Nëna ime po trajtohet si kosovarët në burgjet serbe, falënderoj Berishën – thotë vajza e Timoshenkos sipas 'Presheva Jonë'

"Nëna ime po trajtohet keq, sikur dikur kosovarët në burgjet serbe..Bota, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i thonë stop regjimeve diktatoriale, siç pati sukses në Kosovë…
Agjensia "Presheva Jonë" ka botuar një bisedë me vajzën e ish-kryeministres ukrainase Yulia Timoshenko, aktualisht e burgosur. Në një artikull të gjatë shoqëruar me disa foto (një prej të cilave kjo që shoqëron këtë shënim) Eugenia citohet të thotë:
"Si nuk kam degjuar për Kosovën, për shqiptarët.. Më thuaj se kush nuk ka dëgjuar për Kosovën.. Nëna ime ishte në qeveri, kishte mjaft zëra, sidomos nga radhët e rusëve apo pro rusëve që t’mos dërgohen trupat, policia apo ushtarët paqeruajtes te Ukarinës në Kosovë. Nëna ime insistonte për një mision të tillë. Meqë jeni shqiptar, sigurisht jeni të njoftuar se edhe ne vendin tonë, në Ukrainë kemi një komunitet me prejardhje shqiptare. Nuk mund të ndahem pa vecuar takimin që kam pasur edhe me kryeminsitrin shqiptar Salih Berisha - (mediat kosovare e shkruajnë shpesh "Salih", emrin e Berishës) - i cili është solidarizuar me kërkesat për lirimin e nënës sime nga burgu. Unë nga zemra falenderoj sikur zotin Sali Berisha ashtu edhe gjithë popullin shqiptarë liridashës që vazhdojnë të angazhohen në lirimin e nënës sime nga burgu.. » (A.N.)
Artikulli i cituar:
http://www.preshevajone.com/timoshenko-falemnderoj-sali-beri...
Comments
nga ta dije vajza e

nga ta dije vajza e timoshenkos se berisha eshte i vetmi drejtues i larte politik ne europe qe ka futur ne burg kundershtarin e tij, duke e marre drejt e nga zyra per ne burg. fiks sic po bejne ata qe i kane futur ne burg te emen.

Te jete per Berishen, nena

Te jete per Berishen, nena jote kalbet ne burg mos vajze.. Po nejse, ku ta dish ti

Evgjeni e dashur.. Saliu i ka

Evgjeni e dashur.. Saliu i ka qejf shume kreret e opozites :). Vetem me nje kusht. Mos jene kreret e opozites ne vendin e tij :)

berisha dhe timoshenko jane

berisha dhe timoshenko jane nga e njejta specie. Ja futin popullit te tyre sa krahu dhe pastaj patriotizmin e kerkojne nga SHBA. Por fatkeqesia jone eshte qe ketij qypit tone spo i hyn gjemb me kemb, me gjithe zullumet qe ka bere mbetet prape burre shteti.

Nuk e njeh e shkreta dhe me

Nuk e njeh e shkreta dhe me mire qe s'e njeh se boll bisha po sheh ne atdheun e saj!

Add new comment