A.Vasjari, kryeministrit: Statusi i vendit kandidat për në BE vlen më shumë se karrikja e kandidatit tuaj në Fier

Në shkrimin e tij të fundit, të publikuar si gjithnjë në të përditshmen Mapo, Arjan Vasjari i jep një ide kryeministrit me synimin që – këtë e thotë qysh në titull – “për statusin të mos vendoset në Fier”. Ai e sheh çështjen e Fierit si një gjë të koklavitur në pikëpamje politiko-juridike, por është i bindur se kryeministri, nëse e do statusin aq shumë, mund ta gjejë aty për aty një zgjidhje të situatës. Dhe këtë zgjidhje Vasjari e formulon kështu: “Në emër të rëndësisë jetike që ka për Shqipërinë e për shqiptarët marrja e statusit, rëndësi që e prezumojmë të tillë edhe për kryeministrin, ky i fundit le t’i kërkojë kandidatit të maxhorancës në qarkun e Fierit që të tërhiqet nga beteja juridike me kandidatin e majtë. Është një operacion me kosto zero. … Është një operacion që kryeministri e bëri me Ristanin muaj më parë, kur i kërkoi Ristanit (në heshtje, sigurisht) të tërhiqej nga posti i kreut të KQZ-së.”
Re.Pu.
Comments
A jeni ne vete apo s'jeni? Si

A jeni ne vete apo s'jeni? Si mund te detyrosh tjetrin te heqe dore nga nje e drejte kushtetuese per tu mbrojtur me ligj?

Ja po ju bej nje krahasim me te thjeshte qe shpjegon se ju ka ikur truri:

Nje X ka vrare Y. Ne salle te gjygjit familjaret e te vrarit bejne presion duke terrorrizuar cdo kend qe i akuzuari te heqe dore nga mbrojtja juridike per ceshtjen qe i ngarkohet. I akuzuari heq dore edhe pse eshte ne te drejten e tije kushtetuese e ligjore nga presioni dhe denohet ashtu sic e kerkojne familjaret e te vrarit.

E kuptuat absurditetin?

I rekomandoj provincializmit te lexoje pak se cdo te thote demokraci e shtet ligjor i te drejtave juridike!!!

Ironia behet me absurde sepse ky propozim provincialo-pyllzor vjen nga kampi Ramist qe bertet dita-dites te "respektohet ligji dhe e vendimi i gjykatave" ne nje kohe qe procesi eshte krejtesisht juridik dhe ankimimi eshte procedura me normale ...edhe ne diktaturat me te egra te mundshme(!)

Sa

Sa keq që akoma nuk po e kuptojmë që as Rama as Berisha nuk e duan integrimin , "Ujku mjegull do".

Stop komunisteve si puna jote

Stop komunisteve si puna jote qe s'dine se c'thone! Cfare ligji or ...., ate qe e perdor Berisha me ane te gjykatesve te tij kur i do qejfi.

Po lexoj komentin komunist

Po lexoj komentin komunist (per nga mentaliteti dhe kultura) e komentatorit stop Komunisteve. Nga padituria qe ka per te drejten futet ne nje krahasim qe vetem nje analfabet mund ta beje ate mes nje vrasesi dhe viktimes. Po ska faj se eshte kaq komunist ne kulturen e tij mbi ligjin sa krahasim te ndryshem nuk mund te bente. Problemi eshte tjeter. Ne Fier ka nje ngerc juridik qe as berisha nuk e mohon dhe as rama. Pra askush nuk ka te drejte ne kete moment. Diten e enjte eshte afati i fundit per te votur tre ligjet per statusin. Deri diten e enjte juridikisht cehstja nuk mund te zgjidhet. Atehere si t'ia bejme: te humbim statusin per fierin apo te leshojme fierin per statusin?Komunisti qe komenton,thote se duhet te mos leshojme fierin. Mire e ka se nje komunist nuk do fliste ndryshe. A duhet qe te heqe dore berisha apo rama? Meqenese berisha uleret se e do statusin shume me teper se gjithcka atehere le ta marre.Te terhiqet nga fieri. Po pse berisha dhe jo rama. Shume e thjeshte,sepse berisha ka marre gjithshka ne kete vend dhe fierin edhe mund ta leshoje. Autori thote se me vone ta provoje berisha dhe te beje mocion per te shkarkuar kryetarin e e socialisteve. Po ka shumicen si thote le ta marre po nderkohe kemi marre statusin. Ja kaq e thjeshte eshte. Per mos te folur per deklaraten qesharake te berishes se nuk bisedoj per vendime gjykatash. Per vendimet nuk bisedon por perse nuk i zbaton vendimet e gjykatava,ose zbaton vetem ato qe i interesojne. Ju kerkoj falje Respublica. Jo pse hyra ne nje debat po sepse hyra ne nje debat me nje komunist qe per tu shqyer gazit quhet stop Komunisteve. hahahaha

Add new comment