Një turp i padëgjuar më parë në Shqipëri

Postuar në 05 Nëntor, 2012 23:13

Kemi dëgjuar shumë e shumë turpe në Shqipëri. Por mbrëmë dëgjuam një turp që s’ishte dëgjuar deri më sot. Drejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka (nënkuptoni Berisha) ka pranuar që ceronia mortore për të vetëflijuarin Lirak Bejko të zhvillohet në godinën e institutit, por ka vënë një kusht: Në homazhe, përveç Presidentit të Republikës, të mos jetë asnjë kryetar partie!!!

Ka patur raste gjatë diktaturës komuniste kur njerëz të caktuar vetëpërmbaheshin për të shkuar në ceremoninë mortore të dikujt për arsye politike, por s’ka ndodhur ndonjëherë që të thuhej publikisht se ca pranoheshin e ca nuk pranoheshin në një mort. Në traditën mijëvjeçare shqiptare, në mort i është hapur dera edhe hasmit. Pak a shumë këtë gjë u deklaroi mediave e shoqja e të ndjerit Bejko, pasi mori vesh për turpin që kish dalë nga goja e zëdhënësit të Berishës.
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Me kete fytyre qe ka ky, duket qe ka qene nje hafije burgu

Submitted by Kola (not verified) on

Po i le nje turp te pashlyeshem familjes se Mirakajve ky Simoni, ushtar i bindun i Sali Ram Serbit. Turp perjete Simon Mirakaj, e shite veten per nje pension.

Submitted by Genti (not verified) on

Ehhh, nuk eshte vetem Simon Miraka qe ben turpe te diktuara nga Berisha. Jane me mijera simoner nga media , spektakli, administrata, sporti, shoqeria civile, komunitetet fetare, gjyqesori, biznesi, etj.

Submitted by LORA (not verified) on

Te falnderoj,Genti,per saktesine e pohimit tend.

Submitted by drini (not verified) on

paska pase te drejte enver hoxha qe i ka kalbe ne burg shume prej ketyre

Submitted by racionali (not verified) on

Shume mire e ka Miraka.  Partite politike nuk kane aresye pse te bejne  homazhe me cilesine e partiakut  e te politikes. pavaresisht deshires se tyre diabolike  te perdorin vdekjen e dikujt per qellime  politike dhe elektorale.  Spekullon Zaloshnja kur thote  se  ndryshe nga  tradita  shqiptare  e varrimit u qenka ndaluar  disave te shkojne ne mort. Jo, ne mort  askush nuk te ndalon e nuk te lejon, pasi  sui generis  vdekja  dhe nderimi ndaj te vdekurit jane gjera me te shenjta se  politika  e qelbur  e cilitdo , qofte ky Berishe,  Rame  apo zaloshnje , mucnano e co. Le  te shkojne  ramat e berishat dhe  pasuesit e tyre, por me cilesine  e tyre njerezore dhe jo politike...mendoj se ky eshte thelbi i asaj qe  thote Miraka...

Submitted by Kola@aol.com (not verified) on

racio al je shume ...... si takon askujt ti diktoje te tjereve se cduhet te bejne ne e ceremoni private. kaq gje e di dhe lopa. Simonika qene spiun i sigurimit ne burgje. Dosjen e tije ka Berisha dhe i ushtron presiom qe te beje cdo gje qe ceremonia te kaloje ne heshtje. Gjithashtu ai shton percarjen midis te perndjekurve keshtu. shume shpejt do dali me jje teori te re ne perkrahje te perndjekurve per tu hedhur hi syve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.