Na është hapur një frymë që deri tani e kishin çamët drejtimin e partisë, tani ta marrin labët.. (ose Berisha në versionin kryetar-deputetë)

Sali Berisha: Deputetët dhe ministrat duhet të fillojnë të dalin në bazë për t'i shpjeguar sërish elektoratit.. Investimet e realizuara sot janë shumë të mëdha dhe ne kemi se çfarë bilanci të bëjmë para votuesve tanë..
Leonard Demi: Kam biseduar edhe me kryetarin e grupit Astrit Patozi.. Në Sarandë është hapur një frymë që deri tani e kishin çamët drejtimin e partisë, tani ta marrin labët. Kjo na dëmton sepse çamët na thonë që nëse kjo punë është kështu ne shkojmë me PDIU.
Sali Berisha: Nuk mund të biem në meskinitetet e vogla të bazës...
Bedri Hoxha: është bërë e pakalueshme rruga e Peshkopisë. Unë si deputet kam prishur dy makina, imagjino qytetarët e thjeshtë ç'heqin..
Sali Berisha: Ne po bëjmë shumë rrugë... qytetarëve të asaj zone duhet t'i shpjegoni faktin se aty janë bërë një numër i madh investimesh
Bedri Hoxha: Nëse do fillonim para zgjedhjeve punimet për tunelin e Murrizit do ishte gjë shumë e mirë..
Sali Berisha: Ai është ëndërr imja.. Por prioritet ka rruga e Elbasanit. E kishim llogaritur 70 milionë euro, tani ka shkuar më shumë se 250 milionë. Ju duhet ti sqaroni njerëzit për këtë situatë...
Dialogjet e mësipërme sipas të përditshmes Panorama, që i ka botuar në numrin e saj të sotëm, - janë bërë dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Vini re fjalitë e kryetarit të PD: "nuk mund të biem në meskinitetet e vogla të bazës..." apo "e kishim llogaritur 70 milionë euro, tani ka shkuar më shumë se 250 milionë...". Goxha më 'i sinqertë' se populizmi blegtoral që ia karakterizon të folmen në publik, apo jo? (a.thano)
Foto (LSA): Nga mbledhja e djeshme e grupit parlamentar PD
Comments
Sa me siper " populizmi
<p>Sa me siper " <em>populizmi blektoral "</em> si perkthehet ?!</p>
E kur shefi thotë se 2+2=5
<p>E kur shefi thotë se 2+2=5 mjerë ai dikaster se është e distinuar të falimentojë mjer ne kujt i kemi dhënë të drejtën të na drejtojë omo deri kur</p>
Add new comment