Për Berishën, disa mesazhe ishin të drejtpërdrejta e disa të tërthorta.

Postuar në 01 Nëntor, 2012 14:04

Vizita e Sekretares së Shtetit të SHBA-së në Shqipëri dha disa mesazhe – disa të drejtpërdrejta e disa të tërthorta. Për popullin shqiptar, mesazhi ishte aq i drejtëpërdrejtë sa më nuk mund të bëhej – SHBA ka qenë përkrah shqiptarëve në 100 vjetët e fundit dhe do të jetë përkrah tyre edhe për qindra vjet të tjera! Për opozitën mesazhi i drejtpërdrejtë ishte per bashkëpunim ne lidhje me reformat që ka kërkuar BE-ja. Ndërsa për Berishën, disa mesazhe ishin të drejtpërdrejta e disa të tërthorta.

Mesazhe të drejtpërdrejta për Berishën?

1 – Duhet të luftoni KORRUPSIONIN.

2 – Duhet të zhvilloni zgjedhje TRANSPARENTE E TË BALANCUARA. (Shënim: disa muaj më parë, Sekretarja e Shtetit Klinton i paraqiti Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës dhe, në përmbledhjen ekzekutive të raportit, e cila ka të koncentruar qendrimin politik të Departamenit të Shtetit, thuhet për Shqipërinë se “një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”.)

Mesazhe të tërthorta për Berishën:

1 – Takimi i veçantë me liderin e opozitës ishte si ai që kishte bërë James Baker në 1991, kur po binte regjimi komunist –  Madlaine Albright dhe Collin Powell nuk patën takime të veçanta me liderin e opozitës në vizitat shqiptare të viteve 2000 dhe 2003….

2 – Ambasada Amerikane në Tiranë, me rastin e vizitës së Sekretares së Shtetit Klinton, ftoi në Kuvendin e Shqipërisë (!!!) “puçistët” Bamir Topi e Ina Rama, si dhe “faqezinjtë” Kreshnik Spahiu e Myslym Pashaj… Dhe ata ishin ulur në lozhën e Kuvendit që ndodhet bash përballë vendit ku ulet Berisha...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Mustafa (not verified) on

MESAZHE TE DREJTPERDREJTA THOTE KY??!! MUA ME DUKEN MUHABETE KOTI PA BUKE. ASNJE NDRYSHIM NGA C'FARE ESHTE THENE PER DHJETRA VJET. SE SI U LUFTOKA KORRUPSIONI ME SALEN??? APO AI MUHABETI ZGJEDHJEVE QE S'KA BYTHE KU TE RRIJE FARE. ARVIZU-JA PERVESHI MENGET NE PALLAT TE SPORTIT NE DARKE, SALA JA VODHI ZGJEDHJET TE NESERMEN NE SABAH.

BJEME DHE NJE HERE PA TE SHOHESH!

C'DO POPULLKA QEVERINE QE MERITON!

MOS PRISNI HAJER NGA BOTA, SADO DASHAMIRE TE JEN ME NE.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Mire ben qe jep mesazhe te drejtperdrejta apo te terthorta qofshin, por fatkeqesisht Berisha dh kupola e tij kane treguar qe kur duan te marrin dicka e bejne me cdo kusht e pa pyetur njeri.

Submitted by Ilir (not verified) on

Saliu thote po po aty dhe harron shpejt....loz gjithmone me dy pale letra......njehere loz me "Destabilizimin e Shqiperise ne shkalle rajoni" dhe njehere i vjedh sy per sy......

Amerika na konsideron vend te pavarur keshtu qe si konsideron probleme te vetat.........keto mbeten probleme te brendshme......Prisni kur te vdes Saliu ( Ta therrasi i madhi Zot keshtu ka thene......)

Submitted by Dardan (not verified) on

SH.B.A se i interesoi vetem permbysja e pushtetit te popullit ose "komunizmit" si quhet ne gjuhen e re shqipe.  Persa i perket studimit te levizjeve te Klinton, fjaleve, qaendrimeve, ngjyres se shallit apo cadres, te japin pershtypjen sikur po lexon Enver Hoxhen "Shenime per Kinen" dhe Ismail Kadarene "Koncert ne fund te Dimrit"

Seicili perpiqet tu jape qendrimeve te natyrshme dhe fjaleve te natyrshme te Hillarit disa nenkuptime qe per mendimin tim jane paaftesi dhe pazotesi per te shpetuar nga detyrimi qytetar per te luftuar me guxime kunder roberise me te zeze te kopukeve berishian qe ka pare Toka jone gjate ketyre 2200 viteve te fundit.

Eshte e kuptushme qe levizjet majmunore dhe grimasat e lindura nga nje pasion i coroditur i Jozefines para sekretares amerikane te Shtetit, nuk jane aspak te pelqyeshme por kjo nuk do te thote se jane te bukura analizat e "spektatoreve" te teatrit kinez mbi levizjen e dragonjve dhe shenjave te tyre si dhe hungerrimet boshe dhe konkluzionet piramidale te prifterinjve egjiptiane.  Ne shqiptaret nuk duhet te perpiqemi te ndryshojme as te vertetat e kesaj bote dhe aq me pak te vertetat tona historike apot te diteve tona. Opo na u be presidenti amerikan sikur kishte ngjeshur jataganet dhe kukuret e shigjetave, luftoi e na i perzuri turqtit turravrap dhe si rrezultat  na dha pavarsine. Le te mos harrojme se  hartime te zjarrta u bene edhe per ushtrine turke dhe Sulltanin, per Ushtrine e Kuqe dhe Stalinin,  per ushtrine qindramilionshe kineze dhe Maocedunin.  Kurse sot kendohen hymne per Naton, ushtrine amerikane dhe Presidentet e USA s.  E, po kur do te vije ajo kohe qe te mos rendim si pordhamedhenj para popujve te tjere. Pse te tjeret nuk bejne nga keto budallaleqe?  Ata bejne aleanca, gjithmone pa demtuar interesat e tyre dhe nuk jargaviten e verviten si majmune qesharake  dhe te gezuar per nje cope banane qe u japin ne kopshtin zoologjik.

Submitted by gori (not verified) on

Ka dhe dy te tjera te terthorta:

Mungesa e konferences per shtyp me K.ministrin

Koha shume e shkurter qe shpenzoi me Berishen dhe Nishanin.

Submitted by J.S (not verified) on

Sikur te fliste ne nje lidhje te drejtperdrejt in Skype ose neprmjet televizionit do te ksihte te njejtin efekt dhe do ti kishte kursyer disa leke buxhetit, sepse keta tanet nuk dine te bejne ekonomi per tu dukur. Ajo ndoshta nuk kerkoi gje, edhe cadren e mbajti vete hehehe, por ne sa na vajti fatura???????

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.