Fate ish-kryeministrash (jo shqiptarë)

Ish-kryeministri i Ukrainës, Pavlo Lazarenko, i cili doli dje nga një burg në Kaliforni, tani ndodhet në paraburgimin e autoriteteve amerikane të emigracionit. Avokati i tij, Daniel Horowitz tha se ish-kryeministri është arrestuar menjëherë pas lëshimit nga burgu, ku qëndroi për më shumë se 8 vjet.
Lazarenko nuk ka vizë amerikane apo status të refugjatit politik. Zyrtarët amerikanë duhet të vendosin nëse Lazarenkos do t’i lejohet qëndrimi legal në SHBA apo ta largojnë në Ukrainë. Avokati i tij u tha mediave amerikane se Lazarenko fizikisht do të ishte i rrezikuar po të kthehej në Ukrainë.
Lazarenko, i cili ishte kryeministër i Ukrainës nga viti 1996 deri më 1997, iku për në SHBA në vitin 1999. Ai u shpall fajtor për pastrim parash, mashtrim dhe për zhvatje, në vitin 2004. Re.Pu.
Comments
Heqsh kemben zvarre edhe per
<p> Heqsh kemben zvarre edhe per kete tonin...</p>
Paska qene me leng pak ky
<p>Paska qene me leng pak ky limoni i Ukraines. Ky limoni jone ka leng akoma dhe ka te zottin te forte</p>
Add new comment