Tano Karidi dhe një batutë e doktorit

Mbyllet festivali i filmit shqiptar, i cili zhvillohet pas 6 vjetësh për shkak të prurjeve të pakta (para 90-s zhvillohej çdo dy vjet). Janë dhënë 15 çmime, nga të cilët filmi më i mirë u shpall “Lindje-Perëndim -Lindje”, i regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili e mori kupën nga duart e Presidentit të nderit të Festivalit, Robert Ndrenika.
Në një mbrëmje gala që mediat me dashamirësi e përcollën e shumta vetëm me fjalinë “pati dhe probleme teknike” çmimin e regjisorit më të mirë e rrëmbeu Bujar Alimani me filmin artistik “Amnistia”. Ndërsa si aktori dhe aktorja më e mirë e Festivalit të 13 të Filmit Shqiptar janë shpallur Fadil Hasa dhe Juli Bitri, së cilës i është dorëzuar çmimi nga aktori italian Remo Girone, aktori që ka luajtur Tano Karidin te seriali “Oktapodi”. Përveç intervistave të shumta, ai ishte i ftuar edhe te Zonë e Lirë e Arjan Çanit. Sipas Arjan Çanit, Kryeministri Berisha i paska ka thënë Remo Girones: “Tano Karidi, të falenderoj për luftën që ke bërë ndaj mafias”. Moderatori Çani e pyeti Gironen për të konfirmuar këtë batutë të Doktorit (“që është i paparë”). “Ndoshta jemi takuar në Siçili” tha duke qeshur Girone me një humor të sinqertë (por therës). K.C.
Comments
Sa i ngjan Ramizit ky
<p>Sa i ngjan Ramizit ky Girone...Me 1991 Ramizn Aaline e quanin ne disa qarqe italaine, edhe Tano Caridin e Shqiperise</p>
Add new comment