Hillari Clinton në Tiranë (nuk u gjend një burrë t'i mbajë atë çadër? - pyet spikeri i ABC News)

Postuar në 01 Nëntor, 2012 04:37

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbërriti në aeroportin Nënë Tereza, ne Rinas, pak pas orës 10.30 minuta, për një vizitë disaorëshe në Tiranë. Aktualisht eskorta e zonjës Clinton ka mberritur ne Pallatin e Brigadave.

Ne takimin me Presidentin Bujar Nishani, Clinton do të marrë edhe dekoratën më të lartë, atë të Urdhërit të Flamurit (më parë këtë dekoratë e ka marrë bashkëshorti i saj, Bill Clinton dhe ish-presidenti tjetër amerikan, George W. Bush).

Pas takimit me kreun e shtetit, zonja Clinton do të ketë një takim në Kryeministri me Kryeministrin Sali Berisha. Në mesditë sekretarja amerikane e Shtetit do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare.

Pas kësaj, zonja Clinton do të ketë ndalesën e fundit në hotel Sheraton, ku do të takohet me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj. Me pas Clinton do te largohet nga Tirana drejt Zagrebit.

Tirana është gdhirë sot nën rrehjet e dendura të shiut. Pamjet e mberritjes së znj.Clinton të transmentuara nga ABC News treguan sekretaren e shtetit të zbriste nga avioni. Në njërën dorë mbante vetë çadrën - ("nuk u gjend një burrë ta mbajë atë çadër" - komentoi moderatori i studios së ABC), - tjetrën e shtrëngoi së pari me ambasadorin Arvizu dhe më pas me ministrin e jashtëm Panariti, të cilët e prisnin në fund të shkallëve. A.N.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

C'fare pyetje e parespekt? Shiko fotot e vizites ne Bosnje. Ajo e mban vete cadren.

Submitted by raimondi (not verified) on

Shume mire thote gazetari i ANC-se.

Si nuk u gjet nje mashkull te tregohej xhentil e te  mbante cadren ?

Submitted by Thok (not verified) on

Televizioni i Sonilës?

Nuk ka mundësi. :P

Po një pyetje kam unë : pse i kushtoni kaq rëndësi një televizioni që është i deklaruar hapur si i familjes Berisha?

Submitted by Genti (not verified) on

Znj. Clinton e kreu dje viziten ne Kroaci, sonte shkon per t'u furnizuar me benzine ne Zagreb ?

Submitted by f.d. (not verified) on

U gjete nje burre , u gjete ai lart , Berisha ...vecse nuk i mbajti cadren...por pardesyne ! Xhentilese ?! ( Dikush i ka keshilluar verejtjen e bere nga moderatori i tv A-hB-erC-er...)

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Nuk janë të pjerdhur nga komunizmi të gjithë si këta palacot e politikës shqiptare, që na bëjnë si big bosa... Udhëheqësit Perëndimorë janë më praktikë dhe pa tangërdhik - Hillary mban cadrën dhe fshin dorën për pallto, natyrshëm, kurse kokë-qepa Panariti paguan edhe një person nga pas, t'i mbajë edhe cadrën...

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Nje gjegje per pyetjen "Nuk u gjend nje burre t'i mbaje ombrellen zonjes Klinton?":

Sekretarja Amerikane e Shtetit,zonja H.Klinton,erdhi ne Shqiperi. me mesazhe.Te medhate ajo i hodhi si bombe ne sallen e parlamentit shqiptar,kur i telendisi keq "burr..rrr...rrat" dhe "zonjat" shqiptare,udheheqesit e politikanet shqiptare, qe i quajti "udheheqes e politikane te paafte e te pamoralshem" dhe korrupsionin e tyre galopant si "kanceri" i rrezikshem qe po gryen nga brenda shoqerine shqiptare dhe po rrezikon te ardhmen dhe pavaresine e ketij vendi.

Por le t'i kthehemi  pamjeve tek shkallet e avionit qe solli zonjen H.Klinton ne Tirane. Ajo ombrella "e zeze" qe mbante ajo ne dore, ia "zbardhte" faqen asaj gruaje shteti,qe lartesohet me kilometra mbi burrecet tane.Edhe me mbajtjen e ombrelles ne doren e saj ajo jepte nje mesazh:thjeshtesine,mungesen e plote te vanitetit te nje "udheheqesi apo mbreti' qe ia mbajne ombrellen ne shi e ne diell,sic ndodh tek ne,e sic e tregonin pamjet e TV dhe fotot prane shkalleve te avionit,ku zotrinjve udheheqes shqiptare("burr....rr...rrat" shqiptare) u mbanin  ombrellen yes-menet e tyre,te cilet i perdorin si sherbetore.Ajo tregoi qarte edhe kulturen dhe imazhin e nje udheheqesi amerikan plot dinjitet jo vetem ne pune por edhe ne sjelljet dhe menyren e te mbajturit e te buzeqeshjes ne publik.Nje sjellje e tille plot dinjitet e kulture reflektohet jo vetem tek udheheqesit e personalitetet amerikane te te gjitha fushave te jetes por edhe tek amerikani ose amerikanja me e thjeshte.Pra te mos habiten njerezit qe zonjes Klinton nuk i doli ne krah nje "burrrrre" xhentil qe t'ia mbante ombrellen !

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Moderatorit(Per dijeni zotit M.Nano)Edhe ketu,ne rastin e ketij artikulli,verej qe e keni censuruar komentin tim.Po habitem me qendrimin tuaj ndaj komenteve kritike te derguara nga une.Paskeni filluar censurimin  per te mbrojtur qeveritaret dhe udheheqesit e korruptuar te te dy kraheve.Mos e kini ngrene edhe ju ndonje luge nga ajo "corba e prishur" e mbeshtetjes preferenciale financiare te qeverise?!!!

Ju te "Respublikes" ankoheni qe lexuesit ju dergojne(e ju prap se prap i botoni) ato komentet vulgare plot sharje e sulme te ulta,qe i shoh edhe ne kete rast te botuara nga ju, dhe censuroni shkrime kritike apo me verejtje qe ju dergojne komentues si une.Kjo nuk eshte aspak serioze.Here tjeter do t'i kopjoj shkrimet qe ju dergoj juve dhe nje kopje do t'ua dergoj faqeve te tjera on-line me shenimin "censuruar nga moderatoret e 'ResPublica-s' ".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.