Koreja e Veriut, ministri ekzekutohet me predhë topi sepse u deh gjatë periudhës së zisë për Kim Jong-il.

Shefi i ri i Partisë Komuniste thuhet se u dha urdhër ekzekutuesve të një zv-ministri që “ta zhdukin e të mos i ngelet asnjë gjurmë, madje as flokët”, sipas Daily Telegraph që i referohet burimeve të agjenturës koreanojugore. Arsyeja: zyrtari i lartë kishte pirë alkool gjatë periudhës së zisë.
Ekzekutimi i ministrit të ushtrisë është vetëm pjesë e spastrimit të anëtarëve të ushtrisë së Koresë së Veriut që mund të kërcënojnë regjimin e të riut Kim Jong-un.
Thuhet se deri në 14 zyrtarë të lartë mund të ketë jenë vrarë që kur regjimi i ri u mor përsipër nga i biri i liderit të vdekur, ndër ta Ri Yong-ho, kreu i ushtrisë, dhe RI Kwang-Gon, guvernatori i bankës qendrore të Koresë së Veriut.
Ekzekutimi, i cili u zhvillua në janar, erdhi pasi gjatë zisë publike regjimi kishte nxjerrë udhëzime për popullsinë 25-milionëshe se si ta shprehnin keqardhjen e tyre për vdekjen e udhëheqësit 'të dashur', ndër to edhe duke abstenuar nga aktivitetet e gëzueshme, sikurse është konsumimi i alkoolit.
Comments
Kur te bjeri diktatura edhe
<p>Kur te bjeri diktatura edhe ne KOREne e Veriut do dalin familjaret e ketij ministrit si te perndjekur politike ;)</p>
(DELETED) me propagande
<p>(DELETED) me propagande koreano-jugore.</p>
"Shefi i ri i Partisë
<p>"Shefi i ri i Partisë Komuniste thuhet se..." - po beheni si Berisha : 'me kane thane se .., thuhet..flitet...'</p>
Add new comment