Fieri, deformim i vullnetit qytetar - thotë Topi dhe shton për Berishën: Humbi bashki pa fund, futi në lojë mekanizma të tjerë

Postuar në 15 Nëntor, 2012 16:33

Bamir Topi ishte i ftuar sot në mbrëmje në emisionin televiziv të gazetarit Sokol Balla dhe ndër të tjera foli edhe për çështjen e Fierit: “Ka një denatyrim të projeksionit elektoral në rrethe si Fieri... do të thotë që ka pasur një deformim të vullnetit qytertar dhe kjo nuk është normale” – tha ai dhe pyetjes “Cili është qëllimi, arsyeja e këtij deformimi?” iu përgjigj:

“Qëllimin kërkojani atij që e projektoi deformimin, por në analizë, në momentin kur pushteti humbet bashki pa fund, i referohem 8 majit 2011, fut në lojë mekanizma të tjerë që të kontrollojë bashkitë me Këshillat e Qarkut, prefektët, kryetarët e Këshilit të Qarkut dhe e shoqëron me ndryshime të akteve rregullatore, për të pasur kontroll mbi territorin...”

Në intervistë u prek edhe tema e përplasjeve me kryetaren e Kuvendit. “Ju pamë gjatë vizitës së Clinton në seancën parlamentare përkrah ish-presidentit Mejdani dhe Mojsiu. Ftesa për të marrë pjesë në atë seancë ju erdhi nga Protokolli i Shtetit apo nga protokolli i ambasadës amerikane?” – ishte pyetja e Ballës dhe Topi u përgjigj:

“Pa dyshim që nga ambasada amerikane.. Dhe duke njohur Kryetaren e Kuvendit, zonjën Topalli, nuk u habita aspak për diçka të tillë. Pati një telefonatë nga Protokolli i Kuvendit që rikonfirmonte formalisht ftesën, por gjithsesi kjo i atribuohet protokollit amerikan”.

Topi e ripreku sjelljen e Topallit edhe kur u pyet për incidentin e saj me deputetin Oketa. “Në jetën politike e institucionale të zonjës Topalli ka shumë momente të tilla. Kryetarja ka në kujtesën e vet institucionale dhe politike shumë sherre të kësaj natyre. E kotë të bësh krahasime, me Oketën që është një natyrë shumë e ekuilibruar dhe e respektuar”. (A.N.)

 

Intervista në version të shkruar:

http://gazetadita.al/qarku-i-fierit-topi-berisha-ka-deformua...

Comments

Submitted by drini (not verified) on

<p>Keto perplasjet e forcave politike ngjajne me shume me nje telenovele: ndodhi qe ndodhin vetem ne ekranin e tv-se dhe mbesin po aty. Ne jeten reale nuk ka asnje ndryshim ne menyren se si ato punojne ne terren. Prandaj dhe nuk eshte i keq Berisha: sepse nuk jane me te mire as kundershtaret e tyre. Perpara se te ndryshojne Berishen le te ndryshojne veten e tyre: le te behen me te mire se sa ai. Nuk eshte ndonje kenaqesi e madhe te nderrosh nje hajdut me nje tjeter: te pakten me hajdutin e vjeter jemi familjarizuar</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Avaz i vjeter ky per te na mbushur mendjen se nuk duhet ndryshim, se jemi mesuar me hajdutin e vjeter. Por ne te tjeret duam qytetari se na ka ardhur ne maje te hundes nga çeçenet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.