec nje opinion or version i pabaze] por duket paksa ekstreme qe askush ne Media, per mbi 20 vjet nuk e ka permendur kete fakt...ne qofte i vertete. Nese nje pjestar i forcave te Policise ka marre nje plumb ne kafke si nuk foli sot ai apo familjaret e tij? Jam kurioz te lexoj me shume ne kete pike.

Personalisht kam pasur rastin

Personalisht kam pasur rastin te lexoj te plote vendimin e gjykates se shkalles se pare disa vite me pare. Aty thuhej se i ndjeri Nelaj, pas krimit ndaj policit ishte arrestuar dhe dorezuar nga daja i tij, ne ate kohe kryertar i kooperatives (nuk jam i sigurt, sidoqofte daja ishte nje funksionar lokal). Dy ose tre vite me pas kam lexuar ne shtyp (ose g.Shqiptare ose Paroram) pjese nga vendimi dhe dy intervista. Njera ishte e policit qe i qe zbraz plumbi ne koke. Ai thoshte se nuk ishte ne gjak me fisin sepse ai kishte vepru ne emer te shtetit etj.

Me vjen keq qe nuk ju orjentoj dot ne nje link.

Add new comment