Turqia vendi i parë që burgos gazetarët në mbarë botën

Postuar në 11 Nëntor, 2012 14:10

Zëri i Amerikës boton sot një artikull kushtuar lirisë së medias në Turqi. Paradoksi qendron tek fakti që për shumë njerëz në Perëndim, Turqia është një dritë e demokracisë në Lindjen e Mesme ndërsa një raport i ri nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se Turqia është vendi kryesor që burgos gazetarët në mbarë botën, me 76 gazetarë të burgosur aktualisht, mijëra çështje penale të ngritura kundër tyre dhe të tjera që qarkullojnë në gjykata. Gazetarë turq që mbulojnë tema të debatueshme thonë se përballen me presionin e vazhdueshëm të ndjekjes penale.

"Sipas grupeve lokale, në fund të vitit të kaluar, kishte ndërmjet 3,000 dhe 5,000 raste të pazgjidhura - çështje penale - kundër gazetarëve për një shumëllojshmëri akuzash që shtrihen nga fyerjet për Turqinë e deri tek përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e një gjykimi" thotë për Z.A. Nina Ognianova, një analiste me Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve në Nju Jork.

Bashkimi Evropian thotë se ka shqetësime në rritje rreth lirisë së shtypit të cilat venë në rrezik anëtarësimin e Turqisë në BE. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gjithashtu shqetësim. Francis Ricciardone është ambasadori amerikan në Turqi, dhe ai shprehet se "ka një efekt trishtues. Ekziston një ndjenjë se mund të humbasësh punën nëse shkruan apo thua dicka në televizion, mund të kërcënohesh ose të shkosh në burg, apo të merresh në pyete nga autoritetet".

Jemi akoma duke folur për Turqinë. Por, pavarësisht ekspansionit të telenovelave, bizneseve dhe neo-otomanizmit në Ballkan, s’ka arsye që Shqipëria të zbulojë marifete të reja për të mbajtur nën zgjedhë shtypin. Fundja te ne, shtypi është i lirë dhe... i varur. Ne.Su.

Në foto: Protesta në Stamboll, kundër arrestimit të një gazetari

Comments

Submitted by Agim (not verified) on

Nese do te duhemi te jemi me korrekt me temen ne fjale,do te ishte mire,te jepnit  informacion se cfare lloji gazetaresh jane kete qe ndodhen nen hetim,dhe do te shihnit qe behet fjale per anetare aktive te grupimeve te jashteligjshme ''Ergenekon'' ,''Balyoz'' ku se bashku me keta ''gazetare''ndodhen nen hetim edhe rreth 80 ushtarak te larte ,midis te cileve edhe ish komandanti i pergjithshem i ushtrise turke.Akuza rreth tyre eshe e thjeshte :bashkepunim ne grup per tentative grusht shteti,dhe eleminim te rendit demokratik.Nese keni sado pak informacion per historine jo fort te larget te demokracise turke,nuk duhet te anashkaloni faktin e disa grusht-shteteve ushtarake ne periudha te ndryshme(ku ne njeren prej tyre u ekzekutua me varje ne litar kryeministri i zgjedhur ne rruge demokratike A.Menderes)dhe rolit teper negativ qe mbajti i ashtuquajtur shtypi i lire ...

Submitted by Baku (not verified) on

Turkofilia eshte e verber kur parashtrohet me argumente te tilla e mundohet te justifikohet "demokracia" turke!

Ne kodin penal turk,artikulli 301 parashikon denim per ata qe fyejne "turk-llekun".

Ne baze te ketij kodi famekeq eshte e ndaluar te flitet per gjenocidin armen (viktime gazetari Hrant Dink).

Ne baze te ketij kodi eshte derguar ne gjygj nobelisti Orhan Pamuk i cili nuk me duket qe ndonjehere ka cenuar rendin demokratik.

Fakti eshte qe Turkia a Turqia ka nevoje per nje demokraci te vertete.

Submitted by Hysen Hajdari (not verified) on

Bismilah, allahu ekbar. Sta gazetare qe jane kunder allahur duhen burgosur!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.