4 zonat e nxehta ku do të përcaktohet maxhoranca më 2013

Në një analizë për Shqip, Ylli Pata analizon 4 qarqet “e nxehta” siç i quan ai, ku arrihen numrat për qeverinë e re pas zgjedhjeve të 2013. Ai përkufizon si zona stabël Beratin (PS:4 PD:3 LSI:1), Dibrën (PS:2 PD:4), Durrësin (PS:5 PD:7 LSI:1) Gjirokastrën (PS:3 PD:2), Kukësin (PS:1 PD:3), Lezhën (PS:3 PD:4), Shkodrën (PS:4 PD:7), Vlorën (PS:7 PD:5). Katër qarqet ku do të luhet loja e që në versionin amerikan mund të quhen si ‘swing regions’ janë Tirana, Fieri, Elbasani, dhe Korça.
Në këtë kuadër, lufta e ashpërsuar për Qarkun e Fierit është e qartë: PD do të pengojë që opozita të avancojë në kuotën e 9 deputetëve në një bastion të vetin. Në Elbasan palët janë 7-7 me numër deputetësh dhe aty koalicioni i PS mori më shumë vota në zgjedhjet e fundit. Në Elbasan si edhe në Korçë një deputet do të japë diferencën. Edhe aty ka barazi në deputetë, ndërsa koalicioni i PS kishte 1000 vota më shumë.
Tirana është beteja kryesore pasi këtu do të luajnë fort dhe AK e Kreshnik Spahiut dhe FRD e Topit. PS pati një hendek sidomos prej Kamzës ku diferenca ishteme 6500 vota më 2009, diferencë kjo e shkurtuar në 2000 gjatë lokaleve. Dalja e Ramës nëpër fshatra synon pikërisht të kthejë votat e fshatit drejt koalicionit të vet, sqaron Pata. Ne.Su.
Comments
Besoj se edhe ne Shkoder dhe
Besoj se edhe ne Shkoder dhe Durres, PS do te mare nje deputet me shume. Indiciet e zgjedhjeve lokale, ne keto qarqe, flasin se PD, po humbet terren.
Ndersa Fieri, ka per ti dhene goditjen derrmuese, Sali Bej Rishes..
cfare analize mo

cfare analize mo derman.Snevojitet analize fare .Neper fshatra Sali berisha dhe klani i tij tribal i vjedhin votat

ne menyre te hapur (nen kercenimin e pistolit)

komisioneret qe marrin rryshfet

njerez qe votojne per ne emigrantet

eshte shume e thjeshte parandalo vjedhjen dhe Saliu shkon ne (DELETED)

regards

adriano

Add new comment