Më mirë vdekje sesa…transfuzion gjaku

Postuar në 13 Nëntor, 2012 16:54

Ai quhet D.B., është një besimtar i bindur i “Dëshimtarëve të Jehovait”, dhe preferoi të vdiste sesa ti bënin një trasfuzion gjaku, akt i ndaluar nga feja e tij. Por për fat të mirë mjekët nuk ishin në një mendje dhe vendosën ta shpëtonin edhe kundër vullnetit të pacientit.

Ngjarja ndodhi në Torino, Itali, ku D.B., aksidentoi dorën në mënyrë të rëndë dhe u desh një ndërhyrje kirurgjikale për të rindërtuar gjymtyrën. Por burri refuzoi për plot 17 herë transfuzionet e domosdoshme, ndërkohë që mjekët, me lejën e prokurorit të zonës vazhduan punën e tyre. Pasi D.B. akuzoi mjekët për kurim me dhunë, avokati i njërit prej tyre, Fulvio Gianaria, shpjegoi që “alternativa për klientin tim do ishte një akuzë për vrasje me pëlqim.”

A mund të lejohet vetflijimi për bindje fetare? Me shumë gjasa mjekët nuk do kenë asnjë pasojë juridike. Por a është etike të shpëtosh nga vdekja një person që me vetëdije do të vdesi? (E.X.)

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Te qenurit injorant nuk perben arsye per ta lene tjetrin te vdese. E njejta gje me personat me aftesi te kufizuara mendore, duhet te mjekohen edhe nese mund ta refuzojne dicka te tille.

Submitted by Anonim (not verified) on

Te flasesh per dike pa qene kompetent eshte injorance. Ky artikull per mendimin tim eshte me tendence po ashtu si ato "vetevrasjet" qe na i serviret po ju te medias.

Keni degjuar ndonjehere per:  Conscience clause in health care. Keto faktikisht jane gjera te demokracise perendimore. Keto jane çeshtje qe kerkojne analize te thelle dhe jo thjesht "Fast News". Megjithate si thote ajo fjala "....karvani ecen perpara".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.