Pushtimi fillon nga sytë?

Postuar në 30 Tetor, 2012 07:01

Sulejmani i Madhërishëm, Ezel, Shamikuqja...vështirë të gjesh familje shqiptare që nuk është sinkronizuar të paktën njëherë në frekuencat e telenovelave turke. Fenomeni tashmë ka pushtuar tregun shqiptar dhe është përbërësi kryesor i të ashtuquajturit “soft-power”. Influenca turke në Shqipëri është një realitet kulturor dhe ekonomik: ky është fakt i padiskutueshëm.

Po sikur e njëjta gjë të ndodhë dhe tek fqinji ynë grek? Globalizimi i shoqërisë mund të kapërcejë pengesa të larta kulturore dhe fetare. Bëhet kështu e mundur që grekët ortodoksë, nacionalistë dhe armiq historikë të komshinjve turq, të jenë çuditërisht fansa të telenovelave “neo-osmane”.

Kundër kanaleve televizive private që transmetojnë këto “soap-opera”, sipas të përditshmes turke Hurriyet, është shprehur edhe metropoliti i Selanikut Anthimos, i cili ka paralajmëruar besimtarët grekë se duke parë këto telenovela “lëmë të kuptohet që u jemi dorëzuar turqëve”.

Pushtimi fillon nga sytë”, shkruan Kadare tek “Ura me tri harqe”: mos vallë ka të drejtë? E.X.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

sipas të përditshmes turke Hurriyet

Dhe duhet ti besojme nje burimi turk ne kte rast?

Emrin qysh e ke ti z.E.X, nese mund ta thuash?

Submitted by raimondi (not verified) on

Te vjen per te vjelle te shikosh  keto budalleqe te  veshura keshtu me pompozitet provincial

Si ak mundeis shikojne keto ne Shqiperi ne kete kohe moderne qe jetojme ??

Submitted by Dalan (not verified) on

Pushtimi fillon nga mendja dhe mendja drejton syte. Pushtimi eshte i brendshem. Ata qe ndihen te pushtuar nga telenovelat, jane fillimisht te pushtuar nga ideologji te vjetra prej betoni, te instaluara perdhunshem ne trute e shqiptareve keto 70 vjet. Perndryshe, askush nuk eshte ankuar keto 20 vjet nga perandoria e telenovelave hispanike, qe ka ndikuar tek shqiptaret me te gjitha budallalleqet e tyre, deri edhe tek emrat e shqiptareve. Mendja e pushtuar prej nje idelogjie, duke qene se nuk pranon kurrfare hapjeje ndaj kulturave te konsideruara armike, e sheh kontaktin me te si pushtim.
Jam kundra telenovelave, por jo per arsyet banale te intelektualeve shqiptare qe reagojne vetem ndaj atyre turke.

Submitted by Ano (not verified) on

Plotshit korekt!

Submitted by dritan (not verified) on

Nderveprimi kulturor eshte i domsdoshem ne ballkan pasi eshte ndoshta ilaci me i mire per urrejtjen nderetnike qe ekziston ne kete pjesez te botes. Nuk e humbet kush identitetin nga telenovelat.

Submitted by dalan (not verified) on

Ka njerez qe e humbin identitetitn nga nderveprimi kulturor, dhe keta jane medjemykurit, njerezit pa identitet, ose me identitet fals. Komunikimi i con gjerat ne rrjedhen e vet dhe sheron plaget e urrejtjes sic the dhe ti. Por elitat pasardhese te komunizmit ne Shqiperi, jane munduar te instalojne nje identitet shqiptar artificial, qe mbahet vetem nepermjet urrejtjes. Ne momentin qe iken urrejtja, humbet edhe identiteti qe na ushqejne me shiringa trashegimtaret kulturore e mendore te diktatures. Kjo do te thote qe klasa intelektuale qe ushtron diktatin e vet sot nepermjet medias, te mbetet pa buke.

Submitted by Anonim (not verified) on

Prishja e Krujes. Rrjepja e fasades se saj. Kthimi i Vlores ne nje katund te madh dhe i veprave te tjera qe lidhen me identitetin dhe tani bombardimin me telenovelat Turke kane nje lidhje mendoj une.

Submitted by Ano (not verified) on

Nji artikull palidhje. Nese nji pushtim nga turqia ka fillu sidomos "nga sytë" ateher jemi te pudhtum nga SHBA, India, Kina, Arabia, Amerika latine etj. Konsumimi i serialave, moda etj. te prezantohen si "pushtim" te nji kulture, kurse te injorohet shum "pushtimet" ma te vjetra nga tjera kultura, dhe ket ne kohen e globalizimit, asht nji shkurtpamsi pa e arsyetushme. Me gjidh respekt per respublicen, por ky telegram nuk asht as lajm. Dhe t'munohesh ti jep fuqi kesaj "analise" me nji zitat te Kadares, i cili nuk asht i njohur per analisa te mirfillta ne librat e tij, asht edhe ma per t'ardhun keq.

Submitted by Isuf (not verified) on

Ik mer turk, i bone ti me kritiku Kadarene. E kena marr vesh qe se doni ju islamiket e vertete, po s'na hy gjemb ne kembe prej jush.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.