Drejtori i Ujësjellësit flet për “nxitje dashurie”. Dhe një letër në ResPublica: Po na faturohet edhe jashtëqitja!

Postuar në 06 Nëntor, 2012 12:59

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi gjatë fjalës hapëse në “Konferencën vjetore të 12-të të Sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime” (në foto) - deklaroi sot se rëndësia e këtij takimi ka të bëjë me sensibilizimin për rëndësinë që duhet të ketë uji për njerëzimin, - shkruhet në agjensinë e lajmeve BalkanËeb.

Tha Dollapi sipas kësaj agjensie: “Ne nuk jemi magjistar dhe nuk mund t’i japim ujit ngjyrat kuq e zi, por jemi përpjekur të nxisim dashurinë. Delegatët do të trajtojnë temën me rëndësi jetike si të ruajmë burimet ujore për pirje, reduktimin e humbjes së ujit etj”.

Nuk kuptohet mirë nëse është ndonjë kunjë me aleancën kuqezi, aq më pak kuptohet çfarë do të thotë “të nxitësh dashurinë” në sektorin e ujit. Ndoshta duhet konsultuar fjalimi i plotë i drejtorit të UK.

Në Respublica ka ardhur sot një letër e nënshkruar Nazmi Qamili, Tiranë që ka të bëjë pikërisht me temën e ujit dhe që ngre pyetjen: “Po na faturohet edhe jashtëqitja?”. Shkruhet në letër:

“Lexova me vëmendje një shkrim me titull “Tarifa e Pastrimit futet tek Fatura e ujit”. Do të doja të shfaqja edhe unë disa mendime. Edhe mua fatura e ujit për Janarin më ka ardhur  mjaft e kripur: plot 1600 lekë megjithëse në shtëpi jemi vetëm dy persona. Si konsumator kam shfrytëzuar 8 m3 ujë të pijshëm aq aq më është faturuar. Por… Ç’kuptim ka zëri “largim i ujit të përdorur” me shumën 6.4 m3 x 11 lekë, e barabartë kjo me 85% të sasisë së përgjitshme të ujit të konsumuar, tashmë të paguar një herë ?!? Kësaj i bie si të thuash “t’ia rishesim vetes ujin e përdorur me çmimin e dytë, por paratë t’i marrë Ujësjellësi”. Bukur besa! Sa për “largimin e ujit të përdorur, ai rrjedh vetiu, pa asnjë ndërhyrje në kanalet e ndërtuara dekada më parë dhe nuk kemi parë dhe nuk po shohim ndonjë investim të veçantë në këtë drejtim. E nëse nuk ka investime apo kosto shtesë për shtetin, atëherë përse, pra, po na faturohet edhe jashtëqitja me TVSH??  Nuk ka dyshim që për këto marifete është në dijeni të plotë qeveria, por bën sikur nuk shesh e sikur nuk dëgjon. Madje na tërhiqet vëmendja që fatura është TITULL EKZEKUTIV. Dhe ec e fol po deshe. A bëhet luftë me qeverinë? Profecia e atij Usta Destanit që i thoshte djalit “Eh, sa ka zanati”. Ka lëshuar rrënjë të thella tashmë dhe po ngrihet lart e më lart. Po deri ku kështu?? Ku do arrijë?...” (a.n.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjersa kete vend e drejton jashteqitja, jashteqitja do te faturohet te uji.

Me ben pershtypje se si kryetaret e partive politike opozitare nuk ndalen seriozisht te uji apo te energjia.

Si eshte e mundur qe zona te tilla si Bathorja, Paskuqani, zona edhe brenda unazes se Tiranes etj., te mos paguajne ujin apo energjine? Apo mos ndoshta mendojne se kur te vijne ne pushtet, do te veprojne si PD-ja: vota ne kembim te faljes se ujit dhe energjise?

Botoji o Edi Rama disa dite me radhe ne gazeten "Zeri i Popullit" te gjithe emrat e atyre qe nuk e paguajne energjine elektrike dhe do te shohesh se ku del hesapi.

Provo o Edi Rama nje here te besh miting vetem me ata qe paguajne energjine elektrike, duke u paraqitur me libreza dhe do te shohesh se si do te jete gjendja.

Ose nuk doni, ose nuk dini. Per ne qe nuk jemi prane jush njesoj eshte.

Submitted by hapi (not verified) on

Të flasim drejt, pagesa për kanalizimet bëhet në çdo vend të qytetëruar (të paktën andej nga kam jetuar vetë).

Se çfarë bëhet pastaj me lekët që mblidhen, a investohen a shpërdorohen është punë tjetër.

Submitted by çentrale (not verified) on

ka te drejte qeveria dhe ju duhet te rrini gatu tu, te paguani pa vajtur afati dhe mos flisni me njerezit e tjere ne pallat por flisni vetem brenda shtepise.

dakort keshtu !

Submitted by f.d. (not verified) on

Cdo sherbim ka taksen e vet ( pavaresisht se trumbetohet per heqje taksash) . Pa paguar nuk ka sherbim

Ndersa per Dollapin dhe 'nxitjen e dashurise' m'u kujtua ky fragment jetesor,qe po deshet merreni dhe si anektode;

Ne shkallet e pallatit ndesh fqinjin perballe, i cili i ekzaltuar me drejtohet:

-Komshi, une jam me i lumtur se ti !

Une shtanga, u rrudhosa pak, e pashe me kureshtje pasi dhe muhabet shume nuk kishim dhe, edhe pse s'doja te reagoja me shpetoi me belbezim :

-Cfare ?!...Pse?!...

Ai tak-fak i ngrefosur :

-Epo une e kam komshine qytetar, kurse ti e ke fshatar...

I hodha nje veshtrim ironik nga koka tek kembet, ktheva shpatullat dhe nxitova shkalleve pa bezajtur...vecse duke medituar...per dashurine dhe lumturine...ne kohe krize...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.