Para apo liri?

Postuar në 31 Tetor, 2012 11:12

Protagonistët e kësaj historie janë dy vende të largëta që në pamje të parë s’kanë asgjë të përbashkët. Nga një anë Spanja, i sëmuri më i rrezikshëm i Europës (pas Greqisë), ku papunësia arrin në 25% (rekord absolut në eurozonë). Nga ana tjetër Arabia Saudite: kombi i ulur mbi një minierë me ar të zi, por ku feja islame është në shumë aspekte ligj shteti.

Arabia Saudite ka ofruar për infermieret spanjolle 100 mijë vende pune me një super kontrate: 3.500 euro në muaj, fluturimi vajtje ardhje i paguar, ushqim gratis, hotel gratis dhe jo më pak se 54 ditë pushime në vit. Kush mendon se kjo është një ofertë që nuk mund të refuzohet, e ka gabim.

Shpjegon Amaia Ibarrola, e cila prej një viti punon në King Faisal Specialist Hospital ne Riad: “Këtu jeta sociale është e mohuar. Duhet të mbajmë veshur gjithmonë “abayan”, që mbulon nga qafa deri tek këmbët, me jihab në kokë. Nuk mund të duken as krahët dhe as gjunjët, as mund të vishen xhinse apo rroba të ngushta. Por nuk mbaron me kaq: nuk mund të ngasim makinën dhe as të flasim me burra. Mutawa, policia fetare, na ndjek kudo.”

“Për këto arsye, - shpjegon Maximo Gonzalez Jurado, presidenti i sindakatës së infermierëve – oferta arabe nuk ka patur sukses në Spanjë. Trajtimi i grave në ato zona është diskriminues.” (E.X.)

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Le t'ja bejne infermiereve shqiptare kete oferte. Do te rrinin atje 5 vjet, me nga 40 mije euro ne vit, 200 mije euro. Do te duronin pa ber hic dashuri...

Submitted by Arlind (not verified) on

<p>Sipas vendit behet kuvendi. Nese muslimanet (femrat) ankohen per &#39;&#39;diskriminim&#39;&#39; ne Evrope se nuk i lejojne te mbajne shamine ne koke ne pune dhe shkolle, edhe te krishteret ja nisin te ankohen per &#39;&#39;diskriminim&#39;&#39; ne vendet Arabe te gjirit Persik sepse nuk i lene qe te zbulohen. Atehere kush eshte avancim? Lakuriqesia apo mbulesa? Dhe sa per shoferimin e makines, nuk besoj se keto infermiere nuk kane sherbim, cdo punetor ne keto vende ka te perfshire ne kontrate edhe transportin. Jane mbi 20 000 infermiere nga Mbreteria Britanike qe punojne prej kohesh ne A Saudite.</p>

Submitted by Student (not verified) on

<p>Cfare injorance!!! A thua se liria eshte veshja e xhinseve dhe nxjerrja e gjunjeve jashte...pff...kesaj i thone tamam &quot;edhe dhi e zgjebosur edhe bishti perpjete&quot;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>si gjithmone respublica ne gjurmim te lajmeve &quot;te cuditshme&quot; qe kundershtojne boten moderne dhe mundesisht islamike!</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.