Detyra e udhëheqësve demokratikë

Jam e gëzuar që jam këtu dhe që kam mundësi për të folur para parlamentit të një Shqipërie të lumtur, të pavarur dhe demokratike. Është nder i madh, se sot bashkohem me ju, teksa festoni jubileun e 100-Vjetorit të Pavarësisë dhe kjo ka qenë një fitore e madhe për të cilën ju keni luftuar shumë.
Kur po vija me Topallin pashë fotografitë e paraardhësve tuaj dhe kaq shumë ka ndryshuar gjatë 100 vjetëve, por diçka që është kostante është që, SHBA-të kanë qenë dhe janë partnerët dhe miqtë tuaj. Lidhjet tona janë forcuar dhe shumëzuar dhe kjo nuk është vetëm midis qeverive, por edhe popujve tanë. Populli amerikan dhe ai shqiptar kanë të njëjtën aftësi për të treguar aftësi. Ju, sikurse ne, keni qenë të vendosur për të qenë të lire për të ndërtuar një demokraci të gjallë dhe ekonomi të lulëzuar dhe për të krijuar një të ardhme paqeje dhe oportuniteti për të gjithë. Jam shumë e lumtur për marrëdhëniet tona historike, si edhe jam mirënjohëse për kontributin e shqiptarëve në SHBA. Ata janë pjesë e qeverisë amerikane dhe kanë restorantet më të mira në botë.
Zoti President, është nder i madh që sot mora Urdhrin e Flamurit Kombëtar, do ta vlerësoj këtë për jetë. Ishte edhe një simbol tjetër i miqësisë së madhe midis nesh.
100 vjet më parë presidenti i SHBA-ve, Uillson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë dhe ndaloi copëtimin e këtij vendi në fund të Luftës I Botërore. Në dekada, presidentët amerikanë, demokratë dhe republikanë, kanë përkrahur me vendosmëri të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, jo vetëm këtu por në të gjithë rajonin.
Isha shumë e lumtur që bashkëshorti im krijoi fondacionin e sipërmarrjes për të sjellë investime në Shqipëri. Bush u bë presidenti i parë që viziton Shqipërinë dhe në 2009. Obama kishte kënaqësinë t’ju ftonte si anëtarët më të rinj të NATO-s. SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera.
Ky jubile nuk është vetëm për të kaluarën por edhe një synim për të ardhmen. Sot deputetët të zgjedhur nga populli angazhohen dhe diskutojnë në mënyrë të hapur në aktivitete që ishin të pamundura më parë. Shqiptarë dhe amerikanë nuk jemi asnjëherë të kënaqur dhe duam ta përmirësojmë sa më shumë jetën. Ju keni potencialin për t’u bërë një model jo vetëm për rajonin dhe Evropën por për të gjithë botën. SHBA kanë interes të madh për sistemin tuaj. Ne jo vetëm duam të shohim që marrëdhënia me ju të përmirësohet por duam që ju të zhvilloheni.
Ne e mbështesim plotësisht aspiratën e Shqipërisë për Evropën e Bashkuar. Kjo jo vetëm do t'ju forcojë ju, por do të jetë edhe më mirë për BE-në. Ne nuk kemi votë por do u flasim miqve për t’ju mbështetur.
Muajt që vijnë janë shumë kritikë, jo vetëm për ju por edhe për popullin tuaj. Si mikeshë shpresoj që të keni disa objektiva që ju t’i arrini dhe që janë shumë jetike. Së pari punoni që zgjedhjet tuaja të ardhshme të jenë të hapura dhe të balancuara. Kjo, që populli shqiptar të ketë besim te ju si udhëheqës dhe t’i dërgoni një sinjal të fortë BE-së që politika në Shqipëri funksionon. Unë e di që ju po punoni për një proces zgjedhor të suksesshëm.
Unë e di që se sa të vështira janë zgjedhjet politike dhe vota politike pasi kam marrë pjesë vetë. U bëj thirrje qytetarëve dhe jo vetëm udhëheqësve që të punojë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të suksesshme. Është e rëndësishme në të njëjtën kohë që konsolidimi i demokracisë kërkon jo vetëm zgjedhje por edhe rregullin e ligjit, institucione të forta dhe sistem juridik të paanshëm në mënyrë që qytetarët të na mbajnë ne udhëheqësve në përgjegjësi.
Bëra çdo gjë për të fituar në zgjedhjet e 2008, por ai (Obama) fitoi dhe më kërkoi mua që të isha Sekretare e Shtetit. Më pyesnin si ka mundësi që dy njerëz që kanë luftuar kaq shumë, të mund të punojnë të dy së bashku. Përgjigjja është e thjeshtë: të dy ne e duam vendin tonë. Shpresoj që edhe ju të gjeni rrugën për bashkëpunim të sinqertë. Ju vazhdoni të besoni tek vizioni juaj politik por interesi partiak duhet të vihet mbrapa interesave kombëtare dhe kjo është detyra e udhëheqësve demokratikë.
Këto zgjedhje janë thelbësore për konsolidimin e demokracisë së përhershme. Vetëm ju dhe vetëm ju mund t'ju përgjigjeni pyetjeve nëse Shqipëria do të vazhdojë qeverisjen e mirë, të vazhdojnë të fitojnë mirëbesimin e popullit duhet të lini mënjanë diferencat politike për të mirën e vendit dhe të mbështetni reformat. A do të luftoni korrupsionin? A do të punoni për të hyrë në BE si një rrugë për paqe afatgjatë? A do të vazhdoni të jeni një model për rajonin? Këto janë pyetje që unë nuk i kam përgjigjet por di vetëm pyetjet dhe kam besim tek ju.
SHBA- të ju mbështesin për vendimet e vështira që do të merrni. Ne jemi partneri juaj, Shqipëria dhe SHBA-të janë së bashku. Ne e dimë se çfarë bote duam për fëmijët tanë dhe brezat që vijnë. Tolerante dhe përfshirëse. Është detyrimi ynë që të japim rezultate për popujt tanë. Ju shikoj ju dhe shikoj të ardhmen. Besoj që ju do t’i kapërceni vështirësitë dhe do të merrni të gjitha mundësitë që shekulli ju ofron. Unë do të jem mbështetësja juaj. Nëse doni të shikoni demokraci të vërtetë, do ju them njerëzve shkoni në Shqipëri. Zoti ju bekoftë, Zoti bekoftë Shqipërinë.
*Nga fjala e Hillary Clinton sot në Parlamentin e Shqipërisë
Comments
What???!!!

What???!!!

Kjo qe ka thene sekretarja

Kjo qe ka thene sekretarja eshte nje gje shume e ulet. Shqiperia me demokraci te vertete?

Ptu

" Nëse doni të shikoni

" Nëse doni të shikoni demokraci të vërtetë, do ju them njerëzve shkoni në Shqipëri."

ZOT NA RUAJ!

lexova vetem fjaline e pare

lexova vetem fjaline e pare dhe e lashe.Pse,cfare kujtoni ju,se do vije gruaja e botes diplomate dhe do merret me breket e palara te Shqiperise?Domosdo ben takime"shume te ngrohta dhe miqesore..."i keput ndonje medalje Skenderbeu,ndonje shpate antike dhe ca vazo arkeologjike dhurate,ndonje fjalim ne Parlament,qe seriozisht i merr vetem Vjollca Vokshi dhe tamam nje lesh me qime si thote populli,rrezik Hillari edhe buken e ka marre me vete,se ndoshta mban diete.Isha ne nje dyqan dhe kur po blija ca gjera pashe Hillarin qe fliste ne parlament,por mu duk tepke si Jozefina,thashe une,qysh i paska lyer floket Jozefina bjonde(colpo di sole).Nga e folura nuk e dallova fare,se Jozefina flet nje gjuhe cakulli qe s'e merr vesh as buldozeri.Besoj do kete thene qe ne jemi ne rrugen e duhur por edhe pse makine pa timon rrotat i kemi drejt,se shoferin e kemi te dehur po shyqyr qe eshte fushe,se Edi eshte alamet cuni po ca si shume i gjate,se saliu e reciton anglishten me patosin e fatosave ne vjershen e famshme"xhaxhi enveri ne ballkon/gjithe fatosat i shikon/i shikon e i ka xhan/xhaxhi enveri tropojan".E lesh me qime pastaj deri sa te mbaroje gazi i bomboles.

E paske vene respublicken

E paske vene respublicken 100% ne sherbim te Hillarise Mustafa! Cne gjithe ky zell i papare?

Edhe ju te ResPublica-s po

Edhe ju te ResPublica-s po jepni vetem variantin e servirur dje nga censura qeveritare,(te pakten ju nuk thoni se po botoni tekstin e plote por "Nga fjala e zonjes Klinton",pra pjese te marra nga ai fjalim) pra variantin jo te plote e plot cungime,te cilit i mungojne sidomos ato pjeset "e nxehta" e me spec kur ajo fliste per zgjdhjet e lira e vecanerisht per korrupsionin si kancer i shoqerise sone,me rrezikun e kultures se pandeshkueshmerise se krimeve,vjedhjeve e shkeljeve, e cila "mbron udheheqesit e paafte e te pamorlashem",sic theksonte zonja Klinton ne fjalen e saj ne parlament.Ajo theksoi nder te tjera se kish ardhur aty per te percjelle nje mesazh per popullin:luftoni per zgjedhje te lira e kunder manipulimit te tyre;luftoni me voten tuaj te korruptuarit dhe krijoni kulturen e denueshmerise se plote te atyre qe prekin voten tuaj,ekonomine dhe pavaresine e vendi tuaj!

"Tema" on- line ka botuar sot tekstin e plote te fjalimit te Sekretares se Shtetit Klinton pa i hequr asnje presje.U rekomandoj bashkatdhetareve te mij ta lexojne te plote ate fjalim e te mesojne te vertetat e pa botuara,mesazhin e vertete te zonjes Klinton,sepse keshtu sic eshte dhene ne kete variant ai jo vetem qe nuk tregon zjarrin dhe pathosin e fuqishem te kesaj zonje te madhe e udheheqese teper te afte e te mencur, qellimin e vertete te kesaj vizite historike,por e paraqet ate si te ishte nje gje e shplare nga te gjitha ato te verteta qe ajo ua hodhi ne fytyre udheheqesve e politikaneve tane "te paafte e te pamorlshem", produkt i "kancerit" te shoqerise shqiptare,korrupsionit, ketij rreziku te madh,sic e theksoi ajo me force.

Zotit M. Nano: Moderatorit

Zotit M. Nano: Moderatorit tuaj nuk i pelqeu aspak komenti im mbi botimin e nje varianti te censuruar nga qeveria te fjalimit te zonjes Klinton ne parlament dhe e censuroi,ndonese ne komente kishte aq shume balte e debate aq te ndyra,si zakonisht nga komentatore qe shajne e i kundervihen si rrugecer njeri-jatrit.Une theksova se ndersa shume faqe on-line te gazetave te tjera e paraqisnin ate variant te cun guar si te plote,ResPublica te paken nenvizon: "Nga fjala e zonjes Klinton...".Une gjithashtu rekomandova qe variantin e plote te atij fjalimi mund ta lexojne tek gazata "Tema" on-line,e cila e botoi sot ne mengjez te plote ate fjalim( me duket se mbetet e vetmja faqe on-linne qe e boto n te plote ate fjalim) me mesazhet e vertet e te fuqishme te zonjes Klinton mbi rrezikun e "kancerit" te korrupsionit shqiptar qe" mbron udheheqesit e pafate e te pamoralshem" dhe krijon "kulturen e rrezikshme te mosndeshkueshmerise" se fajtorve dhe vjedhesve te votave,pasurive kombetare dhe te popullit,duke kercenuar seriozisht jo vetem ekonomine por edhe interesat e popullit dhe pavaresine e vendit.Ja per keto te verteta te medha e te rendesishme te mesazheve te zonjes Klinton beja fjale ne komentin tim mbi botimin e varianti te censuruar te fjales se zjarrte te zonjes Klinton qe ua leshoi si bombe mbi fytyra udheheqesve e politkikaneve paratiake ne ate parlament te inkriminuar!

Ende nuk po arrij ta kuptoj pse moderatori juaj nuk e botoi komentin tim.

Moderatorit;Nuk po kuptoj se

Moderatorit;Nuk po kuptoj se c'po ndodh me ju sot.Pasi nuk i publikuat per ore te tera komentet e mija mbi variantin e paplote te fjales se zonjes Klinton dhe nje tjeter mbi pyetjen e gazetari te ABC "Si nuk i gjend nje burre xhen til t'i mbante cadren zonjes Klinton",disa minuta pasi u nisa nje kritike direkte juve,i publikuat fet e fet te dyja komentet qe i kishit ndaluar,duke perfshire edhe kete te minutes se fundit me verejtjen time.Vertete eshte per t'u habitur!!!

Komentuesi Arbereshi

ARBERESH, ARSYEJA PSE NUK I

ARBERESH, ARSYEJA PSE NUK I PUBLIKUAM KOMENTET E TUA (POR EDHE TE TE TJEREVE) PER DISA ORE ISHTE SHUME E THJESHTE - MODERATORI NUK ISHTE PARA KOMPJUTERIT GJATE ATYRE OREVE ...

Flm per shpjegimin,por une u

Flm per shpjegimin,por une u nisa,gabimisht fet e fet,verejtjen time dhe me vjen rende qe ndodhi,por nuk me kish qelluar te kalonte kaq kohe pa publikim te komentit dhe botimi menjeher i tyre pas verejtjes.

Zonjen Ashton ku e 'humbi'

Zonjen Ashton ku e 'humbi' avioni ?!...

Add new comment