Ulje-ngritjet e Pavarësisë: Ndërsa ngrihet Zogu, i bihet Nolit!
Në një kohë që po investohet fort për të ngritur figurën e Zogut, ka ca ditë që shtypi po hedh akuza mbi figurën e kundërt të tij, Nolin.
Në një intervistë për G.Shqiptare, Nasho Jorgaqi del në mbrojtje të Nolit, duke i quajtur shpifje akuzat që Peter Minar dërgon nga ShBA e që kanë gjetur hapësirë në shtypin e ditëve të fundit. “Ai i ka thënë më 1994, më 1999, e prapë tani”, thotë Jorgaqi, një nga studiuesit e veprës së Nolit. Ai vlerëson se figurat tona nuk kanë qenë ëngjëj, kanë qenë figura komplekse me gabimet e tyre njerëzore, por rëndësi ka kontributi që kanë dhënë për Shqipërinë. Ai e akuzon z. Minar se kur Patriarkana desh të hidhte Nolin për të vënë një renegat në krye të Kishës Autoqefale, ai mbështeti renegatin, ndërsa krejt komuniteti shqiptar i Amerikës mbrojti Nolin.
Jorgaqi për akuzën se Noli ishte komunist, argumenton se ai ishte i majtë, por jo komunist. “Përkundrazi, demokratizimi i Shqipërisë ishte ideali i tij i përjetshëm. Nëse shfaqi simpati për LANÇ, e bëri sepse ajo varrosi feudalizmin”
Jorgaqi për akuzën se Noli i ka shërbyer e marrë para nga konsulli fashist në ShBA për ët heshtur për pushtimin, e quan shpifje të pastër, dhe argumenton se Noli ka një aktivitet të botuar e deklaruar publiksiht si antifashist.
Jorgaqi për akuzën se Noli u pajtua me pushtimin fashist, argumenton se Noli dërgoi një letër proteste Lidhjes së Kombeve më 8 prill, pra një ditë pas pushtimit.
Jorgaqi për akuzën se Noli i ka vjedhur dy veprat e tij kryesore Konicës (“Beethoveni dhe revolucioni francez” dhe “Gjerrgj Kastrioti Skënderbeu) sugjeron që të bëhet një studim shkencor, pasi kapitujt e parë të Skënderbeut të Konicës nuk i ngjajnë asfare asaj që boti Noli. Konica e a në mes pa e përfunduar kurrë atë vepër. Sa për “Beethovenin...” jo u mbrojt si tezë në të gjallë të Konicës, dhe Noli mori përgëzime për të.
Ne.Su.
Comments
Po kur historine e rishkruan
Po kur historine e rishkruan Saleh Berisha çfare prisni?
Nje pyetje kam.Pse nuk flasin
Nje pyetje kam.Pse nuk flasin asnje fjale Salistanhet per Bajram Currin??Tek e fundit ai ishte Tropojan.Ta thone hapur.Ishte tradhetar apo Pateriot??Po per Luigj Gurakuqin perse nuk flasin??Per Avni Rustemin e kuptoj persene ngaqe kane frike se mos dikush vret Saliun duke marre si shembull Avniun.Por per keta te tjeret se kuptoj perse nuk flasin??Pse Gurakuqi ishte me Nolin dhe jo Me Zogollin??Perse Hasan Prishtina ishte me Nolin dhe jo me Zogjin e Burgajetit etj??Perse nuk i thone keto??
Te vjen gjynah qe, pas 50
Te vjen gjynah qe, pas 50 vjetesh qe eshte marre me te, i erdhi radha Nasho Jorgaqit te dale ne mbrojtje te Fan Nolit te madh.
Sinqerisht, e ka bere mire kesaj here.
Ca si vone, profesor, shume vone!
Hajde mbushju mendjen tani atyre nostalgjikeve te komunizmit, qe Noli vetem me komunizmin s'kishte pune!
Kur Noli punonte per pavarisn
Kur Noli punonte per pavarisn me 1912, Zogu ishte bari ne malet e Burg-ajetit
Tani, që të jemi të saktë,
Tani, që të jemi të saktë, Berisha dashurinë e parë me Nolin e ka pasur. Tjetër punë që i zuri Zogu udhën e s'u përmbajt dot.
Kur je njeri i vogël, nuk e kupton dot se mund të vlerësosh më shumë se një person. Punët e mira të Nolit s'ka mbetur t'i dojë e nderojë Berisha, po aq sa edhe ato të Zogut. Po fajet për këto punë s'i ka vetëm Berisha, por kryesisht ata që i shkruajnë platëformat e që mileti i mban për njerëz të mençur fort.
Mesa kam pare une Nolin e
Mesa kam pare une Nolin e sulmojne se kishte pikepamje te majta(lexo phs vjershen Anes lumejve). Te kesh pikepamje te majta eshte krejt e natyrshme. Por nuk eshte ketu ceshtija. Por diku gjetke...Se me ngritjen e figures se Nolit, bie automatikisht figura e Zogut. Ketu eshte puna...
Sa per punen e veprave te Nolit qe gjoja ia jane vjedhur Konices, ky do te qe nje idiotsi e gjalle. Nqs e lexon Nolin dhe Konicen, del ne pah tipari i vecante krijues i secilit prej tyre. Per Peter Minar, thone se ka qene nje psikopat i lindur dhe nuk ju zihet bese fjalve te tij
Te gjithe ata qe nuk kane
Te gjithe ata qe nuk kane punuar per Shqiperine e pavarur
jane bere kliente besnike te armiqve shekullore te pavaresimit
te shqiptareve.Por ne avantazhin e 100 vjetve shtet,sot nuk pi
fare uje (po fare ama) propaganda denigruese ndaj figurave
te ndritura te historise tone. Pellitjeve te dr.dhjeramanit dhe shpures
se tij klienteliste (pa perjashtuar ketu edhe ata qe i thone vetes historiane)
u duhet nxjerre gjuha me percmim total.
Ky debat nuk mund te behet me
Ky debat nuk mund te behet me kaq inat e me kaq konspiracione. Ceshtja nuk eshte bardhezi: ose ulim Nolin e ngreme Zogun, ose ulim Zogun dhe ngreme Nolin. Nje gjykim objektiv duhet pare duke i vendosur te dy me kontributet dhe prapesite e veta, duke i vendosur ne kornizen e realitetit ku kane jetuar. Natyrisht, Noli ka merite per autoqefaline e kishes, por nuk mund ta thuash kurrsesi kete per Revolucionin Demokratik e per qeverisjen e tij, per denimet me vdekje qe u dha ne mungese kundershtareve politke, e per faktin se nuk pati asnje mbeshtetje nderkombetare. Qeverisja e Nolit solli shume zarare, me kaosin e krijuar dhe jetet qe humben.
Ndersa per Zogun, te gjithe ia njohin autoritarizmin si dhe eleminimin e kundershtareve. Vlen te vertetohet nese ka pasur gisht direkt ne eleminimin fizik te disa figurave te rendesishme, sic ishte Hasan Prishtina (padyshim, figura me e rendesishme patriotike qe kane pasur shqiptaret qe nga pavaresia e kendej). Megjithate, ka nevoje te c'montohet miti i mjerimit te kohes se Zogut, i prodhuar prej ligjerimit komunist, si edhe prej poezive te Migjenit, Nolet etj. Autore shume serioze si Brendt Fischer, e kane zbardhur me se miri figuren e tij, duke rrefyer perpjekjen e tij per stabilitet ne Shqiperi, megjithe autoritarizmin dhe problemet e shumta, e megjithe veshtiresite ne planin nderkombetar dhe rreshqitjen e detyruar te vendit ne prangat italiane. Sido qe te jete, Zogu nuk mbahet per ndonje patriot te madh, por sidoqofte qeverisja e tij, problematike persa i perket nivelit te lirise, ka qene periudha me e mire e shqiptareve ekonomikisht dhe ne funksionimin e disa institucioneve. Historia nuk eshte bardhe e zi, dhe historianet, duke perfshire ketu edhe Jorgaqin, nuk eshte apologjetike. Kjo eshte edhe arsyeja perse historia ka nevoje te rishkruhet, e perse ne kete drejtim duhet te themi: Na rrofshin te huajt, sepse ata c'o ku na thone ndonje gje qe na vlen me shume, pertej gic miceve konspiracioniste shqiptare.
Nuk ka, dakord me
Rendesi ka qe te mos ulet
Rendesi ka qe te mos ulet Sali Berisha, pa per te tjeret kush po pyet.
Add new comment