Berisha Style: Më thuaj cili je, se.. Me mua i di ti gjërat!

Postuar në 25 Tetor, 2012 10:06

Sali Berisha: I nderuar zotëri (Arben Ahmetaj), po flet si deputet apo si president i kompanisë Hermes? Më thuaj cili je se.. Me mua i di ti gjërat. Po flet si president i Hermesit që i grabite 15 milionë euro Telekomit apo po flet si dëshmitar?
Arben Ahmetaj: Harroji ti këto presione..
Sali Berisha: Mister Hermes, që me Hermesin nuk blen dot asgjë, përvec përvetësimit të 15 milion eurove me impulse dhe biseda me kompaninë tënde mbi Telekomin Shqiptar. Dhe për ato do përgjigjesh ti..
Arben Ahmetaj: Unë nuk kam frikë nga ty kryeministër, përkundrazi.. Ti je i fundit që unë kam frikë dhe për këtë jam gati të betohem edhe për Zotin. E dyta, ti duhet të kesh frikë nga unë..
Jozefina Topalli: Ne dridhna prej teje..
Arben Ahmetaj: Ti ke vrarë zotëri përpara selisë sate 4 njerëz të pafajshëm dhe vetëm tre veta në botë kanë bërë një gjë të tillë në kohët moderne: je ti, Lukashenko dhe Çavez
Sali Berisha: Ke probleme me kryetarin tënd, ke probleme me kryetarin, ke probleme serioze ti.. Sepse mister Hermes ke grabitur 15 milionë euro.. Ja si u zbehe ti. Përsa i përket 21 janarit, shaminë në fytyrë kujt ia hodhën? Pyete pak Mimin ti  çdo të thotë kur të hedhin facoletën në fytyrë..

Replikat e mësipërme janë shkëmbyer dje në Kuvend mes Berishës dhe deputetit Ahmetaj (plus një ndërhyrje alla-Topalli) në kohën që diskutohej privatizimi i HEC-it të Lanabregasit. Janë marrë nga botimi print i numrit të sotëm të së përditshmes Panorama. (A.TH.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Alla Hitler.

Submitted by Dritan (not verified) on

Pac fundin e te gjithe diktatoreve te tjere...

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

shih more ca surrat vampiri, vetem te kercenoje dhe shantazhoje di, po fute more legen ne burg po ka vjedhur Arben Ahmetajn aty e ke pasur, ka 7 vjet albtelekomi qe eshte privatizuar, pse se anullove shitjen kur erdhe ne pushtet? apo ti trodhi koqet Erdogani????

Submitted by ana frank (not verified) on

nje njeri i dale nga binaret, ja cfare eshte ky. spaska fatkeqesi me te madhe per nje shtet, sesa t'i kete luajtur mendsh kryetari.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po mire, mor zoteri ! Nese paska grabitur 15 milione, perse e perdor si kercenim per te mbyllur gojen? Ky eshte shteti qe ti nderton? Perse nuk ben denoncim? Gjykatat i ke te tuat. Denoje me 15 vjet burg Arbenin... Ndryshe mos bej derr derr... Dhe ne foto ke dale si ne videot you tube- SRB-i vs Kokodili.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.