Një veprim i pamatur i Bashkisë së Vlorës

Si ka mundësi të shpallet “Qytetar Nderi” i Vlorës njeriu që në ’97-n i quajti vlonjatët “popull pa zot e pa flamur”?! E kam fjalën për akademikun nga Kosova, Rexhep Ferrin, piktor e poet, i cili është autor i vargjeve të mëposhtme: “Kemi urdhër ta harrojmë Atdheun/ Në Vlorë është plagosur edhe flamuri/ Armiku sofrën e gjeti shtruar”; “Ç’është kjo ligësi qyteti im i dashur/ Po m’u dashka prapë beteja e flamurit”; “Turp i zotit/ Bota u këput së qeshuri/ Shkuan edhe ëndrrat/ Na mbeti vetëm gjuha/ Pa zot pa flamur” e të tjera si këto (Shih librin: “Ndoshta ishte dashuri”, “Rilindja”, Prishtinë 1997, f. 287-289; këto poezi janë botuar edhe në Tiranë, në një botim të “Toenës” a “Onufrit” dhe mund të shihen e lexohen nga kushdo).
Si është e mundur që njeriu që shkroi këto vargje të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës, e për më tepër në Njëqindvjetorin e Pavarësisë, duke u vënë në një rang me I. Kadarenë e R. Qosjen?!
Çfarë kriteresh janë këto dhe përse kjo fyerje për qytetin e Flamurit e të Pavarësisë dhe për të gjithë ne!
Comments
Prof. ju keni te

Prof. ju keni te drejte.

Kryebashkiaku i Vlores duket i ka degjuar vetem emrin Rexhep Ferrit, si piktor e poet dhe ia ka selluar. Ka gjasa qe z.Gjika ta kete bere propozimin nen ndikimin e njerezve te Sali Berishes qe e rrethojne jo tinezisht, por me vullnetin e tij.

Kush e di se per ke e ka

Kush e di se per ke e ka patur ky AGUA a AGUSHI. Ja ka ngopur edhe ky si gjithe te tjeret.

Pastaj ku e kuptojme dot ne. Keta vjershetoret flasin me metafora. Ky e ka patur ndoshta me SALIiiiiN, pasi Ai ishte njeriu qe plagosi Vloren dhe Flamurin. Ehhh, keta poetet jane si EZOPI o Gimo, flasin me gjuhen e kafsheve, shpendeve etj...... Ne jemi shume poshte intelektualisht ti kuptojme dot keto qenie te larta vargjeshkruese.....

Une jam i bindur qe ky e ka patur vetem me SALIiiiin, as me CEZIN e as me VLOREN e as me popullin e saj aq me pak. Te pakten ne keto rreshta o Gim Vica gushellohemi e themi "MERRE SI TA MARRESH".

Po pse valle Qosja si ka qene me pare, a nuk ka qene me SALIiiiiN. Pastaj menjehere e kuptoi se cfare PJELLE ishte SALiiii dhe e beri LANET.

Keshtu eshte kjo pune, nganjehere vjen koha qe dekorohen te mire e te keqinj. E pe sot XHOZI qe dekoroi si partizanet ashtu edhe ballistet qe vrane dhe spiunuan partizanet. Jetojme ne kohe te cmendur GIMO, beja Hallall. Kur kemi nje te cmendur ne krye mos e vra trurin per keto. Mbase do te vije nje dite qe mos te degjojme te CMENDURIT dhe CMENDURIRA....

Jam dakort me ty mergimatari.

Jam dakort me ty mergimatari. Nga vargejt qe lexova mu duk se poeti po flet per shkaterimin e shpirtit patriotik, por zoteri le te mos e bejeme si u be me fishten, per te cilin ma u servir vetem vargu, " le ta dije gjithe bota mbare se Gjergj Fishta s'asht ma shqipetar!", pa na u dhene e tere vjersha pert tekuptuar se cfare donte te thoshte Fishta me kete varg to forte.

Edhe ti zoterote, Z. Agim po ben te njejten gje. Per ne te gjykojme se ti ke te drejte, ti duhet jo vetem te japesh vjershen ne fjale te plote por edhe vjersha te tjera te ketij poeti, qe te na bindesh per kete qe thua. Ju lutem hiqni dore nga keto metoda per te bindur te tjeret me stile te njeaneshme e me vargje te pjeseshme. Mjaft me keto gjera! Jepni informacion te plote qe njerezit ne menyre te pavaruru te gjykojne per mendimin qe jepni.

Pershendetje Amy, Keni shume

Pershendetje Amy,

Keni shume te drejte ne ato qe shkruani. Nderkohe dua te theksoj se vlonjatet jane teper te ndjeshem per qytetin e tyre dhe vlerat patriotike. Nderkohe jane edhe te ngritur intelektualisht te bejne vleresime te drejta. Nuk besoj se Bashkia do nderonte nje njeri qe ka dashur te ule Vloren.

Keni te drejte kur theksoni se per te vleresuar nje poet duhet lexuar shume per te. Gjithsesi edhe me aq sa lexova une vetem nga disa vargje, e shikoj ashtu sic e vleresoni ju, nje goditje per shpirtin shqiptar.....

Ne duhet te analizojme me pas se perse eshte shuar ky shpirt, kush eshte ai kriminel qe e ka vrare shpirtin shqiptar, por qe eshte perpjekur te vrase edhe Vloren. A ka Vlora ende fuqi si ne tere historine e saj te shtype dhe te hedhe ne koshin e llozhrave keta lloj banditesh politike dhe tradhetare te Shqiperise. Une them se PO, shpirti vlonjat nuk ka vdekur ende...., ndonese teper i lodhur...., ashtu sic eshte edhe shpirti shqiptar ne pergjithesi...

Poeti Agim Vinca ka

Poeti Agim Vinca ka plotesisht te drejte. Bashkia e Vlores sigurisht qe nuk ka informacion dhe nuk merret vesh se me cfare motivacioni i ka dhene titullin e larte.

Shume bukur thote Zoteria,

Shume bukur thote Zoteria, por kryebashkiaku i Vlores eshte (DELETED), tek i cili arsyetimi llogjik eshte ........... shqise e gjashte

Eshte bere mode tani qe

Eshte bere mode tani qe "figurat" e kombit nga Kosova dergojne agjentet e tyre neper bashkite e shqiperise dhe "me orientime nga lart e propozime nga poshte" na behen "qytetar nderi". I pari ne kete seri eshte Behgjet Pacolli qe u bë "q. nderi" ne Lezhe, Elmi Berisha ne Shengjin, e ky tipi tani ne Vlorë.

Eshte nje lloj katundarlliku dhe nuk ke se çfare ti besh:)

Ei Gim, kishe ti je ekspert

Ei Gim, kishe ti je ekspert per poezine, shihet se ke logjike femijesh. Vjersha ne fakt do te duhej t'i plotesoje kriteret tua, se eshte patriotike, si patriotizmi yt infantil, per shkak se ky poeti ne fakt po vajton per Vloren ne rremujen e 97-tes dhe Vlora e Shqiperia ishte per t'u qare atehere. Problemi eshte se kush shkruan keso vjershash ne kete shekull?! Nje patriot i rrejshem, si ai Qosja yt, qe e perçan popullin, ndersa eshte aq narcisoid sa ia ka andja te quhet baba i popullit! Te te rroje babai, o Agim, se s'ka kush te mbaje per dore pastaj!

O Kosovari i mirë e naiv, si

O Kosovari i mirë e naiv, si nuk po e sheh edhe një gjë tjetër te Agim Vinca: denoncimin! Ai po e denoncon Ferrin se paska qenë më Berishën, ndërsa tash pushteti socialist i Vlorës po e shpall qytetar nderi! A i takon ore burrë një poeti e kritiku letrar të bëjë diferencime politike, apo duhet të merret me vlerën artistike të vjershave?! Pastaj, edhe ky arkivi i Vincës nuk duket fort i pasherr - ta nxjerr vjershën e 97-es e të thotë: ja kush ke qenë! Kështu i arkivon ky poetët, kush është në anën e duhur, e kush jo?! Tash, në demokraci, kjo më nuk paraqet ndonjë rrezik të madh, por s'mund të mos pyesim: të ketë vepruar kështu ky Vinca edhe në kohën e komunizmit? E frikshme!

Add new comment