Obama rizgjidhet

Rezultatet paraprake tregojnë se Presidenti Barak Obama ka mundur rivalin e tij republikan Mit Romney. Obama falenderoi përkrahësit e tij që brohorisnin në fjalimin e tij në orët e para të mëngjesit në Çikago, duke u thënë se “detyra e për ta bërë bashkimin tonë edhe më të përkryer vazhdon”. Ai tha se “ne jemi në familje amerikane dhe ne biem dhe ngrihemi së bashku si një vend dhe si një popull”.
Obama falenderoi gjithashtu kundërshtarin e tij republikan Romney dhe kandidatin republikan për nënpresident Paul Ryan për një fushatë të fortë. Ai tha se megjithëse ai dhe zoti Romney kishin pikëpamje shumë të ndryshme për çështjet, ata të dy kanë një dashuri të madhe për vendin, - njofton VOA.
Pak para se të fliste Obama, Romney pranoi humbjen në një fjalim para përkrahësve të tij të zhgënjyer në Boston të Masaçusetsit, shteti ku ai ka qenë më pare guvernator. Ai e uroi presidentin Obama për fitoren dhe tha se shpresonte që në këtë moment që përbën sfidë për vendin, ai lutej që Presidenti të ishte i suksesshëm.
Sipas rezultateve të fundit paraprake nga zgjedhjet e djeshme, zoti Obama ka fituar 303 vota elektorale dhe zoti Romney 206. Një kandidati i duhen 270 vota për të fituar zgjedhjet.
Comments
fitoi obama dhe fitoi thelle
<p>fitoi obama dhe fitoi thelle madje. Ndaj nuk vihet kandidature milioneri, se populli i thjeshte nuk i ka qejf te pasurit</p><p>Romney nuk eshte i duhuri....Romney ishte skandal, ca thoshte sot nuk e thoshte neser --Njelloj si Sala</p>
Obama fitoi...Ne nje hotel te
<p>Obama fitoi...Ne nje hotel te shtrenjte te Tiranes pashe gjithe ata pushtetare e deputete qe jargaviteshin krah atij Arvizuse...ne pritje te 'gongut' per tu puthur per fitoren. Mos jane dhe me shtetesi amerikane keta politikanet tane ?!...Kur ka zgjedhje tek ne nuk i sheh kund si te fshehur ne 'tumane'...Shume 'jallane' kjo dynja...Obama fitoi...I fituar ish...Po une albanezi cfare fitova ?!...( Jashte bie shi, edhe ngjyrat jane gri...)</p>
Add new comment