Vazhdojnë dorëheqjet në BBC

Në vazhdën e hetimeve për aferën e abuzimit seksual të një moderatori në BBC kanë dhënë dorëheqjen të hënën edhe dy funksionarë të lartë të BBC-së. Kryeredaktorja e lajmeve në BBC, Helen Boaden dhe zëvendësi i saj, Stephen Mitchell dorëzuan postet, raportuan BBC dhe Sky News të hënën. Që të dyve u është kërkuar dorëheqja për shkak të mospublikimit të informacioneve në rastin e moderatorit të njohur të ndarë nga jeta, Jimmy Savile, i cili sipas gjasave ka abuzuar seksualisht me qindra fëmijë. Emisioni "Newsnight" akuzohet se ka mbajtur në sirtar të dhëna të caktuara që implikonin Savile.
Stacioni prestigjoz mediatik BBC është tronditur në themelet e tij. Pas së shtunës në mbrëmje, kur dha ndërkohë dorëheqjen, drejtori i përgjithshëm i BBC-së, George Entswistle, janë shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të BBC-së, Chris Patten. Deputeti konservator, Philip Davis kërkoi dorëheqjen e Pattenit duke thënë se është e pamundur që Patten të qëndrojë. Re.Pu.
Comments
Ai Savile ishte nje pedofil i
<p>Ai Savile ishte nje pedofil i ndyre, por keta jane edhe me te ndyre akoma! Si mund ta dish nje gje te ketille dhe te mos flasesh? Meritojne vdekjen , jane po aq te neveritshem sa dhe ai plehra!</p>
Add new comment