Greqia po ecën drejt riballkanizimit të vet

Postuar në 30 Tetor, 2012 16:51
Mustafa Nano

Greqia është një vend anëtar i BE-së prej vitit 1981 dhe këto 30 vite e kusur që ka kaluar si banor në lagjen europiane nuk duket se kanë ndikuar kushedi se çfarë për të bërë zhballkanizimin e këtij vendi. Vitet e fundit është marrë vesh se ‘suksesi grek’ ka qenë një gënjim i madh. Sigurisht, ndihmat e Brukselit dhanë për vite me radhë disa frute ekonomikisht, por kriza e fundit bëri copë e çikë çdo pretendim për arritje edhe në këtë plan. Grekëve po u kërkohet – si kusht që të qëndrojnë në zonën euro – që ta shtrëngojnë rripin e t’i rikthehen një standardi më të ulët jetese e një jete jo shkapërdare.

Kriza ekonomike, që është më së pari një krizë made in Greece, na bëri të marrim vesh se problemi me këtë vend nuk është vetëm e thjesht ekonomik. Nuk është puna pra te çalltisja dhe konsensusi transversal për të trukuar financat kombëtare (gjë që ka lënë pa mend që të gjithë), por edhe tek ca dukuri greke që nuk para kishin lidhje me Europën e Bashkuar e që janë injoruar e toleruar, megjithatë, prej kësaj të fundit. Greqia është njohur për korrupsionin e hatashëm, për burokracinë e ngathët, për administratën e ngritur me merakun për të shpërblyer militantët, për klientelizmin politik, për lidhjet e shkurtra politikë-biznes e politikë-media, për sistemin e korruptuar të drejtësisë, e në përgjithësi për një sistem të tërë qeverisjeje aspak eficient e funksional. Sikur Greqia të mos ish pjesë e BE-së, ajo do të hiqte shumë në ditët e sotme për t’u anëtarësuar, ashtu siç po heqin vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo është në një situatë, ku demokracia e shteti ligjor të ngjajnë jo me realitete të njohura, por me objektiva për t’u arritur.

Dëshmi të kësaj situate janë dhënë herë pas here, por një dëshmi spektakolare është dhënë para dy ditësh, kur me një urdhër arresti të lëshuar nga një Gjykatë e Athinës është arrestuar gazetari Kostas Vaksevanis, i cili ka prishur një pakt heshtjeje në nomenklaturën sunduese në Greqi, dhe ka publikuar një listë të mbi dy mijë personave, personazheve e personaliteteve të atjeshme, që kanë llogari të fshehta bankare në Zvicër, e që sipas shumë gjasash janë evazorë fiskalë. Fabula tanimë është marrë vesh, por ia vlen ta sintetizosh: “Kjo listë qytetarësh grekë që kanë llogari të majme bankare në Zvicër ekziston prej gati dy vjetësh. Ka qenë përpiluar me iniciativën e ish-ministres franceze të Financave, Christine Lagarde, që sot është shefe e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo e fundit ua ka dorëzuar këtë listë në vitin 2010 autoriteteve greke. Në të bënin pjesë saktësisht 2059 vetë, dhe kërkesa e Lagarde-it ka qenë e qartë: Duhet të hetohej mbi këto llogari bankare. Asgjë nuk është bërë qysh prej atij momenti. Përkundrazi, lista është fshehur, dhe tani ‘zyrtarisht’ nuk gjendet, ndërsa autoritetet kanë synuar, dhe duhet thënë se ia kanë dalë, ta ‘minimizojnë, e ta zhbëjnë këtë çështje’ me idenë se ‘këto të dhëna ishin marrë në rrugë jo ligjore’ e për këtë arsye nuk mund të përdoreshin kundër këtyre personave të dyshuar si evazorë e të korruptuar. Shumëkush po mendonte se kjo histori kaloi në kalendat e famshme greke, por ka qenë gazetari Kostas Vaksevanis që e ka ngacmuar plagën që kish vënë guall. Ai e ka shtënë në dorë këtë listë, dhe e ka publikuar në revistën që drejton, me titullin sugjestiv “Hot Doc”. Nomenklatura sunduese është aktivizuar e mobilizuar njëherësh e si një trup i vetëm. Janë gjetur do prokurorë që kanë ngritur padinë mbi dhunimin e privacy-së së 2059 qytetarëve, do gjyqtarë që kanë lëshuar urdhër arrestin për gazetarin ‘mistrec’, dhe më shumë se një duzinë policësh që kanë shkuar t’i vënë prangat në shtëpinë e vet.”

Kjo është e gjitha. Nën një vështrim tepër pedant, që nuk lë pa futur në konin e vet të tëra çikërrimat e botës, mund të mbajë e ngjisë edhe pretendimi se arrestimi i tij është në respekt të rregullave, normave e ligjeve në një shtet ligjor. Por nën një vështrim të thellë, që kërkon të depërtojë deri në thelbin e problemit, merret vesh se kemi të bëjmë me një maskaradë e me një escamotage regjimesh. Institucionet greke të hetimit e të gjykimit do të duhej të kërkonin ata që kanë përgjegjësi për faktin që kjo listë kish humbur e për faktin që mbi personat e përfshirë në këtë listë nuk është hetuar, por ato e kanë gjetur fët e fët shfajësimin dhe alibinë për mosveprimin e tyre: kjo listë është siguruar në rrugë jo ligjore. Dhe kështu, për asnjë prej 2059 vetave të dyshuar për grumbullim pasurie të paligjshme, për fshehje të kësaj pasurie e për shmangie të detyrimeve fiskale nuk është hapur ndonjë dosje e nuk është ngritur një padi. Madje, nuk është bërë e mundur as të hapet një debat publik. Dhe e bukura është se të njëjtat institucione që kanë dashur t’i vënë drynin kësaj çështjeje, janë vënë në lëvizje si me magji kundër një qytetari të vetëm, gazetar, që ka guxuar të publikojë këtë listë, dhe e kanë arrestuar. Të vjen të pyesësh në këto rrethana, nëse mjaftojnë zgjedhjet e herëpashershme për t’u dhënë legjitimitet e për t’u njohur sovranitetin këtyre pushteteve e institucioneve kushtetuese e jo kushtetuese që, ndërsa nuk bëhen të gjalla për dy vjet me radhë përballë një vepre të supozuar penale të 2059 vetave me pushtet e ndikim, s’e kanë për gjë të arrestojnë aty për aty një qytetar të vetëm që denoncon këtë heshtje dyvjeçare e që publikon listën në fjalë?

E di, kjo është një pyetje tinëzare, që synon të hedhë dyshim mbi të vetmen instancë që vesh me legjitimitet strukturat e një shteti, d.m.th. mbi zgjedhjet e lira e të ndershme, por pyetja të vjen në mendje vetvetiu. Ashtu siç të vjen dhe pyetja tjetër: A ka kuptim që të arrestohet e dënohet një gazetar që publikon një listë pjesëtarësh të nomenklaturës më të korruptuar e më të papërgjegjshme në kontinent (po të mos ish kështu, Greqia nuk do ish zhytur në këtë krizë të pashoqe), në një kohë që nuk është ndaluar e gjykuar asnjë prej atyre që trukuan shifrat e financave greke e që prodhuan me këtë, jo vetëm krizën e madhe në vendin e tyre, por edhe krizën e gjithë Europës?

Ndodh shpesh që demokracitë e paarrira ta përdorin gjithë korpusin ligjor e institucional si një pancir të nomenklaturës sunduese, dhe dënimin e qytetarëve të pafajshëm/të guximshëm si provë të funksionimit të sistemit. Kjo që ndodhi këto ditë në Greqi me gazetarin Kostas Vaksevanis është prova e n-të e faktit që Greqia është një demokraci e papjekur, jofunksionale, e korruptuar dhe iliberale. Grekët tentuan ta rrëzonin me votë rendin e vjetër të gjërave (në zgjedhjet e fundit u penalizuan fort dy partitë e mëdha), por rezultatet nuk po vijnë. Përkundrazi, e vetmja gjë që nuk është prekur nga vota është pikërisht rendi i vjetër i gjërave. Dhe punët janë duke shkuar më keq se sa kanë qenë. Greqia, nën hyqmin e një establishmenti tërësisht të korruptuar, po riballkanizohet me shpejtësi.

Comments

Submitted by Dagesti (not verified) on

riballkanizimi i greqise ,do te interesonte ty sepse ti je vecse nje xhonturk,por nuk ka per tu plotesuar deshira jote hiqe nga mendja sa te jesh gjalle,mbas 2 eshumta 3 vjetesh Greqia do ta gjej rrugen e saj ,qenke shume mbrapa ne botkuptim Muc po me zhgenjen te ka infektuar levizja xhonturke edhe ty.

Submitted by ilir (not verified) on

Titullin   e ke shkruar Gabim....pse, thjesht per faktin, vetem trajtimi i emigranteve sidomos atyre i shqiptare qe ne fillim te viteve 90-91 ishte dhe mbetet nje nga format me primitive te kapitalizmit sidoms grek......Shqiptaret u shfrytezuan, u paguan shume pak, u gjenjyen ne nje pjese syresh nuk u paguan siguracionet dhe filloi qe me kete politike te kishte edhe pretendime folklorike territoriale ndaj Shqiperise (krijimi i komunitetve te pensionisteve "minoritare.....varret greke...shkollat....rritja  artificiale e populsise greke....etj....) nuk po flas per perbuzjen ndaj shqiptarve....Pra keto jane minimumi i zbatimit te lirive dhe te drejtave te njeriut.......

Lind pyetja pse eshte pranuar Greqia anetare e BE dhe Natos kjo rrjedh nga Lufta e Ftohte pasi ishte pjese e atij blloku (Perendimit) dhe me cdo kusht duhet ti mbetesh atij blloku....pavaresisht se kishte njemije vrima ne sistemin e vet.....dhe nuk i plotesonte as minimumin e standarteve ...keto vrima sot jane gropa te medha ......Pra kishte nje ekonomi te mbeshtetur ne "kunja shkrepse", turizem , sistem bankar.....apo ate bujqesi dhe blegtori...pra nje Ekonomi e lehte industriale dhe nje Korrupsion galopant) mund te them qe Shqiperia  e para 90 ne sistem Ekonomik e kishte me baza shume here me te forta....(Kombinate,Uzina,Fabrika...Ferma...duheshin rikonstruktuar.) por nuk kishte Mallra Konsumi (televizor..me ngjyra Coca-Cola dhe xhinse.....dhe molle dhe dardha apo edhe frigorifer....)

Po e njeta gje ndodh edhe me Italine pavaresisht se eshte anetare e BE apo e Natos nga Roma deri ne Palermo   nuk ka qeverisje por vetem Klane......qe drejtojne ne hije.. dhe sot ke gjithe Jugun tashme te falimentuar....me ne kyre Siciline edhe italia me gjithe keto gropa u be anetare e Natos dhe BE ne kuadrin e Luftes se Ftohte....duhej me cdo kusht te mbetesh brenda Bllokut.....

Te gjitha keto probleme qe plasen tani vijne nga qe nga Lufta e Ftohte ......sepse te gjitha ishin Demgogji ( Lirite e te Drejtat e Njeriut, Ekonomia e Lire e pufka  te tilla) e kunderta ndodh sot me Gjermanine......Mbetet lider ne evrope.....

Submitted by f.d. (not verified) on

Sipas Deutsche Welle te se henes me 29 Tetor ne mbeshtetje te te dhenave te sherbimeve kunder krimeve ( BKA ) , per vitin 2010 ne Gjermani jane konstatuar 13 000 raste te pastrimit te parave neper bankat e saj...Kjo eshte Europa, plot semundje, por me shume i ndjejne ato vende qe u ka rene 'imuniteti'...

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

zoti nano ..besoj fort se keni kapur  pikerisht thelbin e problemit ..riballkanizim qe nuk eshte gje tjeter vecse rinjohje e statusit ne te cilin greqia eshte ndodhur gjithmone  perpos sheqerosjes evropjane .shpirti grek gjithmone ka fjetur ne rrucicen turke te piste qe te con ne Agia Sofia(per fatin tone te keq dhe urdherin per ndertimin e saj nje perandor shqiptar i bizantit e ka dhene) dhe nuk ka pasur asgje te perbashket me Partenonin .Do ta quaja rikthim te greqise ne ate vend te cilit i perket ,ne ballkanin tone irracional qe ndodhet gjithmone ne piken e nisjes me vjet drite nga racionaliteti perendimor.....tollumbacja plasi ..jetojme ne ballkan

Submitted by stefan (not verified) on

Autori i blogut  eshte padyshim nje investigues dhe artikujt e tij kane  vlera ne kakofonine e pluralizmit ne Shqiperi. Por megjithate nuk i shpeton deshires per te "ekspozuar" ate Greqi qe sipas tij i ngjan ballkanit.  Pa dashur te futem ne thellesi, ka nje ndryshim kolosal midis Greqise dhe vendeve te tjera ballkanike duke perfshire dhe Shqiperine, ndryshe nuk shpjegohet qe Greqia ne kulmin e krizes se saj ende nuk po braktiset nga emigrantet.

Do desheroja te  renditja disa fakte qe tregojne se Greqia ne formen e sotme eshte produkt i vete Europes dhe i nomeklatures se saj burokratike.   Konecptimi i berthames se Europes, dmth i Gjermanise eshte qe te kete nje treg krejt te lire per te shitur produket e saj pa dogane, per te fuqizuar  ndermarjet e saj te cilat operojne fuqishem dhe ne Greqi. Skandalet me te medha ekonomike ne Greqi faktikisht nuk jane bere kurre pa pranine  e elementit Gjerman me aftesite e tyre te fuqishme koruptive. Kulmi i korupsionit shenohet me nderrmarjen Siemens, e cila jepte rushfete qeveritareve greke per te lidhur kontrata shumemilioneshe me kosto shumefish te fryra qe mbulonin shpenzimet e tyre per korputimin e qeveritareve.  Personi perfaqesues i kesaj kompanie, quhet Kristoforakos,  a gjeti strehim ne Gjermani dhe megjithe kerkesen e gjykatave greke per te tu dorezuar dhe dhene llogari, ai ka mbrojtjen totale te Gjermanise. Dhe Merkel ne vend qe te dorzoje kete kriminel ekonomik, i ve kushte Greqise per te ulur rrogen e pensionisteve!

Aspekt tjeter eshte dhe presioni qe behet Greqiseper te blere aeroplane dhe anije luftarake ne Gjermani e France, me nje kosto kolosale per kete vend. Ndersa do te duhej te adoptohej dogma e mbrojtjes se gjithe vendeve te Eu nga nje sistem i perbashket, Greqia nen kercenimin e fqinjeve detyrohet te harxhoje 6% te buxhetit te saj per shpenzime armatimesh. Merkeli me parene e saj nuk i kerkon Greqise te zvogeloje buxhetin ushtarak, sepse do te zvogelonte potencialet e mundeshme finaciare te sajat qe rrjedhin pikerisht nga blerjet qe ben Greqia me kosto te larte.  Merkeli kerkon te ulet rroga e njerezve dhe Greqia te vazhdoje te bleje armatimet gjermane !

Merkel me parene e saj nuk i kane vene asnje kusht qeverise se korruptuar greke per te luftuar korrupsionin, as pas listes se fameshme Lagarde te personave qe zoterojne kapitale ta pa justifikuara ne bangat e Zvizres. Por  Merkeli ka vene kusht heqjen e te drejtave elementare qe parashikonte kodi i punes!

Vete fakti qe mbeshtet nje klase politike e korruptuar ne Greqi nga pareja e Merkel, tregon se e vetemja gje qe u intereson Gjemaneve eshte te marrin te shumefishuara parate qe i japin asaj me kredi xhambazesh!

Prandaj mendoj se ka shume vend per te reflektuar per te verteten se sa te duartrokitet qe "Greqia eshte vend si gjithete tjerat e ballkanit". Vete shembulli me gazetarin Bahcevani qe jep autori i artikullit eshte i mjaftueshem. Por asnje lloj detyrimi mga Merkeli me shoke per ristrukturimin e sistemit te drejtesise, e vetemja gje qe u intereson eshte te krijonjne nje sistem krejt liberal ekonomik ne meshire te kapitalit te huaj e vendes ku i vetemi rregull mbizoterues eshte shfrytezimi pa meshire i punonjesve.

Submitted by XHIMI (not verified) on

Zoti Nano!

Greqia ka qene perhere e "trazuar" pasi ka nje popull te zgjuar,demokratik dhe kurajoz..Ka qene perhere inisiatore (kujto luften ndaj perendorise osmane),luften ndaj fashizmit,pergjakjen demokratike civile.. e tje...Kushtet dhe borxhet e medha te armeve,struktura dhe imponimi i BE,per konsum dhe jo prodhim,"mbyllja" e pasurive natyrore,turizmi i eger me euro te forte,kriza amerikane e borxheve,dhe deshira per "eksperiment" ekonomik te FMN=SE,e sollen ketu ku eshte..NATYRISHT TE GJITHA PAGUHEN.(mos haro qe pagoi me monedhe te forte edhe qindra mijra shqiptare,duke ia hequr nga vetja,dhe nga siguracionet e arkave).Riballkanizim i Greqise,do te marre ne centrifugen e vete edhe Ballkanin Perendimor,duke u bere edhe ato shtete "anetare" me te drejta te kufizuara,per Veriun e pasur..Ke te drejte,per gazetarin dhe veprimet e nxituara te nje demokracie qe goditet nga te gjitha anet.Ndryshimi eshte me gezetarine shqiptare, qe eshte komplet e kanalizuar ne "dehjen" nacional-socialiste dhe demokrato-iluzioniste,qe nuk guxon te beje asnje kritike per SISTEMIN -kukell te komanduar nga Atlantizmi.

Ndryshimi eshte,qe keto diheshin dhe ndodhin edhe ne Itali,Portugali,Spanje dhe Gjermani,ku edhe presidente u kapen me korupsion..vec atje prodhohen nendetese,benza dhe parfume te shtrenjat qe shiten..kurse euroja ne greqi do shume munde te blehet..Nje euro,per shtete te ndryshme..eshte kurth dhe jo zhvillim,pasi fiton i pasuri(Gjermania) dhe paguan i varferi (Greqia,Spanja,Italia)..pra edhe demokracia goditet..Ketu po ballkanizohet Italia,,jo me Greqia!

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

perpos gjithe teatrit gjithfaresh qe behet ketu  me duhet te riperseris se keni bere nje analize te detajur dhe  shume te sakte  zoti nano, njoh shume mire ballkanin dhe te gjitha rracat e tij ato serbe greke dhe turke me mire se te tjeret per hir te punes qe bej ( eshte nje ece jake mes  vendeve bregdetare te ballkanit bile edhe atyre te detit zi Bullgari dhe Rumani gjithshtu )nuk dua te merrem personalisht me asnje nga komentuesit por me duhet te them se ca shtyhen nga protoganizmi kalorsjak tipik ballkanas per te kundershtuar argumentet qe sjell artikulli te tjere marrin motive nga liste pagesa e nuk di se kujt te tjere luftojne  'Xhonturqizmin" e Z Nano ( me pelqen shume terminollogjia tipike ballkanase e tipit te fjales xhonturq qe nuk ka asnje kuptim ne asnje gjuhe te botes....aaa nese behet fjale per turqit e rinj athere termi eshte yeniturk , dikush tjeter ka zbuluar se eshte Angela Merkel simboli i te keqes (  te lutem shume o anti Merkel behuni serjoz ju lutem ..po nuk ka gje  ..jetojme ne  ballkan  .  Me kete lloj llogjike argumentimi i thoni z.Nano qe ai ka apsolutisht te drejte me argumentet e tij( dhe sigurist qe ka per mendimin tim .  Gjetja e fajtoreve tek te tjeret gjithashtu eshte nje argument pro faktit qe ne ballkanasit jemi te pa korigjueshem . Populli grek eshte popull i zgjuar trim dhe kurajoz  thote dikush tjeter , e vertete dhe meqe cdo popull ka qeverine qe meriton atij grek i takon te kete ate  klase politike  te korruptuar deri tek zhuli i kepuceve .Ashtu dhe te gjithe popujt e tjere te zgjuar  trima dhe kurajoze te shqiperise serbise bullgarise rumanise e maqedonise kane qeverite qe meritojne ...me te kompromentuarat dhe te zhyturat ne korrupsion te ngjashem vetem me veten e ture ...jetojme ne ballkan. Otto bismark i kishte njohur mire ballkanasit dhe pas fjaskos qe  gjermanise i kishte ndodhur mbretit otto ne greqi ai isht munduar te vinte veton edhe per ardhjen e princit austriak Vid ...nuk kish gabuar dhe ju e dini fare e mire se cbene ballkanasit e zgjuar trima dhe kurajoze me te ( kujtoni rolin e esad toptanit).Nese nuk e veme gishtin ne plage me shprese qe ta sherojme veten athere ........do vazhdojme te jetojme ne ballkan ( sigurisht me greqine bashke)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.