Klinton nesër në Shqipëri... Në Tiranë po ngrihet (brenda natës së sotme) busti i Uillsonit

Postuar në 31 Tetor, 2012 10:10

E dini sheshin Uillson në Tiranë? Ndodhet në hyrje të ish-Bllokut, një rrethrrotullim shumë i rrahur nga makina dhe këmbësorë. Në mes të sheshit ndodhet një lulishte e vogël në formë rrethi. Sot ka qenë e pamundur të kaloje. Makina policie dhe kamionë me inerte kishin zënë gjysmën e sipërfaqes. Kurioziteti i banorëve dhe kalimtarëve u shua shpejt. Po ngrihet një...bust. “Dhe duhet të mbarojë patjetër sonte” – dëgjohet t’i thotë i stresuar një nga punëtorët, shitëses së gazetave në cep të sheshit. Një vështrim mes turmës së punëtorëve që ulërisnin dhe përplasesish me njëri tjetrin  në stres, të bën të kuptosh edhe kujt do t’i vendoset busti. Në një bazament të ngritur brenda ditës, lexohet emri i presidentit të 28-të të SHBA-ve. Busti duhet të jetë nesër gati me ardhjen e sekretares së shtetit Klinton. Me sa duket ideja ka qenë e “minutave të fundit”.

Sipas një axhende ende të papublikuar zyrtarisht, Klinton mbërrin në aeroportin e Rinasit rreth orës 10:00 të mëngjesit. “Rrugëtimi i saj drejt kryeqytetit do të shoqërohet nga qindra policë shqiptarë dhe agjentë sigurie amerikanë, që do të blindojnë jo vetëm rrugën, por edhe pjesën më të madhe të Tiranës”, - raporton Ora Neës. Sipas burimeve, pritet që autostrada Tiranë-Durrës të bllokohet për disa minuta, ndërkohë, të bllokuara gjatë ditës së nesërme do të jenë edhe një sërë aksesh rrugore në Tiranë, që të çojnë drejt institucioneve shtetërore ku Klinton do të zhvillojë takime.

Sekretarja amerikane e Shtetit pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Berisha në kryeministri, dhe më pas do të shkojë në presidencë, ku do të pritet nga presidenti Bujar Nishani. Axhenda parasheh dhe një takim me kryesocialistin Rama, që pritet të mbahet në ambjentet e Hotel Sheraton. Ndërkohë pritet që Sekretarja amerikane e Shtetit Klinton të mos flasë pas takimeve me krerët e shtetit, por do të japë mesazhet e SHBA për politikën shqiptare vetëm gjatë fjalimit të parashikuar dhe të konfirmuar që do të mbajë në Parlamentin e Shqipërisë. A.N.

Foto LSA: Punonjës të Bashkisë duke mbjellë lule sot përpara Kryeministrisë me rastin e vizitës së H.Clinton

Comments

Submitted by perralle nga e ... (not verified) on

Me fal, ku ndryshojne keto grate qe shihen ne foto nga ato te komunaleve te famshme te "shekullit" te kaluar ? Rrofte Salistani!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ku tjeter, veprohet me te njejtin mentalitet te kohes, kur pritej Hrushovi apo Cu En Lai....

Submitted by matiani (not verified) on

Sa qesharake e kemi qeverine, o Zot! Servile e peshtire. Shajme qeverine komuniste se ngriti bustin e Stalinit, mire bejme, ndonese nuk e ngriti brenda nates.

Ky Ujllosoni meriton te nderohet per aq sa ka be (nuk pranoi qe Korcen ta merrte greku, por pranoi qe Gjirokastren ta gezonte Greqia), por pse duhet te ngrihet busti brenda nates, a mendon marroku qe kemi per kie se keshtu zonja Klinton do ta levdoje?

Marret e Sales  na turperojne te gjitheve.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Njesoj si Enveri, te punojme te gjithe se bashku dhe ta mbarojme bustin ne kohe. Turp, cfare turpi! Kjo qeveri ka rene shume poshte, me te vertete shume poshte.

Submitted by 1444 (not verified) on

o Muc,lajmet qe publikon i verifikon njehere,apo i mer si te mireqena!?Jo per ndonje gje,por ai bazamenti qe ti thua u ngrit sot brenda dites, ka nja 4-5 dite aty,edhe lulet tek rrethrrotullimi jane disa ditore...ti thua "i minutes se fundit",ndonjehre edhe ti ja fut po***s....

Submitted by Thok (not verified) on

Paraja ngre ujin përpjetë ose e bën ujin mullar.

I dashur botues i kësaj faqeje,

gjej mundësinë dhe spjegoi ambasadorit amerikan ( kur ta kesh mundësinë ) se çfarë nënkuptojmë ne shqiptarët me bërje të ujit mullar. E kam fjalën që kjo vizitë e minutës së fundit i kushton shumë shqiptarëve të Shqipërisë.

Zonja Klinton po shkon në selinë nga ku mercenarët e Berishës vranë 4  protestues paqësorë që lanë jetimë 8 femijë.

Zoti është i madh gjithsesi !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.