Luftën e fillova.. Pres ndihma.. Rroftë Mbreti (por mbreti kish' tërhequr që në 6 prill, 5.6 milion euro ar nga thesari)

"...Ende nuk kishte zbardhur kur Zogu mori raportet e para nga rojet kufitare: "Saranda raporton: Flota Italiane hyri në portin e Sarandës dhe filloi shkarkimin në tokat tona. Kam në dispozicion vetëm një togë ushtarë të rojës së kufirit. Luftën e fillova. Kam për të bërë detyrën, për të vdekur për mbret e atdhe. Rroftë Shqipëria. Toger Taifur Dibra".
Vlora raporton: Flota italiane tani filloi bombardimet prej detit dhe ajrit dhe shkarkoi në portin e Vlorës dhe Karaburun. Luftën e fillova vetëm me një kompani ushtarake të rojeve të kufirit nën komandën e kapiten Dodë Nikollës dhe 50 xhandarë. Asnjë fuqi tjetër akoma nuk kam.. Roftë mbreti, rroftë Shqipëria. Kolonel Ali Rizaja
Durrësi raporton: Flota Italiane ka rrethuar Durrësin dhe hyri në port. Janë 30 copë anije, nuk patëm kohë për të minuar portin. Ne do bëjmë detyrën, aviacioni po na dëmton shumë. Urdhëroni komandën e Shijakut që të na vijë në ndihmë. Tani që po raportoj filloi bombardimi dhe mitralozat... Major Abaz Kupi
Shëngjini raporton: Flota italiane filloi shkarkimin në zonat e Shëngjinit, luftën e filluam me një togë ushtarësh nën komandën e toger Mark Jakut dhe 30 xhandarëve. Jemi në pritje të ndihmave duke luftuar në afërsi të Kokarriqit. Do ta vazhdojmë deri në fund. Rroftë Mbreti. H.Bekteshi dhe toger M.Jaku
Blendi Fevziu ka publikuar një libër me titull "100 vjet, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 -2012" - nga i cili të përditshmet e sotme kanë botuar pjesë të ndryshme. Pjesët e mësipërme janë marrë nga këto botime dhe i përkasin mëngjesit të 7 prillit 1939. Dallohet qartë që Ahmet Zogut nga të gjitha anët i vijnë thirrje për ndihmë nga ushtarakët e shtetit që drejtonte. Cila ishte përgjigja e tij? Autori Fevziu nuk e thotë drejtpërdrejt këtë, por përshkrimi i hollësishëm i atyre që Ahmeti bëri gjatë orëve të 6,7 dhe 8 prillit e nxjerr vetë të vërtetën. Thirrjet e protestuesve në rrugë për armë, nuk u mbështetën, (ashtu e këshilluan, - e zbut Fevziu) kurse këta ushtarakë të gjorë e besnikë që dërgonin kërkesat e mësipërme për ndihmë u lanë vetëm.
Shkruan autori duke cituar dokumenta të Arkivës: "...Në ora 7.00 parlamenti u nis me kamionë drejt Korçës. Zogu bashkë me qeverinë mbërriti në Pogradec në 10 të mëngjesit... Ai dhe kryeministri Koço Kota tentuan gjithë kohën të lidhen me kryeministrin grek Metaksas. Në 9 prill ora 19.00 eskorta e mbretit, qeveria e Shqipërisë, deputetët, një pjesë e gardës, thuajse 1300 vetë në total dolën nga kufiri shqiptar në doganën e Kapshticës.. Në autokolonë udhëtonin edhe 11 valixhe me afro 178 kg flori... Arkëtari i përgjithshëm Ramadan Berberolli sipas urdhërave të qeverisë i dorëzoi mbretit shumën prej 448.535 monedhash ar në shtëpinë e Koço Kotës dhe afro 118.195 monedha vonë në mesnatë në shtëpinë e vëllait të mbretit në afërsi të stadiumit "Qemal Stafa". Sipas dokumentave mbreti Zog tërhoqi në total 566 975.5 franga ari, thuajse gjithë atë që kishte në dispozicion thesari shqiptar. e kalkuluar me kursin e floririt të sotëm rezulton se mori një shumë të barabartë sot me 5 milionë 630 mijë euro.."
Në botimin e Fevziut thuhet se sipas dokumentave të Arviti të Shtetit vendimi për t'i dhënë Ahmetit 178 kg flori "ishte marrë nga Këshilli i Ministrave" mbrëmjen e datës 6 prill. Data ndoshta flet pak, por e dëshmon ama që Ahmeti ka patur një plan qartësisht të paramenduar të braktisjes së detyrës, ndërkohë që të nesërmen e të pasnesërmen, njerëzit vijonin t'i kërkonin ndihmë nga llogoret e luftës. (a.thano)
Pjesë të botimit të B.Fevziut mund të lexohen sot në të përditshmet MAPO, Panorama, Shqiptarja.Com, etj
Comments
Mbaj mend se disa te moshuar

Mbaj mend se disa te moshuar tregonin se para se te ikte, mbreti kishte zhvleftesuar floririn dhe vleftesuar monedhen. Nese kjo eshte e vertete, atehere deshmon se mbreti e kishte paramenduar me kohe zhvatjen e pasurise se shqiptareve. Mbret-hajdut hesapi!

Ahmeti ka qene perfaqesuesi

Ahmeti ka qene perfaqesuesi me i denje i tradhetise se ketij vendi. Por sic po ecine punet mund ta hume vendin e pare. Sali Berisha nuk ka be pak, por duket se lakmia do ta ysht ta kaloj Ahemtin ne tradheti.

Kaq te turpshme jane bemat e Ahemtit prej Burgajeti sa edhe kembelepiresi Fevzo nuk ia fsheh dot.

Dhe këtijë batakçiu sotë duan

Dhe këtijë batakçiu sotë duan ti bëjnë përmendore çfar çmëndurime dhe sa për këtë tullacin e organizatës Shqipëria e Shqiptarëve vdekje tredhëtarëve nuk ja vlenë të diskutoshë është pa vlerë

edhe ahmet zogu paska ikur

edhe ahmet zogu paska ikur refugjat ne Greqi,prandaj na shkoi ters me grekun refugjatlleku.Meriton nje "permenore"per keto kuintalet e floririt,thua ti kete ngrene e bere qejf per te"miren e Shqipnise"?

Add new comment