Francois Hollande dëshiron t’u jepet fund takimeve “historike” last minute të BE

Postuar në 29 Tetor, 2012 03:02

Një ditë para takimit të Këshillit Europian, më 17 tetor, presidenti francez Francois Hollande ju përgjigj pyetjeve të gjashtë gazetave më të mëdha europiane. Një nga pyetjet ishte: “Për të motivuar qytetarët europianë, për të “magjepsur” sërish Europën, çfarë ideje europiane do të mbështesnit ju personalisht?”

Dhe Hollande përgjigjet: “Debati nuk paraqitet më si në fillim të viteve ’60, pra një dilemë mes Europës së kombeve apo një Europe federale. Në atë kohë brenda Unionit kishte vetëm gjashtë shtete, më pas tetë, më pas 12, so jemi 27 vende e së shpejti, me hyrjen e Krocisë, do bëhemi 28 vende anëtare. Duke ndryshuar dimensionin, Europa ndryshon modelin. Përpjekja ime shkon drejt një Europe që avancon me shumë shpejtësi, e organizuar në rrathë të ndryshëm. Mund t’i quajmë këto “rrathët e pararojës”, “shtetet që ecin para të tjerëve”, “bërthama e fortë”, pak rëndësi ka terminologjia. Tani kemi një zonë të Euros, ajo ka një tipar dallues e kjo është monedha e përbashkët. Kjo rrethanë fton për një mënyrë qeverisje të re. Kjo eurozonë duhet të marrë tashmë edhe një dimension politik. E përkrah idenë që Eurogrupi, i cili mbledh ministrat e financës së BE, të forcohet më tej dhe që presidenti i këtij organizmi të ketë një mandat të qartë dhe të gjatë. Jam gjithashtu partizan i idesë së një mbledhjeje mujore të shefave të shteteve dhe të qeverive anëtare të kësaj zone. Le t’i japim fund samiteve të ashtuquajtura “të zgjidhjes së minutës së fundit”, takimeve “historike”, mbledhjeve “të jashtëzakonshme”....të cilat nuk kanë arritur veçse suksese modeste. Tregjet kërkojnë përditë vendime, biznesi zhvillohet çdo ditë. Europa nuk mund ta pranojë më këtë vonesë...” - A.N.

 

Një përmbledhje në shqip e përgjigjeve të plota:

http://revistajava.al/ekonomi/20121022/europa-smund-te-vonoh...

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Një mendim i saktë në qoftëse duam të ndërtojmë Europën e bashkuar kjo është e vetëme rugë përshëndetje zoti Hollande</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.