Shinasi Rama flet pёr Berishёn dhe pёrmend njё klan kriminal qё e quan "Trusti i Gështenjave të Tropojës"

Shinasi Rama ka dhёnё njё intervistё nё shtypin e sotёm, ku bёn njё analizё pesimsite tё situatёn nё Shqipёri dhe ndёr tё tjera flet pёr historinё politike tё Sali Berishёs duke folur edhe pёr njё "klan tё fuqishёm kriminal" tashmё tё konsoliduar me bazё nё Tropojё (vetё Rama ёshtё nga kjo zonё.
Thotё Rama: "Ka hyrë në politikë si një individ që duhej të kryente disa shërbime publike që i kërkonte momenti historik prej gjithsecilit që hyri në politikë në atë kapërcyell historik: ose me vullnet të tij, siç kemi hyrë unë dhe shokët e mi, ose i përdorur si vegël e sistemit, si hyri Sali Berisha. Detyra imediate kryesore e gjithkujt ishte shmangja e Luftës Civile dhe mbrojtja e interesave kombëtare e shtetërore... Për të mbijetuar në një luftë të egër politike, edhe sepse pala tjetër ishin një klan gjarpërinjsh, Saliu veproi ashtu si dinte dhe si ishte stërvitur prej tyre. Me një fjalë, doli nxënësi e shërbyesi i djallit më i zoti se vetë dreqi në punët e mallkuara... Në përpjekjen e tij për të mbijetuar, ai e kuptoi se e vetmja logjikë që funksiononte ishte mobilizimi i urrejtjes kundër klaneve të PS, shfrytëzimi i lidhjeve personale, kultivimi i ndasive familjare në nivel lokal, si dhe intensifikimi i përplasjes midis shqiptarëve. Kjo pati pasoja të rënda, mirëpo kështu bëhet edhe historia e popujve. Kështu Sali Berisha krijoi legjimitet dhe besnikëri të mjaftueshme, për të përdorur një shprehje katundare, “i futi në brazdë” mbështetësit që ka, duke krijuar edhe klanin e fuqishëm kriminal, atë që njihet si Trusti i Gështenjave të Tropojës. Mbajtja e pushtetit gjatë dy periudhave kritike e lejoi që të përdorte edhe burimet shtetërore për të mbajtur bashkë e në mbështetje të vet militantët, klientët, e mbështetësit e tjerë. Njerëzit nuk i mban bashkë dashuria por edhe urrejtja për tjetrin, si dhe interesi i ngushtë që kanë. Prandaj, ai kurrë nuk do të heqë dorë nga politika e përballjes dhe e konfrontimit me palën tjetër. Prandaj Sali Berisha, që si politikan është shumë i zoti, ka qenë dhe është duke punuar për vete dhe kundër interesave të shqiptarëve. Në këtë rrugë ai i ka larë duart me gjak dhe mban shumë përgjegjësi historike që do t’i faturohen atij dhe pasardhësve të tij..."
Shinasi Rama ka kritikuar ashpёr qёndrimin e medias nё Tiranё ndaj situatёs: "Paturpësia e degjenerimi i shtypit dhe i mjeteve të propagandës, shitja e shpirtit për një rrogë nga ana e zyrtarëve, zvetënimi dhe paaftësia për të përballur të keqen janë shenja simptomatike të një shoqërie që në dukje është e pashpresë, nuk sheh zgjidhje dhe që rreket të mbijetojë ashtu si mundet. Në këtë kontekst, vetëflijimi i Lirak Bejkos ishte një veprim që duhej të shtynte të gjithë shqiptarët që të reflektonin. Vdekja e tij ishte një moment kritik, sepse ky u vetëflijua me ndërgjegje të plotë. Mirëpo, askush nuk po reflekton. Edhe protesta e një grushti të përndjekurish politikë gjatë vizitës së sekretares amerikane të shtetit u mbyt me dhunë, dhe gazetarët u morën me kravatën pink të kryeministrit.." (A.N.)
Comments
E di Z. Rama mllefin tand dhe
<p>E di Z. Rama mllefin tand dhe mëdyshjen që ke pasë kur ike nga Berisha. Ndoshta të bren akoma kjo brengë, bëra mirë, nuk bëra mirë. Ti doje të ishe si shumë të tjerë, i parë, në pari. Duhet autobuzi i Feto Jucit që ecë në brinjë, kështu të gjithë janë të parët.</p>
Po malsori Shinasi ne cilin
<p>Po malsori Shinasi ne cilin trust ben pjese?</p>
Add new comment