Kushtetuta e popullit? Tashmë realitet

Postuar në 29 Tetor, 2012 02:30

Një vit më parë Islanda ishte i pari shtet i cili falimentoi për shkak të krizës financiare globale. Një vit më pas ishulli i vogël nordik bëhet protagonist i një revolucioni kulturor që hedh një dritë të re mbi raportin demokraci – internet. Për herë të parë në histori drafti i kushtetutës së një shteti sovran diskutohet nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter nga qytetarë të thjeshtë.

Mbi 3600 komente dhe 370 amendamente janë marrë në konsideratë për të pasuruar draftin kushtetues i cili këtë fundjavë u votua në referendum duke arritur 2/3 e preferencave. Edhe pse fjalën e fundit mbi Kartën supreme do ta ketë Parlamenti, duket irreale që përfaqësuesit t’i kundërvihen në mënyrë flagrante të përfaqësuarve.

Mbetet për tu theksuar se Islandezët janë të paktë në numër (300 mijë), me interesa homogjene për shkak të hapësirës territoriale të kufizuar, por ngelet fakti që teknologjia dhe interneti lejojnë të kapërcehen pengesat numerike. E vetmja pengesë e pakalueshme drejt një legjislacioni që buron nga komunikimi direkt me popullin është pjekuria e shoqërisë: e përfytyroni dot çfarë do ndodhte në Shqipëri?

E.X.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pra, por tek ne 3600 komente behen me 20 artikuj tek TemA e Mero Bazes. Dhe te tere me kafshe, kafshe te majta, kafshe te djathta. Keshtu qe mjaft me keto lajme vari i trapit. Cfare do t'i bejme ketij Edi Rames qe te mesoje te sulmoje kete Berishen? Kjo po qe eshte ceshtje!

Submitted by Anonim2 (not verified) on

@Anonim

Qe Edi Rama te mesoje te sulmoje Berishen, thesht duhet lidhur. (Njelloj si me qenin qe mbahet ne oborr, do egersohet dhe do sulmoje! ).

I kenaqur tani? Kush do votoje pastaj per qenin e terbuar!

Submitted by gori (not verified) on

Kur thua: "cfare do te ndodhe",  nenkupton cfare do te ndodhe me vendimarresit apo me apo qytetaret?

1)Le ta zeme se e ke fjalen per qytataret:

a-Po te jene shume komente, nuk ka problem.Pjesa me e madhe ndoshta do jene sharje por mund te kete propozime shume te vlefshme(nuk besoj se shqiptaret e edukuar jane me te pakte ne numer se Islandezet me statusin qytetar)
b-Po te jene pak komente, do te thote qe njerzit jane te matur e nuk flasin kot.Edhe kjo pozitive eshte.

2)Nese e ke fjalen per vendimarresit nuk ka kuptim.Nuk e bejne kete per asnje aryse.Pra, pyetja se cfare do te ndodhe eshte kot se ne fakt  nuk ndodh hic.

KUR DO PUSHONI SE SHARI SHQIPTARET E GJORE?
I thonje nje llafi: Fukaralleku te ben edhe budalla edhe maskara.Mos na beni sikur kush e di cjane ata jashte kufijve, njerez jane si puna jone.Kush ka shetitur ka pare qe edhe ne vendet me perendimore ka shume po shume njerez te paedukuar.
Ju lutem merreni kete si nje mendim te thjeshte qe nese e gjeni te vertete ose e shikoni te udhes ta keni parasysh ne respekt te njeri tjetrit.

Vdekje Regjimit!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.