Dy opinionistë (kritikë të Berishës) shkruajnë se familjarë e miq u thonë: "Kujdes, se këta të vrasin"

Postuar në 14 Nëntor, 2012 04:10

Në dy shkrime të botuara sot në shtypin e ditës gjen njëkohësisht të njëjtën shqetësim të autorëve: u kanë thënë para botimit "mos se Sala të vret". Kjo, sepse në artikuj, në një mënyrë apo në një tjetër, shkruhet për fëmijët e Sali Berishës. Andi Kananaj ka botuar një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes DITA me titull Dinastia Xen, një lojë fjalësh që qartësohet në rreshtat e shkrimit, dhe ka të bëjë me Shkëlzen Berishën, të cilin me sa duket shkurt e thërrasin Zen ose Xen.

Shkruan Kananaj: "Sa po ja tregova titullin e shkrimit një kolegu, më tha gjysmë i buzëqeshur se do më vrisnin. Pastaj nuk qeshi më dhe tha se do më vrisnin i qetë duke refuzuar të ma lexonte shkrimin për të mirën time. Klima e terrorit qoftë dhe virtual që shoqëron është në kufijtë e psikozës kolektive. Mësymja e forcës në mendjet e qytetarëve duket se ka mbërritur nivele kritike. Nuk duhet më as që nderin tënd ta mbrosh në gjykatë. Është dordoleci i forcës që i mban të heshtur e të bindur të gjithë...'

I njëjti shqetësim i njëkohshëm, vihet re në një shkrim në TemA të Bledar Manes, i cili e nis me:
"...E tmerrshme! Sa herë dikujt i them që do nis të shkruaj për Doktorin ose familjarët e tij, pa mbarim vërshojnë këshillat dhe stepja. Kujdes, Sala nuk të fal kur e cenon te familja e tij. E ka të shenjtë, nuk ka njeri tjetër veç tyre. Nuk rreshtin pa përmendur të ndjerin Kosta Trebicka ose viktimat e pafajshme të 21 janarit 2011. -Mos u kruaj me “ata” se të qërojnë nga kjo botë dhe bëhesh për rahmet! Frika furfurit ngado duke nisur nga familjarët e mi e deri poshtë te shitësja e ushqimores së lagjes. Është krijuar një stereotip sa i makthshëm aq edhe qesharak..." (a.n.)

Opinioni i Kananaj:
http://gazetadita.al/dinastia-xen/
Opinioni i Mane:
http://www.gazetatema.net/web/2012/11/13/une-dhe-zeni-pa-das...
Në foto:
Andi Kananaj, perfaqesues ligjor i familjareve te viktimave te Gerdecit duke hyre ne Gjykaten e Larte (LSA)

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Ne fakt kane vdekur sh nga keta trimat qe kane guxuar te shkruajne :-)))

Submitted by hapi (not verified) on

Frika e ruan Berishen...

Berisha ka vrare boll dhe frika me e madhe e tij eshte ndonje vrasje ku ai do te dilte komandues persiper atyre te Gerdecit dhe 21 janarit. Ai e di mire se diktatura ka marre fund dhe e vetmja gje qe kerkon eshte te vdese jashte burgut dhe te siguroje qe pasuria e familjes te jete jashte shtetit.

Trebicka u vra sepse nuk foli, tha "Di dicka por nuk e them". Dhe e hoqen qafe para se te fliste. Dritan Prifti foli, nxorri dhe kaseten, dhe sot eshte si molla. Gazetaret dhe opionistet flasin dhe nuk kane perse te kene frike per sa kohe nuk mbajne sekrete por i thone. Per sa kohe do te vazhdojne te flasin nuk kane pse te kene frike, vetem nese fillojne te dijne por te mos flasin atehere duhet te kene frike.

Rekomandimet e kolegeve qe thone mos e shaj Berishen jane miope.

Se mos eshte vrare ndonje deputet i PS-se qe i ka permendur Saliut familjen ne parlament...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nuk është çudi

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Kaq keq erdhi puna?

Submitted by kadriu (not verified) on

i b ie qe te ishte vrare 1222229988777 here shoku mero baz e nja 123234567876543 shoku mustaf nan e nja 565432343 shoku andre stefoan e mijra here shalsi e bracja e tau ballo etjetj ushtri e pafund e te semurve me anti-berish ne se berisha do vriste. trebicken e vrau partia e tij. lirakun e dogji tufa me kurtin. ndrecen shqevi me shtjefnin.

lerini pallavrat e kanan tafili.

Submitted by Baku (not verified) on

Jo mor djema se Sala boll mut eshte po nuk eshte si Erdogani!

nuk i hyn ferre ne kambe kujt ne shqipni me shkru neper gazeta!

Sala ka taktiken e vet :" Ju hani mut me goje sa te doni e une do baj punen teme !"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.