Ne shqiptarët vijojmë të mbetemi më ballkanas se të gjithë ballkanasit – thotë Mustafa Nano

“Është tragjik, shumë tragjik, fakti që festimet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë po i bëjmë të ndarë më dysh, në Vlorë e në Tiranë. Është mënyra më e keqe për të festuar një datë e një ditë të tillë. Do duhej të jepnim një shenjë pjekurie në këtë 100-vjetor, do duhej të jepnim një provë, qoftë dhe të përkohshme, se jemi të shqetësuar për unitetin kombëtar para se të jemi të merakosur për tekat e egot personale, por edhe një herë tjetër është parapëlqyer rendja pas sjelljes sektare, si të donim të thoshim se qasja sektare ka qenë ajo që na ka dalluar në këto 100 vjet të historisë së Shqipërisë së pavarur. Kjo histori ka filluar me karfosjen mes Ismail Qemalit e Esad Toptanit, e ka vijuar me grindje të pafundme mes udhëheqësish politikë me frymëzime egocentrike e tribale, për të përfunduar te kjo festë e ndarë mes Tiranës e Vlorës, - shkruan Mustafa Nano në editorialin e sotëm në SHQIP.
Nano flet më pas për një sindromë të përçarjes që shpaloset sërish sot, ashtu si në fillim të shekullit të shkuar. “Nuk është vetëm sindroma e përçarjes që, në një vështrim esencialist të gjërave, ta bën Shqipërinë e këtyre kohëve jo shumë të ndryshme nga Shqipëria e Ismail Qemalit dhe e Esad Toptanit” – shkruan ai dhe më pas portretizon:
“Shqipëria mbetet, ashtu si në vitin 1912, vendi më i prapambetur në rajon. Dhe prapambetja ekonomike është ndoshta më e parëndësishmja në këtë diskutim. Bie në sy, mbi të gjitha, prapambetja politiko-kulturore, ose me terma më konkretë, natyra konservatore e reaksionare e shoqërisë (shoqërive) shqiptare, një lloj vështirësie për t’u familjarizuar me modernitetin, një përbuzje për botën e rregullave, ligjeve, institucioneve, shtetit, e rivalizimi i këtyre të fundit me qasje mujshare e kanunore, elitat me prerje e frymëzime provinciale, etj., etj. Sigurisht, ka një përmasë ballkanike në këtë prapambetje, por ne shqiptarët vijojmë të mbetemi më ballkanas se të gjithë ballkanasit...” - A.N.
Nano i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/11/01/100-vjet-pavaresi-s...
Foto Corbis:
Regjiment italian në Shqipëri gjatë Luftës Balkanike 1912
Comments
Fajin kryesor te percarjes se

Fajin kryesor te percarjes se festimeve e ka provinciali Edvin Rama. Sikur me te vertete na dha pavaresine Vlora! Ikni mer msoni historine.

Dhe shume probleme alla-ballkanike do zgjidheshin me zhdukjen perfundimtare te islamit qe na e lane mongolet turq qe per 5 shekuj nuk ndertuan as nje ure ne Shqiperi!

Injorant!!! Shpallja e

Injorant!!!

Shpallja e pavaresise u be ne Vlore, a po mos do te ndryshosh historine sipas modelit Berishist?????

Jo mo jo, pse ne Vlore u

Jo mo jo, pse ne Vlore u ngrit flamuri? Po si u arrit gjer aty? Ishin vlonjatet qe kontribuan me pushke e pene apo kryesisht Shqiperia e Veriut dhe trimat Kosovare?

Tosk jam edhe une po nuk deludohem si ju provincialet. Ju vertete ta shpifni, kollektiviste mburracake!

Ke te drejte Redon, Flamuri i

Ke te drejte Redon, Flamuri i Pamvaresise eshte ngritur ne Vucidol nga Sali Berisha dhe Jozefina Topalli. Ti e di historine ne te tjeret ja futim kot

keni shume te drejte z.

keni shume te drejte z. Mustafa. Ky 100 vjetor, duke i hedhur nje sy historise 100 vjecare, me teper te trishton se te mbush me krenari. 100 vjet e prap te fundit, prap tribale, shqiptaret nuk kane mesuar asgje nga historia

Ke te drejte Mustafa, jemi

Ke te drejte Mustafa, jemi popull tejet i prapambetur nga ana kulturore dhe sociale, ndryshe nuk do lejonim te udhehiqeshim nga kjo klase e shthurur politike.

opinioni pergjithesisht i

opinioni pergjithesisht i perhapur eshte se ne shqipot jemi te prapambetur dhe bejme c'eshte e mundur ta festojme me krenari kete prapambetje.Ne fakt une mendoj se ne shqiptaret pershtatemi shpejt me situaten dhe jemi te prirur pragmatisht te kapercejme situatat kritike.Kombe te tjera kane vuajtur me shume,psh serbet u treguan fare mesjetare gjate lufterave jugosllave(para 12-18 vjetesh),greket po tregohen pjeserisht edhe sot,po ashtu edhe kombe me te avancuara kane probleme te unitetit kombetar,si Belgjika psh,Italia,Spanja,etj.Pra,jemi nje popull qe ka probleme si gjithe kombet e tjera.Por kemi shtetare krahinore,te lidhur ne feudet e tyre,se ne fakt poltika eshte arti i te mundshmes,ndersa pushteterimi eshte rezultante e te famshmes moto imperiale te romakeve te lashte,"perca dhe sundo".Qe te sundosh duhet te percash,kjo eshte baza e nje pushteterimi te pakices,pra krijo grupime sa me te vogla,duke bere te pamundur unitetin e tyre.Une kam pare zona te Italise se Veriut te prapambetura nga ana kulturore,madje edhe sociale(nuk para e cajne koken shume per varferine e tjetrit),por kjo nuk do te thote qe per fajin e tyre zgjidhen shtetare te korruptuar.Perkundrazi,ne shqiptaret vijme nga nje diktature e eger,qe arriti deri ne zhdukjen totale te analfabetizmit.Me gjeni nje shqiptar 30 vjecar e siper qe nuk di te beje me mend disa mbledhje te thjeshta aritmetike dhe pjesetime e shumezime.Une kam hasur italiane qe nuk i dine as keto,pra nuk jemi keq ne nivel arsimor,nuk jemi keq as ne trashegimine e solidaritetit,psh kur vdes nje njeri vjen e gjithe lagja dhe hedhin biles leke,natyrisht me aq sa kane,por ne bote ky zakon nuk eshte i perhapur.Dmth leket hidhen si ndihmese dhe solidaritet,quaje si te duash.Mund te gjej plot zakone tonat qe po ti shikosh me optimizem kane mjaft ane pozitive.Asnje fqinj yni nuk eshte ne nivelin tone te varferise,se pergjithesisht shqiptaret jane bujare,solidare.Na duhet ca durim,se ne nje kohe te shkurter nuk behen dot te tera.Do ti lutesha autorit qe mekatet e klases teknokrate-politike te mos ia faturoje shoqerise shqiptare ne pergjithesi.Kam lexuar vjershe per keta teknokratet qe hane pilaf dhe kos ne lokalet me tym buze rruges dhe ia vene fajin per prapambetjen hallexhinjve,por ama porosisin prape pjaten e dyte me pilaf,se barku i tyre ngjan me sloganin e atij kryetarit te bashkise:"ti je i pari"...

Si nuk doli ndonje gazeter

Si nuk doli ndonje gazeter trim per ti thene gjera me emrin tyre? Pse nuk thone te verteten se kush i luan fijet e manekinit Berisha? Populllin nuk e pyet kush. E kane vetem per fasade demokratike. Te tjere jane ato qe numerojne votat dhe marrin vendimet. Berishen as nuk e solli dhe as nuk e mban ne pushtet populli. Dhe ato keshillat '' Vepro tani'' duken cinike

Ka shume gazetare qe i dine

Ka shume gazetare qe i dine me detaje makinacionet, por ne nje shtet tiran si shteti Shqiptar, te tilla gjera nuk thuhen...per arsye evidente.

Arma me e fuqishme qe ka egzistuar ndonjehere eshte populli. Por populli yne eshte nje arme e ndryshkur. Paaftesia per te ndryshuar eshte tejet shokuese.

Mustafa pse lodhesh kot, kur

Mustafa pse lodhesh kot, kur vjen nga Larg nje Sekretare Shteti dhe fillon dhe ben edukate morale kalamajve-rrugec te kopshtit me emer Albania, mos u zini, mos vidhni duajeni shokun, duajeni atdheun ........mbaj mend se keto mi thoshte mesuesja kur isha ne klasen e pare fillore.........

Add new comment