E shef ti? Nuk na kish shkuar mendja që duhet vjelur...

Postuar në 06 Nëntor, 2012 09:28

“Nga 2007 e deri më sot jenë financuar rreth 9 mijë hektarë. Ky financim ka shërbyer si katalizator për të ndezur një ethe të ullirit, një pasion të madh për ullirin, që nuk ka ekzistuar kurrë në këto përmasa. Në qoftë se janë mbjellë me financime rreth 9 mijë hektarë, absolutisht, 3 - 4 herë më shumë janë mbjellë me iniciativën dhe pasionin qytetarëve shqiptarë, pasion dhe iniciativë që ka përfshirë të gjitha zonat e ullirit, jo vetëm në fshat, por edhe në qytete... Objektivi nuk është më 20 milionë rrënjë ulliri, por është 50 milionë rrënjë ulliri. Me 50 milionë ne shkojmë me këtë projekt afër maksimumit të kapaciteteve të mbjelljes së ullirit, i cili është në çdo aspekt floriri i mbitokës...”

Fjalitë janë marrë nga një fjalim i kryeministrit Berisha në një takim të sotëm, të cilin mediat e prezantojnë si “tryezë me prodhues të ullirit”. Aktiviteti me sa duket ka për qëllim politik të rivalizojë lëvizjet e shpeshtuara të opozitës javët e fundit në lëndën e bujqësisë. Vetëm se po të lexosh me vëmendje kronikën e faqes së Këshillit të Ministrave, rezulton se për të gjitha është menduar, përveç një gjëje:).

Shkruan KM duke cituar Berishën: “Mendoj se disa nga çështjet e shtruara janë jashtëzakonisht serioze dhe kërkojnë përgjigje të vendosur e të shpejtë. Zoti Panajoti, (drejtor i Qendrës së transferimit të Teknologjisë, Vlorë), shtroi çështjen e vjeljes së ullirit, e cila do të bëhet çdo vit e më e mprehtë. Në rast se ne nuk marrim masa konkrete do të shkojë drejt pamundësisë. Të jemi realistë, është e domosdoshme që ministria në projektet e saj të parashikojë detyrimisht komponentin vjelje. Siç parashikojmë ujitjen, duhet të parashikojmë dhe vjeljen”.

E shef ti? Nuk na kish shkuar mendja që duhet vjelur :) a.th.

Berisha i plotë mbi temën e ullirit:

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17266

Foto:

Berisha e Ruli gjatë takimit të sotëm (LSA)

Comments

Submitted by Po mer (not verified) on

I kanë varur ujkut mëlçinë në qafë.

Në ka person negativ Shqipëria ai e ka emrin Genc Ruli. Skuth zyrtar. Uriahip

Submitted by Roland (not verified) on

Po kot ja fut Sala dhe ju bashke me te.Dilni nje xhiro nga bregdeti dhe Ksamili te shikoni si I presin maloket ullinjte, nuk Kane IDE se cfare Eshte ulliri ,thjesht bjeri me sopate,prei deget mere ca kokra ullinje dhe mos pyet per vitin tjeter,dhe ky trapi jone kryeminister those mbollem Kaq e aq rrenje. Mbyll as te duash,nga njera ane mbjell ,nga tjeter a pret. C fituam????

Submitted by jehona sadiku (not verified) on

si batutat e nenprefekt fotaqit me kryetarin e bashkise se lushnjes, xhevon, po me duken. tamam koncert ne vitin '36, hahahahahahahaha!

Submitted by Stop Komunisteve! (not verified) on

Si nuk ju vjen zor per kete anti-shqiptarizem fanatik qe tregonime keto budallalleqe gazetareske? Ne vend qe te beni nje shkrim me titull: "a e do Edi Rama intergrimin?" duke ju referuar skizofrenise qe perseriti sot me kushtin me banal qe mund te egzistoje shkruani broskulla se kush do ti vjele ullinjt? Ullinjte do vilet sic vilen ne Greqi e Spanje per cdo vit. Me marokene e alvanitas qe nga Kosova e gjer ..kushdo te vije si emigrant sezonal!

Boll me kete skizofreni duke sulmuar Berishen edhe per miza...!

Submitted by Anonim (not verified) on

E nga dole o b....? Me se merresh vallë ti, perveçse me mitingje, drogë apo prostituta. Por mund te jesh edhe mesues ne gjimnaz me gjimnaz vetë, pasi femijet ne mitingje di ti nxjerresh. Idete e Sali Tropojës i zbaton per bukuri. Mund te jesh edhe edhe ....., por jo i afte te besh analiza. Mund te jesh edhe pritaxhi i kutive te votimit, por vetem demokrat jo. faleminderit që e lexove, nqs di te lexosh.

Submitted by hapi (not verified) on

Sa kam qesh!

Siç do të thoshte një komentues tjetër: Ti ha fasule dhe ik!

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Stop Komunisteve: Thuaji stop mendimeve te tua dhe Berishes komunist.

Submitted by engjell (not verified) on

Pse 50 milone ,e bejme 100 rrumbullak me qe eshte edhe 100 vjetori ::::

Ore ,po jane ne fiqir keta njerez qe hane nga xhepi ,goja dhe djersa jone qe ne fakt duhej te hanin nje tjeter gje nga populli .

Ata nuk dine sa njerez jemi dhe jane te sigurte se nuk do te dihet kurre se sa ullinj u moren ne dorezim sa u shtuan ,sa u prene dhe sa u mbollen vit pas viti ,prandaj parrallisin si e jema e Zeqos maje thanes  Me siguri keta flasin per ne Tropoje dhe Libohove se aty ku eshte vendi i ullirit nuk i la Enveri te benin "koqe ve" keta sharlatane

A e dini se kur jane ndare ullinjte e zones nga uji i Ftohte deri ne Radhime qe ishin mbjelle nga N.B.Rinia prej buzes se detit deri afer Shahsices nuk jane ndare me numurim por me "konsensus" parcela parcela me zaptim  ,A e dini se sot edhe vete "pronaret2 apo dhuratemarresit" nuk e dine as vete se sa rrenje kane ,aktualisht ka persona qe kane marre nga komisioni i ndarjes se tokes por kaane zaptuar edhe ne zonen e Jonufres jo me pak se 100 rrenje te pa inventarizuar apo te kushedi se kujt ! Eshte skandaloze si administrohet pasuria e te mjerit popull ,Jonufra eshte pushtuar si nje here ne nje kohe amerika ,dhe njerezit e rregullt me ligjin ,normat morale dhe zakonore po vijojne te neperkemben nga njerez qe gjejne mbeshtetje tek keta demagoge qe edhe letrat higjenike i interpretojne formulare statistikore me shifra qe mbushen premtimet boshe .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.