Koeficientët e basteve për Obamën dhe Romney-n

Postuar në 31 Tetor, 2012 06:44

Koeficientët e basteve nënkuptojnë gjasa më të mëdha për fitoren e Obamës në garën presidenciale me Romney-n. Kështu, kompania ndërkombëtare BetFair (http://sports.betfair.com/en-gb/politics-2378961/us-politics/2012-presidential-election-2012-11-06/next-president-market-1.21311313/sp/?exp=e ) ka aktualisht një koeficient 1.41 për fitoren e Obamës dhe një koeficient 3.4 për fitoren e Romney-t. Ndërsa në bursën e parashikimeve InTrade (http://www.intrade.com/v4/markets/contract/?contractId=743474 ), një aksion për fitoren e Obamës kushton  6.54 dollarë. Gjë që do të thotë se probabailiteti i fitores së Obamës, që kanë parasysh ata që luajnë në këtë bursë, është 64.5%.

Në të dyja rastet, basti vihet mbi verdiktin përfundimtar, pavarësisht zgjatjes së procesit, si në vitin 2000, kur mandatin e presidentit për Bush Junior e vendosi Gjykata e lartë, apo si në vitin 1800, kur mandatin e presidentit për Thomas Jefferson-in e vendosi Dhoma e Përfaqsuesve të Kongresit, meqe zgjedhjet kishin dalë barazim.

(Shenim: koeficientet dhe kuotat e aksioneve ndryshojne ne kohe reale) 

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>O Zaloshnje, ke pas mundesi te arte me ba arbritrage para 1 muaji ne Betfair dhe Intrade. A arrite gje?</p><p>Pastaj duket qarte se ka vlere te vesh bast qe fiton Romney, duke pare situaten aktuale.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.