Në këta 100 vjet ka patur edhe momente të një ndriçimi të admirueshëm - thotë Rama në një shkrim në kosovaren Express

“Besoj që nuk është pa një domethënie, edhe pse rastësore, fakti që itinerari nis me një flamur shqiptar të ngritur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme nga Ded Gjoluli në Deçic të Malit të Zi dhe pastaj mbyllet me flamujt e fitores së madhe të pavarësisë së Kosovës. Në fakt, në këta 100 vjet të ekzistencës së vet shteti shqiptar i ka dëshmuar që të dyja ekstremet. Edhe momente të paaftësisë së plotë të klasës së vet politike, por edhe momente të një ndriçimi të admirueshëm dhe frymëzues për të ardhmen në sensin e aftësisë së shtet-formimit...”
Frazat e mësipërme janë shkëputur nga një shkrim me autor liderin e opozitës Rama në të përditshmen kosovare Express. Shkrimi mbyllet me një ftesë për reflektim “në të dy anët e kufirit”.
Shkruan Rama: Besoj është koha për të gjithë ne që të reflektojmë mbi shumë kohë të humbur në këto vite lirie në të dy anët e kufirit dhe të fitojmë kohën e humbur duke projektuar një sistem arsimor të përbashkët, të integruar. Kjo në mënyrë që ata që lindën vetëm nën një flamur në Shqipëri në flamurin e lirisë pas rënies së diktaturës, apo ata të cilët tanimë kanë hyrë në moshën e adoleshencës në Kosovë kanë lindur po ashtu nën një flamur lirie dhe jo nën flamurin e një fqinji që ishte imponuar si zot shtëpie, të mund të së bashku të ndërtojnë pikat e referimit në të ardhmen. (a.n.)
Rama i plotë:
Comments
Ky perben lajm ???

Ky perben lajm ???

Po per toc kuklle po shkrim

Po per toc kuklle po shkrim tek Express.

eshte fjala qe ka majtur kur i dhane cmimin e mirenjohjes nje Gjakove por hajdar gazetar

Kam rezerva shume te medha

Kam rezerva shume te medha per Ramen si politikan, por duhet pranuar se ne fushen e artit meriton komplimente per mendimet dhe menyres si i shpreh ato.

Add new comment