JAVA gjen gjykatës shqiptarë që bëjnë turistin çdo fundjavë të vitit (dhe paguajnë gjithmonë Cash)

Revista JAVA ka kryer një hetim empirik: ka kontaktuar në 4 agjensi ajrore në Tiranë dhe ka marrë në mënyrë informale një listë me 9 gjykatës të gjykatës së shkallës së parë në Tiranë. Ndër ta ka patur edhe të tillë që kanë udhëtuar jashtë shtetit me një frekuencë deri në tre herë në muaj.
Shkruan Lorenc Vangjeli në artikullin me titull “Kontroll në xhepat e gjykatësve” në faqen 22 të botimit print të JAVA-s:
“Destinacionet e tyre më të shpeshta kanë qenë Italia dhe Austria. Ditët e nisjes nga Rinasi kanë qenë kryesisht të premtet dhe kthimi të dielën – dëshmon një burim i rezervuar nga një agjensi ajrore në afërsi të bllokut. “Janë nga klientët më të rregullt dhe paguajnë gjithmonë në Cash” – thotë punonjësja e kësaj agjensie në kushte anonimati. Kampioni i verifikuar i nëntë gjykatësve ka patur një qëndrim mesatar jashtë shtetit prej një jave në muaj. Në çdo muaj të vitit. Pjesa e pushimeve verore, leja e tyre është rreth një muaj, shpenzohet kryesisht jashtë shtetit dhe destinacionet më të preferuara janë Spanja, Franca, Dubai, Italia, por nuk mungon as Turqia e Greqia. Duke nisur me shpenzimet për biletat dhe duke konsideruar që gjykatësit kanë udhëtuar vetëm (në të gjithë rastet e verifikuara kanë qenë çift) dhe që jashtë shtetit nuk kanë shpenzuar asnjë qindarkë mund të llogaritet që ata kanë konsumuar një buxhet minimal rreth 1500 euro në muaj. Por 1500 euro vetëm në rastin kur turistët me togë të zezë janë ushqyer me ajër dhe kanë kanë fjetur me ajër mbi kokë pra nuk kanë shpenzuar asnjë qindarkë për ushqim e fjetje. Megjithatë edhe vetëm kjo shifër e krahasuar me rrogën e tyre të rendit nga 600 deri në 1000 euro dëshmon se individë të tillë kanë burime të tjera të ardhurash..” – A.N.
Shih edhe:
http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/24/72-e-gjykatesve-...
Comments
E gezofshin se kane ne krah

E gezofshin se kane ne krah Sali Berishen. Me te vetem kriminele do te pjelle kjo toke. Jo se te majtet kane ndonje ide me te qarte per kapitalizmin. Ne fund te fundit ky qenka kapitalizmi shqiptar i cili, i perkthyer ne shqip, do te thote rend i pabarazi, padrejtesi, show dhe fasade deri ne fund.

Pse i bie kaq gjate Vangjeli,

Pse i bie kaq gjate Vangjeli, pse nuk vete ne parkimin e parlamentit, dhe te pyese deputetet me cfare parash i kane blere makinat e tyre 40 mije euroshe? Besoj se 90% e tyre do sekuestroheshin nese do zbatohej ligji, derisa burimet e financimit te tyre jane te panjohura dhe jo legjitime. Apo mos valle, ca pyetje jane aq te paleverdishshme, saqe me mire te ngelen pa pergjigje?

+1! Problemi niset nga koka

+1!

Problemi niset nga koka jo nga bishti.

Ka ndonje jurist qe te na

Ka ndonje jurist qe te na spjegoje si eshte rruga e hapjes se hetimeve per kete denoncim publik?

Edhe e di kush eshte me

Edhe e di kush eshte me bukura.Keta hajdute jane ata qe te shesin edhe mend.Flasin me pompozitet.Bejne si cuba.Parkojne mbi trotuar.Kalon semaforin me te kuq.Ankohen per ajrin.Ankohen per ujin, dritat.

Ketyre miq u duhet lene te ankohen vetem per nje gje.

Duhen rrasur brenda qe te kene mundesi te ankohen vetem per kushtet e burgjeve.

Shtet nuk ka qe t'ju beje gje

Shtet nuk ka qe t'ju beje gje ketyre, sepse keta jane shteti vete. Dhe as popull nuk ka qe t'u beje gje ( se populli shqiptar behet trim atehere kur te kete ngordhur kali), por nuk ka as edhe ndonje grup qe t'u grabise ate pasuri te ndyre qe kane

Shikoni rastin e greqise.

Shikoni rastin e greqise. 2039 njerez me miliona euro ne zvicer.

Sdalin vetem per turizem jo. Cojne leket neper bote, me rruge informale. Atyre u lejohet per cdo udhetim te marrin 10 euro me vete.

Shpenzojne ca, ama ruajne ca te tjera menjane. Keta jane me te zgjuarit, pasi nuk bejne levizje te medha qe edhe mund te hetohen nga shteti, por bejne levizje te vogla brenda kuadrit ligjor aktual dhe keshtu u shpetojne skema te repta te hetimit. Kuptohet, lene gjurme, me udhetimet qe kryejne, por qe eshte shume e veshtire te hetohen si raste te vecanta. I investojne ne burime nga me te ndryshme. Jo vetem neper banka. Ka sa te duash. Keta jane esnafet e shtetit. I dine te tera huqet e shtetit. Gjykatesa hesapi.

Hulumtim shume interesant,

Hulumtim shume interesant, por gjithmone ka nje "por".

Vetem nje keshille do ti jepja miqesisht z.Vangjeli.

Me qe jane vetem nente gjygjtare po bejua publik ato dreq emrash, sepse ndoshta si pasoje e tyre sot i gjithe sistemi gjyqesor

eshte i pa besueshem per publikun.

Mgjth nje falenderim i vecante per Z.Vangjeli qe her pas here ngre ceshtje interesante.

Add new comment